The news is by your side.

Mbërrin në Tiranë Yuri Kim, Ambasadorja e re e SHBA-ve. Ja çfarë thotë!

Ka mbërritur në Tiranë, trembëdhjetë ditë pas betimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Yuri Kim, Ambasadore e SHBA në Shqipëri dhe shefe e re e diplomacisë së Washingtonit në vendin tonë. Duket se që nga dita e parë e punës në Ambasadë ajo ka dhënë edhe një mesazh. Nga faqja zyrtare e selisë diplomatike amerikane në Tiranë ajo iu është drejtuar qytetarëve duke theksuar se ndihet e nderuar të jetë në Shqipëri dhe është gati për t’iu përveshur punës.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, është shprehur Yuri Kim, në mesaxhin e ditës së saj të parë si Ambasadore e re e SHBA-ve në Shqipëri.

Yuri Kim u emërua nga presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti dhe është e para koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori. Ajo ka lindur në Kore, por është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor dhe është anëtare e stafit të lartë të Shërbimit të Huaj. Gjithashtu ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ndërsa më herët ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Nga ana tjetër, Kim ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit si dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad e Ankara dhe në Shqipëri vjen si pasuese e Donald Lu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.