The news is by your side.

Liberalizmi është ideja më e suksesshme e 400 viteve të fundit!

Nga cikli: “Liberalët thonë:”

Përgjatë katër shekujve të fundit liberalizmi ka qenë aq i suksesshëm saqë i ka nxjerrë të gjithë kundërshtarët e tij nga fushëbeteja. Tashmë është i disintegruar dhe i shkatërruar nga një përzierje e arrogancës dhe kontraditave të brendshme, sipas Patrick Deneen, një profesor politik në Universitetin e Notre Dame.

Grumbulli i rrënojave të viteve të muzgut të liberalizmit mund të shihen kudo përreth, veçanërisht në Amerikë, ku është vendosur dhe fokusi i z. Deneen. Parimet themelore të këtij besimi janë rrënuar. Pabarazia e mundësive ka prodhuar një aristokraci të rë që ka të gjitha tiparet e aristokracisë të vjetër, por pas ndjenjën e fisnikërisë. Demokracia ka degjeneruar në një teatër të absurdit. Dhe përparimet teknologjike po i reduktojnë gjithnjë e më shumë fushat e punës në një angari të pakuptimtë. “Hendeku mes pretendimeve të liberalizmit mbi veten dhe realitetit të jetuar nga qytetarët” është aq i gjerë tashmë saqë “kjo gënjeshtër nuk mund të pranohet më,” shkruan Deneen. Çfarë mund të jetë një provë më e mirë për këtë se sa pamja e një mijë avionëve privatë që mbartin pasagjerët e tyre në Davos për të diskutuar misionin e “krijimit të një të ardhmje të përbashkët në një botë të fragmentuar”?

Deneen e përdor termin “liberalizëm” në kuptimin e tij filozofik dhe jo në atë popullor. Ai përshkruan traditën e madhe të teorisë politike që zakonisht gjurmohet tek Thomas Hobbes dhe John Locke sesa te grupi i qëndrimeve të majta, të cilët amerikanët e sotëm i lidhin me termin. Po kjo nuk përbën çudi. Shumica e teoricienëve politikë argumentojnë se liberalizmi është ndarë në dy rryma të pavarura: liberalizmi klasik, i cili promovon tregun e lirë, dhe liberalizmi i majtë i cili promvon të drejtat civile. Për Deneen ata kanë një unitet themelor. Shumica e vëzhguesve politikë mendojnë se debati për gjendjen e liberalizmit nuk ka asnjë lidhje me ta. Deneen argumenton se liberalizmi është një filozofi në pushtet, duke diktuar gjithçka, nga vendimet gjyqësore e deri te sjellja e korporatave. Teoria është praktikë.

Uniteti themelor qëndron në vetë-shprehinë individuale. Si liberalët klasikë ashtu edhe ata të majtë i konceptojnë njerëzit si individë që mbartin të drejta, të cilëve duhet t’u jepet sa më shumë hapësirë që është e mundur për të përmbushur ëndrrat e tyre. Qëllimi i qeverisë është të sigurojë të drejtat. Legjitimiteti i sistemit bazohet në një besim të përbashkët në një “kontratë sociale” midis pëlqimit të të rriturve. Por kjo prodhon një paradoks. Për shkak se fryma liberale shkatërron mekanikisht zakonet e trashëguara dhe traditat lokale, ndonjëherë në emër të efikasitetit të tregut dhe ndonjëherë në emër të të drejtave individuale, krijon më shumë hapësirë për zgjerimin e shtetit, si krijues i tregut dhe zbatues i ligjit. Shprehia e përsosur e liberalizmit modern është dhënë nga kopertina e “Leviathan” të Hobbes, me skicimin e mijëra individëve të atomizuar, të ballafaquar nga një sovran i plotfuqishëm.

Deneen e trajton shumë mirë qëndrimin e tij, megjithëse ndonjëherë ngatërron përsëritjen me bindjen. Ai i kujton lexuesit se para ardhjes së liberalizmit modern, filozofët e identifikonin lirinë me zotërimin e vetvetes sesa me vetë-shprehinë, me pushtimin e dëshirave hedoniste dhe jo me shijimin e tyre. Ai ka bërë një punë mbresëlënëse për të kapur gjendjen aktuale të zhgënjimit, duke i bërë jehonë ankesave të krahut të majtë për komercializmin e shfrenuar, ankesave të krahut të djathtë për studentët narcisistë dhe ngacmues dhe shqetësimeve të përgjithshme për atomizimin dhe egoizmin. Por kur ai konstaton se e gjithë kjo shton indicie për dështimin e liberalizmit, a është bindës argumenti i tij?

Libri i tij ka dy të meta fatale. E para qëndron në përkufizimin e tij të liberalizmit. J.H. Hexter, një akademik amerikan, besonte se bashkëkohësit e tij historianë mund të ndahen në dy kampe: “ndarësit” (të cilët ishin gjithmonë duke bërë dallime) dhe “bashkuesit” (të cilët bëjnë përgjithësime gjithëpërfshirëse duke grumbulluar gjëra së bashku). Deneen është një “ngjitës” ekstrem. Ai argumenton se thelbi i liberalizmit qëndron në çlirimin e individëve nga kufizimet.

Në fakt, liberalizmi përmban një gamë të gjerë të traditave intelektuale të cilat ofrojnë përgjigje të ndryshme për dilemën se si të vendoset kompromisi mbi pretendimet relative të të drejtave dhe përgjegjësive, shprehjes individuale dhe lidhjeve shoqërore. Edhe liberalët klasikë që ishin më këmbëngulës për të hequr kufizimet për lirinë individuale agonizuan për atomizimin. Viktorianët e mesëm ishin ndërtues të shkëlqyeshëm të institucioneve, duke krijuar gjithçka, nga organizatat vullnetare, deri tek shoqëritë aksionare (“republikat e vogla” në frazën e Robert Lowe, një burrë shteti britanik i shekullit 19-të) që ishin krijuar për të mbushur hapësirën midis shtetit dhe shoqërisë. Liberalët e mëvonshëm eksperimentuan me një varg idesh nga largimi i pushtetit nga qendra deri në krijimin e sistemeve arsimore kombëtare.

Fiksimi i Deneen për thelbin e liberalizmit çon në problemin e dytë të madh të librit të tij: dështimi i tij për të njohur aftësinë e liberalizmit për të reformuar vetveten dhe adresuar problemet e tij të brendshme. Fundi i shekullit të 19-të pa Amerikën që vuante nga shumë probleme që po rishfaqen sot, përfshirë krijimin e një aristokracie biznesi, ngritjen e kompanive të gjera, korruptimin e politikës dhe ndjenjën që shoqëria po ndahej në fitues dhe humbës. Por një shumëllojshmëri e gjerë e reformatorëve, që punojnë brenda traditës liberale, i trajtoi këto probleme. Theodore Roosevelt mori përsipër monopolet. Progresistët pastruan korrupsionin qeveritar. Reformatorët e universitetit modernizuan plan-programet akademike dhe ndërtuan shkallët e mundësive. Në vend që të vdiste, liberalizmi reformoi vetveten.

Deneen ka të drejtë kur vëren se rekordet e liberalizmit në vitet e fundit kanë qenë të dobët. Ai gjithashtu ka të drejtë të pohojë se bota ka shumë për të mësuar nga nocionet paramoderne të lirisë si zotërimi i vetvetes dhe vetëmohimi. Armiku më i madh i liberalizmit nuk është dhe aq shumë atomizimi, por lakmia e modës së vjetër, pasi anëtarët e elitës së Davos grumbullojnë gjithnjë e më shumë peshqeshe dhe ndajnë aksionet. Por ai gabon kur argumenton se mënyra e vetme që njerëzit të çlirohen nga kontradiktat e liberalizmit është “çlirimi nga vetë liberalizmi”. Mënyra më e mirë për të lexuar “Pse Liberalizmi Dështoi” nuk është si një oratori funerali, por si një thirrje për veprim: luani kartat tuaja, ose përndryshe…

/ Burimi: The Economist

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.