The news is by your side.

Libra, kriptomonedha potencialisht shkatërruese e sistemit monetar

Vetëm para pak kohësh, rrjeti social Facebook, bëri publik projektin e shumëdiskutuar të Libra-s. Kriptomonedha e re Libra po lançohej nga Facebook, si një mënyrë më efikase e kryerjes së transaksioneve thjesht nëpërmjet llogarisë personale në rrjetin social. Të shumta ishin reagimet dhe po kaq të tilla edhe përqasjet kundështuese nga zyrtarë të politikave monetare, të cilët filluan të dyshonin dhe shihnin me skepticizëm sigurinë e përdorimit dhe implementimit të saj.

E ideuar si një siguri borxhi me zero interes dhe afat të pacaktuar, Libra më tepër sa sa një detyrim financiar, shihet sot praktikisht si një monedhë e re, por e emetuar prej një konsorciumi privat dhe këtu fillon gjithë serioziteti.

Aktualisht më shumë se dy miliardë njerëz përdorin Facebook dhe lançimi i Librës në bashkëpunim me gjigantët e tregut të kartave të kreditit, sigurisht që shihet si një strategji e goditur, kur grupi target është kaq masiv.  Vetë “efekti i rrjetit” dhe shpërndarja enorme është  një forcë lëvizëse e frikshme për kërkesën e Librës, edhe pse për ofruesit e rrjetit teknologjik dhe operatorët është padyshim një avantazh i fortë kompetitiv. Përqasja jo vetëm do e diferenconte rrjetin social në realizmin e inovacionit për sektorin e sistemit të pagesave, por do i jepte atij edhe gjithë mundësitë e një suksesi të madh, duke shtuar frikshëm pushtetin.

Sipas projektit, Facebook do të krijojë për çdo klient një depozitë elektronike që do të garantojë se çdo një njësi Libra do të jetë gjithmonë e konvertueshme në një portofol monedhash ndërkombëtare, si dollar, sterling apo edhe obligacione qeveritare me rrezikshmëri më të ulët. Kështu gjendur përballë një situate të tilla ka vend dyshimi mos vallë vërtet kriptomonedha e re është potencialisht shkatërruese për sistemin monetar ndërkombëtar?

Aq më tepër, shtuar këtu edhe faktin se nëse e gjitha kjo implementohet tek një rrjet social falas, çfarë përfiton Facebook? Nisur nga fakti se depozita nuk do të garantojë interesa për konsumatorin, pikërisht këtu lind edhe marzhi i parë i fitimit për Facebook. Kjo pasi me blerjen e Librës, konsumatorët do të heqin dorë nga investimi i së njëjtës shumë monetare në asete të tjera financiare, por të paguara.

Nga ana tjetër fakti se monedha mund të diversifikojë rrezikun në një shportë asetesh të tjera, në pamje të parë reklamohet thjesht si një përqasje që ofron konvertibilitet. Megjithatë në thelb e vërteta shkon përtej kësaj! Nëpërmjet kësaj mënyre Facebook thejsht do të jetë në gjendje të investojë monedhat e fituara në aktivitete të tjera me një kthim finaciar më pozitiv.

Por pse duhet një konsumator të përdorë Libra? Padyshim se në çdo marrëdhënie tjetër tregtare dhe transaksion ekonomik ose jo, përdoruesi ose klienti e zgjedh një shërbim vetëm nëse përfitimi që siguron prej tij është më i madh se shpërblimi alternativ për të cilin konsumatori po heq dorë në mënyrë të nënkuptuar. Ndoshta dobia e përdorimit të Librës për të transferuar paratë pa asnjë kosto (një rast tipik i një emigranti që transferon paratë në familjen e tij të origjinës) dhe për ta përdorur atë për të blerë mallra dhe shërbime tregon në dukje për përfitimet lehtësisht të kënaqshme. Megjithatë kostot ende nuk po bëhen publike. Mos ka ende diçka për t’u zbuluar?

Leave A Reply

Your email address will not be published.