The news is by your side.

Muço: Qeveria të paguajë pagat dhe përjashtojë nga taksat biznesin e vogël!

Bujar Muço nga Shoqata e Biznesit të vogël në vend ka përsëritur nga “Ekopolitikë” disa nga kërkesat që bizneset i drejtojn qeverisë, duke u gjendur tashmë në kushte vërtet të vështira, pas mbylljes dhe karantinimit të forcës punëtore, pas përhapjes së Coronavirusit në Shqipëri. Ndër të tjera ai ka theksuar:

“Si të gjithë edhe ne jemi në një krizë të thellë pandemie shëndetsore dhe ekonomike. Ne po mundohemi me gjithçka që kemi në dorë për të përballuar këtë situatë, por problemi më i madh për biznesin e vogël, që është promotori kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit është se po kalojmë një fazë shumë kritike.

Ne ju përgjigjëm thirrjes së qeverisë për karantinimin e kapitalit tonë njerëzor dhe i mbyllëm bizneset, por duke u konsultuar edhe me ekspertët dolëm para disa ditësh me disa kërkesa, për marrjen e masave shtesë nga qeveria, që biznesi të përballojë këtë situatë.

Sot mbi 70% e biznesit të vogël dhe të mesëm është mbyllur në karantinë dhe aktualisht në vend operojnë 108 mijë biznese të vogla e të mesme, ndaj prej tyre rreth 250 mijë njerëz kanë ngelur të papunë. Ne i kemi kërkuar qeverisë të bëjë kompensimin e këtyre të papunëve, qoftë edhe me rrogën minimale. Gjithashtu kemi kërkuar edhe pagesën e sigurimeve shoqërore, pasi është një barrë e rëndë, si dhe të përjashtohemi deri në përfundim të kësaj pendemie nga taksat lokale dhe qëndrore.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.