The news is by your side.

Meta: Mbështesim Prokurorinë të ndjekë penalisht përgjegjësit

Mëngjesin e sotëm Presidenti Meta mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë, i cili bëri bashkë disa nga drejtuesit e institucioneve kryesore në vend. Sigurisht qëllimi ishte diskutimi rreth gjendjes së deritanishme në vend dhe masave që do të ndërmerren në vazhdim në zonat e prekura nga tërmeti i së martës së kaluar dhe lëkundjet pas tij.

Në fillim përveç një fotoje nga Presidenca, ku u zhvillua edhe mbledhja në fjalë, ende nuk dihej ndonjë informacion shtesë. Megjithatë rendin e ditës dhe diskutimeve të mbledhjes e ka zbardhur vetë Presidenti Meta. Në një kominikim me anë të rrjeteve sociale ai ka shkruar:

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.