The news is by your side.

Miratohet koncensioni Milot-Balldren, me kosto 256 mln euro për 17km rrugë

Seanca plenare e së Enjtes ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, para pushimeve të verës dhe që më herët ishin planifikuar në rendin e ditës për miratim disa nga projektet koncensionare që kanë ngjallur shumë diskutime.  Kështu është paraqitur para deputetëve  projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Sipas tij,  pas hyrjes në fuqi të projektligjit të ndryshuar, sektori privat nuk do të mund të propozojë projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë. Por këto projekte do të zhvillohen sipas procedurave dhe rregullave të përcaktuara në ligj.

Ndryshimet në projektligjin në fjalë miratuan me 84 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim. Por teksa ndalimi i PPP-ve me oferta të pakërkuara për rrugët është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, po ashtu në po të njëjtën seancë janë miratuar dy kontrata të tjera, që ishin propozuar pikërisht si oferta të pakërkuara, rruga e shumëdiskutuar Milot-Balldren dhe By-pass Orikum-Dukat.

Me 78 vota pro, 28 kundër dhe 4 abstenime është votuar projektligji “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor dhe shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionar për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren”. Kontrata në fjalë që prej fillimit ka  ngjallur debate të mëdha për koston e lartë, plot 256 milionë euro me TVSh, ku pë 17 km e rrugës buxheti do të paguajë plot 15 milionë euro për kilometer.

Kuvendi miratoi gjithashtu edhe projektligjin  “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”” . Votimi pati një bilanc prej 78 votash pro, 28 kundër, 4 abstenim dhe miratimi i tij parashikon ndërtimin e një aksi 14.7 kilometra që lidh Portin e Jahteve në Vlorë me By Pass-in e Orikumit dhe Dukatin. Në total, kompania do të investojë për ndërtimin e rrugës 51 milionë Euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.