The news is by your side.

Marrëveshja tregtare SHBA-Britani hyn në fuqi më 1 Nëntor

Britania dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë mbi një marrëveshje të pjesshme tregtare që mund të vihet në zbatim më 1 Nëntor, një ditë pasi Mbretërisë së Bashkuar do t’i duhet të dalë nga Bashkimi Europian. Kjo është bërë e ditur të martën nga një zyrtar i administratës Trump.

Zyrtari gjithashtu tha se në vizitën mes këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA John Bolton dhe ministres së tregtisë së Britanisë Liz Truss ishte diskutuar edhe mundësia që udhëheqësit e dy vendeve të firmosnin një deklaratë që hap rrugën drejt një marrëveshje tregtare në takimin e këtij muaji për samitin e G7 në Francë.

Zyrtari u tha gazetarëve se Bolton dhe Ministri britanik i Financave Sajid Javid kishin diskutuar mundësinë e një marrëveshje të përkohshme tregtare që do të mbulonte të gjithë sektorët dhe do të zgjaste për rreth 6 muaj.

Gjatë vizitës së tij dy ditore në Londër, Bolton i tha kryeministrit britanik Boris Johnson se presidenti Donald Trump do të donte të shihte një largim të suksesshëm të Britanisë nga Bashkimi Europian më 31 Tetor dhe se Washingtoni do të ishte i gatshëm që të niste sa më parë punën për një marrëveshje të lirë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Bolton, i cili tashmë është larguar nga Britania, po synon një përmirësim të marrëdhënieve SHBA-Britani me Johnson si kryeministër, pas marrëdhënieve të tensionuara mes Trump dhe paraardhëses së Johnson, Theresa May.

/Burimi: Euronews

Leave A Reply

Your email address will not be published.