The news is by your side.

Lirohen 600 të burgosur nga burgjet shqiptare. Do karantinohen në shtëpi për 3 muaj

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të dërguar në shtëpi dhe izoluar në kushte karantinimi në shtëpitë e tyre për 3 muaj të gjithë të burgosurit aktualë të burgjeve shqiptare, të cilëve iu ka mbetur deri në tre vite burgim që nga dënimi i marrë.

Po ashtu, do të lejohen të karantonohen në shtëpi për 3 muaj edhe ata të burgosur që iu ka mbetur deri në 5 vjet burgim por që janë mbi 60 vjeç dhe vuajnë nga sëmundje kronike të vërtetuara me dokumentat shëndetësore përkatëse. Si rezultat, nga kjo masë, pritet që numri total i të dënuarve që do të lënë qelitë për shkak të Aktit Normativ që hyn fuqi prej ditës së sotme, të arrij deri në 600 persona.

Nga ana tjetër, përveç të mësipërmve, për të burgosurit që ende vuajnë dënimin, veç shtimit të kushtete të higjienës, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka deklaruar se janë anuluar takimet me familjarët dhe bisedat me ta do të bëhen online.

Leave A Reply

Your email address will not be published.