The news is by your side.

Kush është Kyriakos Mitsotakis, lideri i Demokracisë së Re dhe fitues i zgjedhjeve në Greqi? 


Djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis, Kyriakos në fjalimin e tij të parë si udhëheqësi i ri i vendit, tha se e mirëpriti rezultatin me një ndjenjë të “modestisë dhe respektit” duke e parë atë si një fitore për të gjithë, pa marrë parasysh bindjen politike.
Babai i tij, Konstantinos Mitsotakis, ka qenë kryeministër në fillim të viteve ’90, ndërsa motra e tij, Dora Bakojanis, ka shërbyer si kryebashkiake e kryqytetit Helen, kur u zhvillua Olimpiada në 2004, përpara se Mitsotakis të merrte detyrën e ministrit të Jashtëm.

Ish-bankieri 51-vjeçar i arsimuar në Harvard solli fitoren për partinë Demokracia e Re pas një reformimi të thellë politik. Duke zgjedhur të shkonte qytet pas qyteti për të dëgjuar nga afër pakënaqësitë e shtetasve grek, arriti të ndërtonte një program të tillë fitues duke premtuar uljen e taksave, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Shoqëria kërkon që ne të ecim përpara të bashkuar,” tha ai, ndërsa mbështetësit euforikë u mblodhën jashtë selisë së Demokracisë së Re. “Ajo kërkon rritje, punë, siguri dhe për Greqinë që të bëhet, siç meriton, përsëri e fortë. Do të jem kryeministër i të gjithë grekëve. Do të punoj për të bindur bashkatdhetarët tanë që nuk na kanë mbështetur. Ne jemi shumë pak për t’u ndarë dhe ne kemi shumë për të bërë së bashku … nga sot ballafaqohemi me një betejë të vështirë, por të bukur “.

Rezultati i jep Demokracisë së Re një shumicë të drejtpërdrejtë me 158 vende në parlamentin grek, më shumë se dyfishi i përfaqësimit të saj aktual në parlamentin me 300 vende. Teksa rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës u bë i qartë, kryeministri Alexis Tsipras, pranoi humbjen, duke telefonuar Mitsotakis për ta përgëzuar atë për fitoren e tij. Dorëzimi zyrtar i pushtetit do të bëhet të hënën. Mitsotakis gjithashtu mori një telefonatë urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Tensionet midis dy rivalëve të NATO-s janë rritur në muajt e fundit mbi pretendimet për hidrokarburet në Qipro.

“Merita duhet t’i shkojë atij dhe strategjisë së tij për hapjen dhe lëvizjen e partisë drejt qendrës”, tha Haris Theocharis, një deputet i sapo zgjedhur dhe ish-kreu i Të Ardhurave Publike. “Është një rezultat që vjen me shumë përgjegjësi”. Duke pranuar se partia kishte kërkuar të përqafonte zgjedhësit e qendrës, Mitsotakis u zotua se do të përpiqej të ndryshonte vendin për qindra mijëra grekë të rinj, të cilët në vitet e fundit ishin larguar nga vendi në kërkim të punës. “Unë nuk do t’ju kërkoj të merrni rrugën e kthimit,” tha ai. “Unë ju kërkoj që të keni shikimin dhe zemrën tuaj të kthyer drejt Greqisë. Prej sot, ne do të punojmë për të ndryshuar vendin që keni qenë të detyruar të braktisni “.

Greqia mbetet në pritje të zhvillimeve pozitive dhe mbajtjes së premtimeve të kryeministrit të ri duke shpresuar ti largohet pasigurive dhe fantazmave të së shkuarës që u hodhën pas, me një rrezik për tu kthyer përsëri nga mosnxjerrja e mësimeve të duhura…

/ Përshtatur nga: https://www.theguardian.com/world/2019/jul/07/greeks-choose-between-beach-and-ballot-in-first-post-debt-bailout-poll

Leave A Reply

Your email address will not be published.