The news is by your side.

Largohet Arta Marku. Kuvendi zgjedh Kryeprokurorin e ri

Për shtatë vitet e ardhshme postin e Kryeprokurorit të vendit do e mbajë Olsian Çela. Ai është zgjedhur dje nga Kuvendi i Shqipërisë në një votim të fshehtë dhe është votuar me plot 101 vota pro. Në garë bashkë me Çelën ka qënë gjithashtu edhe Fatjona Memçaj dhe Arta Marku, që aktualisht mban postin në fjalë dhe do të zëvendësohet në detyrë nga Kryeprokurori i sapozgjedhur.

Kandidatura e Çelës ka pasur një diferencë të thellë krahësuar me dy kundërshtaret e tij në garë. Në votimin e fshehtë në Kuvend, për Arta Markun u votua me 11 pro 22 kundra dhe 78 abstenim, ndërsa për Fatjona Memçaj 8 kanë qenë pro, 16 kundër dhe 87 abstenim.

Por kush është Olsian Çela?

I konsideruar si “prokurori i dosjeve të fshehta”, karriera e Olsian Çelës fillon në vitin 2001, kur pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës, ushtroi për pak kohë detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Tre vite më vonë, në 2004, emërohet prokuror tek Krimet e Rënda, ku qëndroi për një periudhë katër vjeçare.

Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, si Xibraka apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016. Më herët gjithashtu firma e tij qëndron edhe në hetimet për masakrën e Kartodromit dhe grupin e Niklës. Prej vitesh anëtar bordi në Shkollën e Magjistraturës, Olsian Çela është trajnuar në disa vende të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet e krimit të organizuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.