The news is by your side.

Laburistët në Angli duan të rikthejnë shtetzimet në kurriz të firmave private

Partia Laburiste në Angli do të shtetëzojë ujësjellësat të cilat u privatizuan nga Margaret Thathcer dhe John Major në vitet 1980-90. Sipas të dhënave të brendëshme të Partisë Laburiste ata duan t’i shtetëzojnë këto kompani për 20 miliardë pound ose 24 miliardë pound më pak nga vlera e tyre e tregut. Sipas këtij raporti të brendshëm kjo do të arrihet mes një “proçesi politik mes qeverisë dhe aksionerëve të këtyre kompanive. Në fund vlera e këtyre kompanive mundet të jetë dhe më e ulët sesa 20 milirdë pound” – thuhet në raport.

Kompanitë private të menaxhimit të ujit në Angli janë përfshirë në një sërë skandalesh vitet e fundit që duket se ka kthyer opinionin publik kundër tyre. Dividente të larta, çmime më të larta se rritja e inflacionit, fshehje të ardhurash e mos pagim taksash si dhe derdhje të ujrave të pisët në lumenj kanë qënë disa arsye përse këto kompani tani janë të vetme në opinionin publik. Disa ekonomistë vlerësojnë se vlera e tregut e këtyre kompanive është 90 miliardë pound dhe vlerësimi prej 20 miliardë poundësh i partisë Laburiste është tejet e ulët…

Leave A Reply

Your email address will not be published.