The news is by your side.

Miliarderët globalë me sytë nga nëntoka- kobalti, ari i zi i ditëve tona

Në një kohë kur globalisht mendohet se njeriu ka shfrytëzuar në maksimum thuajse çdo burim natyror, duket se “gjuetia” nuk paska mbaruar me kaq. Një tjetër pasuri po fiton gjithnjë e më tepër terren në super ekonomitë e zhvilluara të planetit dhe ajo lidhet pikërisht me rezervat e kobaltit. Kobaltit është nënprodukt i përftuar nga bakri ose nikeli dhe që pas përdorimit thelbësor në bateritë e veturave elektrike, ai është sot një nga metalet më të kërkuar në botë e me sa duket miliarderët gjetën një shteg tepër fitimprurës investimi.
Që prej 2016 e deri vitin e kaluar çmimi i kobaltit u katërfishua, megjithatë rezervat aktuale prej nga sigurohet furnizimi mbeten në nivele jo shumë të kënaqshme. Minatorët e Glencore Plc, Eurasian Resources Group Sarl si dhe gërmuesit thuajse primitive në nivele modeste të Republikës Demokratike Kongos, janë të vetmit që u sigurojë kobaltin prodhuesve të baterive. Madje interesant është fakti se pikërisht këta të fundit sigurojnë gati dy të tretat e furnizmit të përgjithshëm global. Për pasojë gjatë 10 muajve të fundit, çmimi pësoi një rënie prej 64% dhe firmat tentuan të zvogëlojnë deri në mospërdorim, nivelet e kobaltit në bateri. Megjithatë një gjë e tillë nuk u arrit dhe për të pasur nivelin e duhur të furnizmit filluan të ndërmerren masa konkrete.
Një grup miliarderësh globalë, që nga Bill Gates, Jeff Bezos, Ray Dalio dhe Micheal Bloomberg, pronar i Bloomberg LP, në pronësi të të cilit është edhe Bloomberg News, krijuan koalicionin e përbashkët për finacimin e kërkimit të burimeve të reja të kobaltit. Me sa duket, ky projekt i ri paraqitet dukshëm tepër fitimprurës meqë gjithnjë e më shumë po përthith burime finaciare gjigante nga biznesmenë nga e gjithë bota. Madje të ardhura dedikuar kërkimit të rezevave të reja janë grumbulluar edhe nga firmat sipërmarrëse Silicon Valley Andreessen Horowitz dhe Breakthrough Energy Ventures.
Vetë kompania Kobold Metals, përgjegjëse për këto kërkime, së fundi ka implementuar algoritme të reja të përpunimit të të dhënave për intensifikimin e kërkimit të kobaltit pasi mendohet se ka ende burime të pazbuluara dhe rezerva të rëndësishme të pashfrytëzuara. Sipas kompanisë, pritet që nisma e ndërmarrë të rezultojë e suksesshme pasi tradicionalisht kompanitë minerare nuk janë fokusuar asnjëherë në kërkimin e kobaltit, ndaj kjo është e para e këtij lloji. Ajo që miliarderët globalë synojnë të ndërtojnë me anë të financimeve të tyre është praktikisht një platformë Google Maps për Koren e tokës. Pra thelb, të dhënat e saj do të tregojnë në mënyrë të thjeshtëzuar rezervat e mineralit, madhësinë e tyre, sasinë apo informacione të tjera të nevojshme, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e niveleve të siguruara nga furnitorët. E për sa kohë që roli i kobaltit në industri vjen duke u rritur, edhe përftimet nga ai parashikohen të suksesshme. Fundja, njerëzit më të pasur të planetit jo më kot do investonin tek një projekt pa të ardhme, apo jo?!

Leave A Reply

Your email address will not be published.