The news is by your side.

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë për masat që do ndërmerren pas tërmeteve

Fillimi i javës duket se ka bërë bashkë drejtuesit më të lartë të vendit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur mëngjesin e kësaj të hëne në presidencë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet për situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit dhe masat që do të merren në vazhdim për rimëkëmbjen nga fatkeqësia.

Deri tani ende nuk është bërë i ditur ndonjë vendim apo diskutim i rendit të ditës, por bëhet me dije se në mbledhje marrin pjesë Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Rama, Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Kreu i SHISH, Kryeprokurori, Kryetari i komisionit të Sigurisë, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejtësisë, Ministrja e Mbrojtjes, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ministri i Energjetikës, Ministri i Jashtëm, Drejtori i Policisë, shefi i Emergjencave Civile dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.