The news is by your side.

Monopoli dhe konkurrenca e pandershme shqetësim për biznesin

Për 2018-n, shqetësimi kryesor i anëtarëve të Dhomës Amerikane ishte monopoli dhe konkurrenca e pandershme, me një përkeqësim prej gati 4 pikësh. Shqetësimi i dytë është gjetja e stafit lokal të kualifikuar dhe ky me një përkeqësim të lehtë.

Për herë të parë, klima e brendshme politike është ngjitur si shqetësimi i tretë më i madh i bizneseve, me një përkeqësim prej 4 pikësh. Bizneset mendojnë se burokracia e qeverisë ka ardhur në ulje, teksa treguesi është përmirësuar me 6.2 pikë, duke kaluar në shqetësimin e pestë, nga i dyti që ishte një vit më parë. Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive. Pjesa më e madhe e bizneseve mendojnë se performanca e ekonomisë shqiptare është përkeqësuar, duke qenë treguesi që ka shënuar rënien më të madhe me gati 6 pikë, ndonëse mbetet i teti në radhën e problemeve, për shkak të perceptimit pozitiv vitet e mëparshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.