The news is by your side.

Ministri i Jashtëm maqedonas: Për intergrimin BE-ja të na vlerësojë ndarazi nga Shqipëria

Para disa javësh Bashkimi Europian vendosi të mos çelte as këtë herë negociatat lidhur me antarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, sidomos pas qëndrimit të prerë të Francës dhe Holandës, të cilat nuk binin dakord me hapjen e bisedimeve. Gjatë takimeve të liderave të BE e deri në marrjen e vendimit, lidhur me hapjen e negociatave për Maqedoninë ishin pro një shumicë e konsiderueshme shtetesh, ndërkohë që nuk ndodhi njëlloj me Shqipërinë, ku shtetet europiane, ende mosbesuese për ecurinë e gjërave, nuk ishin ende gati të hapnin bisedimet.

Po e njëjta gjë u theksua edhe në fjalën e presidentit Emmanuel Macron, gjatë dekraratës pas marrjes së vendimit në tetor. Asokohe ai u shpreh se për Maqedoninë shumë vende ishin pro, ndryshe nga Shqipëria, por negociatat nuk mund të hapeshin për njërën, duke lënë jashtë tjetrën, pasi kjo do kishte pasoja të rënda në rajon dhe fqinjësinë midis shteteve.

Në këtë kuadër, vetëm pak javë pas vendimit, Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shkup, ku është takuar me homologun maqedonas Nikolla Dimitrov. Gjatë takimit Maas është shprehur se, pavarësisht kundërshtimit të Francës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë hapjen e negociatave. Gjithashtu ai inkurajoi vendin të vazhdojë më tej me reformat, pasi rajoni ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

Por duket se pala maqedonase është ende e pakënaqur nga fakti që po ndikohet për keq nga Shqipëria në procesin e integrimit europian. Ministri Dimitrov, gjatë deklaratës së përbashkët me homologun gjerman është shprehur se, BE nuk mund ta neglizhojë vendin pas gjithë kompromiseve që Maqedonia bëri në lidhje me negociatat. Sipas tij, pavarësisht fqinjësisë së mirë të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE është më mirë që secili shtet të vlerësohet ndarazi, në bazë të meritave të veta.

“Parimi bazë në procesin e anëtarësimit është: secili sipas arritjeve dhe reformat ë veta.  Nëse i grupojmë shtetet si paketë dhe i bëjmë të varura nga diçka që nuk është në kontroll të tyre atëherë humb logjika e anëtarësimit.” theksoi Dimitrov.

Leave A Reply

Your email address will not be published.