The news is by your side.

Mehmeti: Sektori i turizmit më i godituri nga virusi. Me të lidhet 70% e fuqisë punëtore

Nga cikli: “Ekspertët thonë:”

Globalisht, për shkak të kufizimit të udhëtimeve, turizmi dhe industria e fluturimeve ajrore ka marrë një goditje të fuqishme nga përhapja e Coronavirusit, duke qënë padyshim sektorët më të prekur. Në Shqipëri kjo ndihet akoma më shumë për aq kohë sa turizmi cilësohet si një ndër sektorët prioritarë të ekonomisë. Enver Mehmeti, përfaqësues i sipërmarrjes në turizëm, si një ndër të ftuarit e “Ekopolitikë” në Rtv Ora, nëpërmjet një lidhjeje direkte ka deklarur se se muaji mars, prill dhe maj janë mbyllur me zero të ardhura për sektorin e turizmit. Madje situata po bëhet edhe më serioze për aq kohë sa kanë filluar të vijnë edhe anulimet e para për qershorin. Ai ka deklaruar:

“Aktualisht çdo sektor kërkon të gjejë mundësinë dhe hapsirën për të vazhduar, në një kohë kur lidhur me paketën e qeverisë mungon qartësia se çfarë do të ndodhë me planin A, B ose C dhe çdo sektor kërkon të dalë në një mënyrë ose një tjetër me sa më pak humbje. Mbi të gjitha duke ruajtur shëndetin, por duke kërkuar që e gjithë shoqëria të ketë një ndjesi sa më të vogël të mundësisë ekonomike ose mbijetesës, që është bërë një nga problemet kryesore në momentet që flasim.

Por ne e kemi ndjerë këtë dhe kemi qënë shoqata e parë që kemi reaguar pas karantinës që filloi në vend. Ndaj, nëse do të flisnim për industrinë e turizmit qartësisht, mund t’ju sjell me siguri në vëmendje se e gjthë ekonomia e vendit, pavarësisht nga çdo sektor, varet nga turizmi si baza e madhe nga mund të shpëtojmë prej kolapsit. Këtë e them jo se bizneset e turizmit nuk do të fitojnë. E gjithë ekonomia e vendit, pavarësisht të njohurit dhe të mos njohurit mirë se çfarë nënkupton industria e turizmit, duhet të kuptojë se kjo e fundit lidhet me ekonominë mbarëkombëtare.

Industria e turizmit është e brishtë, e sapo investuar ka mbi 150 mijë punonjës të regjistruar legalisht, që i përkasin hotelerisë, restoranteve, agjencive të udhëtimit dhe kompanive të transportit. Por turizmi ka konfirmuar muajin mars zero të ardhura, muajin prill, muajin maj. Sot kemi pasur kancelimet e para të gjithë muajit qershor 100%. Gjermania rezistoi e fundit. Lajmi më kritik është që të gjithë kompanitë e çarterimit, 600 mijë turistë plazhi janë të kanceluar për këtë vit.Me industrinë e turizmit duhet punuar ditë për ditë.

Ky është një moment shumë kritik sepse plus 150 mijë punonjësve, me industrinë tonë janë të lidhur gjithë fermerët, prodhuesit e bulmetit, piktorët, bojaxhinjtë, të cilët kanë marrë direkt nga industria jonë të ardhura dhe numri i të prekurve shkon realisht në 70% të fuqisë punëtore reale në vend, e cila mban ekonominë në këmbë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.