The news is by your side.

Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Bankës Qendrore Europiane?

Presidenti i Bankës Qendrore Evropianë Mario Draghi do të mbahet mend  për shpëtimin e euros përgjatë tetë viteve të trazuara të ngarkuara, një periudhë gjatë së cilës ai ndryshoi ADN-në e institucionit.

Arritja e liderëve të tanishëm ekonomik të Evropës, që përfshijnë jo vetëm z. Draghi dhe rrethin e tij të brendshëm, por edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasi arriti të shpëtonin Eurozonën gjatë krizës më serioze në historinë e saj 20-vjeçare. Për ta bërë këtë ata kryen reforma rrënjësore  të degëve të funksionimit të bankës qendrore, duke e ndryshuar atë nga një institucion i ndërtuar në formën e Bundesbankut të Gjermanisë dhe të obsesionuar me mbajtjen e kontrollit të inflacionit në një institucion më të vullnetshëm  për të blerë, siguruar ndërmarrjen dhe risqet financiare.

Trashëgimia e z. Draghi do të formohet pjesërisht nga ajo që  do të ndodh me ekonominë globale gjatë viteve të ardhshme. Dhe  rrethanat nuk kanë qenë pozitive ndaj shefit të BQE-së. Ndërsa ai  shpreson të shënojë fundin e mandatit të tij duke rritur normat e interesit, ai përballet me një luftë tregtare dhe një ngadalësim ekonomik nga  Kina, që ka një ndikim të rëndësishëm në Gjermani. Dhe ndërsa shumica e qeverive evropiane nuk po imponojnë masa shtrënguese, shpenzimet publike janë vetëm ekspansioniste dhe Berlini, i cili ka hapësirën fiskale për të lëvizur, duket se nuk ka gjasa të nisë një stimul të madh për të kundërshtuar çdo ngadalësim.

Megjithatë, fakti që z. Draghi do të largohet pa normalizuar kostot e huamarrjes, do të thotë se pasuesi i tij do të ndërmarrë në duar një projekt mjaft të vështirë.

“Draghi dhe rrethi i tij i brendshëm. . . kanë kryer mrekulli monetare, por politikat që ata krijuan janë  shfrytëzuar tashmë “, thotë z. Barwell. “Tregu po vë në dyshim nëse pasardhësit e këtyre të fundit do të kenë në dorë për të rritur suksesin  e BQE-së me anë të aftësisë për të sjell në jetë  paketën tjetër stimuluese dhe guximin për ta vendosur atë në jetë.Draghi ka ndihmuar Evropën dhe Italinë duke treguar me autoritet që Italia nuk është vetëm e pëlqyeshme nga Berluskoni, DiMaio dhe Salvini, por ka edhe një shpirt të madh kompetent.

Një nga pyetjet më të mëdha për të ardhmen e Eurozonës këtë vit është se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Bankës Qendrore Europiane.

Presidenti Mario Draghi përfundon mandatin 8-vjeccar në muajin Tetor dhe shoqëritë tregtare po presin me padurim drejtimin që banka qendrore do të marrë pas largimit të tij.

Sipas zyrtarëve europianë, një kandidat francez do të ishte i përshtatshëm për postin kryesor, por kjo do të varet nga zgjedhjet e ardhshme në Europë dhe shpërndarja e roleve në të gjithë Bashkimin Europian.

Sipas zyrtarëve europianë, Franca ka më shumë se 1 kandidat të mundshëm dhe Gjermania mund të anojë më shumë te presidenca e Komisionit Europian, vend që do të lirohet përsëri këtë vit.

Disa emra francez qarkullojnë në Europë: Benoit Coeure, ekonomisti francez që është anëtar i bordit ekzekutiv të BQE dhe; Francois Villeroy de Galhau, që është guvernatori i bankës së Francës.

Sipas Bloomberg, të dy këta kanë thënë se janë entuziast për të zëvendësuar Draghin. Vendet europiane do të zgjedhin nga një person për të zënë postin e BQE.

Kandidatët do të diskutohen mes ministrave të financave të Eurozonës si dhe Parlamenti Europian. Megjithatë, vendimi final i takon krerëve të shteteve të Eurozonës, e për rrjedhojë, është jashtë fuqisë së Bankës Qendrore Europiane.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të konsiderohen zgjedhjet e ardhshme europiane.  Ky votim do të hapë disa poste të tjera europiane, përfshirë presidentin e ri të Komisionit, Parlamentit dhe madje edhe Këshillit Europian.

Draghi do të kujtohet gjithnjë për fjalimin e tij kur nisi kriza e borxhit në Eurozonë, që do të shpëtojë ekonominë e rajonit me “çdo kusht”. Vetëm nëpërmjet fjalimit, tregjet fituan sigurinë që i mungonte.

Leave A Reply

Your email address will not be published.