The news is by your side.

Muaji Shkurt, qëndrueshmëri në kreditë me probleme –raporton BSH

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, për kreditë me probleme treguesi u rrit nga 11.3% në 11.4% dhe numri i tyre për muajin Shkurt paraqitet më i qëndrueshëm, krahësuar me muajin paraardhës. Pavarësisht këtyre luhatjeve të lehta të shifrave dhe masave të marra nga bankat që ky tregues të jetë në nivele më të pranueshme, raporti i kredive të këqija, edhe pas thuajse një decade ngelet në nivele shumë të ulëta.

Megjithëse sipas bankierëve, duke nxjerrë nga bilanci kreditë e humbura dhe duke shtuar kujdesin në kredidhëniet e ardhshme, situata bëhet më e menaxhueshme, sipas BSHnevojiten masa të reja për normalizimin e raportit të kredive dhe pasjen e një treguesi sa më të ulët në vlera njëshifrore.

Nga ana tjetër megjithëse kreditë me probleme nuk janë më faktor madhor në frenimin e kreditimit, rritja e kredisë së re nuk ka dhënë konrtibutin që pritej. Rritja e portofolit të kredisë nuk uli peshën specifike të kredive të këqija në bilance.

Leave A Reply

Your email address will not be published.