The news is by your side.

Miratohet paketa amerikane 2 trilionë dollarëshe për stimulimin e ekonomisë

Drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit amerikan arritën dje një marrëveshje 2 trilionë dollarëshe si projekt ndihmës për të stimuluar ekonominë. Paketa, më e madhja e shpëtimit në historinë amerikane, është planifikuar për të luftuar ndikimin ekonomik të shpërthimit të Coronavirusit. “Më në fund ne kemi një marrëveshje!” tha udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell mbrëmjen e djeshme.

Përpjekjet për të kaluar masën u bënë edhe më urgjente pasi spitalet, kompanitë, shtetet dhe individët janë lutur për burimet e nevojshme për të luftuar pandeminë. “Në fakt, ky është një nivel investimesh në një kohë lufte për vendin tonë.” tha McConnell, i cili premtoi se projekt-ligji do të siguronte ndihmë financiare për amerikanët përmes kontrolleve të drejtpërdrejta për familjet, sigurimin për të papunët, qindra miliarda dollarë kredi urgjente për bizneset e vogla dhe më shumë burime për spitalet dhe pajisjet mjekësore.

Senati akoma nuk ka publikuar kushtet përfundimtare të marrëveshjes. Një draft i mëparshëm të martën theksonte se ai do të sigurojë pagesa në para deri në 1.200 dollarë për individët, 2,400 dollarë për çiftet e martuar dhe 500 dollarë për fëmijët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.