The news is by your side.

Lajm i mirë për pushuesit, ‘Abu Dhabi’ redukton tarifat e turizmit

Abu Dhabi ka reduktuar tarifat për sektorin e turizmit në mënyrë që të tërheqi sa më shumë vizitorë. Departamenti i Kulturës dhe Turizmit (DCT) raportuan se kanë reduktuar taksat e turizmit nga 6 në 3.5 përqind, taksat komunale nga 4 në 2 përqind dhe tarifat e dhomave të hoteleve në natë nga 15 dirheme (4 $) në 10 dirhemë.

Kapitali i Emirateve të Bashkuara Arabe po investon miliarda dollarë në industri, infrastrukturë dhe turizëm për të diversifikuar ekonominë e saj larg nga nafta. Dubai, fqinj me këtë vend, shënoi një rekord prej 15.9 milionë turistësh vitin e kaluar krahasuar me 10 milionë vizitorë në Abu Dhabi gjatë vitit 2018.

Sektori i turizmit është një alternativë kyçe për naftën“, tha Saif Saeed Ghobash, nën-sekretar i DCT. “Është e nevojshme të mbështetet ky sektor pasi na ndihmon në arritjen e qëllimeve të ardhshme“.

Ndikimi financiar i reduktimit të tarifave do të ishte 1 miliardë dirhemë gjatë tre viteve të ardhshme, tha ai. DCT gjithashtu planifikon të shpenzojë 500 milionë dirhemë gjatë tre viteve të ardhshme drejt marketingut të emiratit dhe për tërheqjen e turistëve, si pjesë e programit të qeverisë së Abu Dhabit, i quajtur ”Ghadan 21”. / SCAN

Leave A Reply

Your email address will not be published.