The news is by your side.

Mbyllet me marrëveshje kufiri shtetëror më i gjatë në botë

Kufiri i Shteteve të Bashkuara me Kanadanë është mbyllur përkohësisht dhe do të përdoret vetëm për “trafikun thelbësor të mallrave” për shkak të pandemisë Coronavirus. Kjo është bërë e ditur dje nga udhëheqësit e të dy vendeve. SHBA- Kanada është kufiri më i gjatë në botë midis dy vendesh dhe mbyllja e tij do të ndikojë shumë në turizëm e çdo fushë tjetër, përveç tregtisë, punëtorë e së cilës futen në të ashtuquajturën punë thelbësore.

“Me marrëveshje të ndërsjellë, po mbyllim përkohësisht kufirin verior me Kanadanë, duke lënë të kalojë nëpërmjet tij vetëm trafiku thelbësor. Pra tregtia nuk do të preket!” shkroi Presidenti Donald Trump në Twitter.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau nga ana tjetër, në një konferencë për shtyp në Otava, tha: “Fola përsëri për Presidentin Trump këtë mëngjes dhe ne kemi rënë dakord që si Kanadaja ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të kufizojnë përkohësisht të gjitha udhëtimet jo thelbësore përtej kufirit Kanada-SHBA. Udhëtarët nuk do të lejohen të kalojnë kufirin për rekreacion apo turizëm. Në të dyja vendet tona, ne po i inkurajojmë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Megjithatë udhëtimi thelbësor do të vazhdojë. Kjo, përfshin amerikanët dhe kanadezët që kalojnë kufirin për punë thelbësore dhe për arsye të tjera urgjente”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.