The news is by your side.

Luan dhe Melika Leka, aksionerë të EHW dhurojnë 200 mijë euro për të dëmtuarit e tërmetit

Aksionerët e kompanisë “EHW” Luan Leka dhe Melika Leka i janë bashkuar thirrjes solidare për të kontribuuar për qytetarët e prekur nga tërmeti i së martës në zonat e Durrësit dhe të Thumanës, ku 49 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë mbetën të plagosur.

Ata kanë dhuruar për të prekurit 200 mijë euro në fondin e-albania.al/dhuro, një ndihmë e cila do të shkojë për banorët e zonave të prekura dhe rindërtimin e shtëpive të tyre, pas lëkundjeve shkatërrimtare të mëngjesit të 26 nëntorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.