The news is by your side.

Kurti viziton Tiranën. Diskutohet Shengeni Ballkanik dhe marrëdhëniet midis dy vendeve

Ditën e sotme Albin Kurti ka vizituar Tiranën, tashmë nën përgjegjësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ai ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun shqiptar Rama, me të cilin kanë dhënë edhe një konferencë me deklaratat e rastit për median.

Filimisht fjalën e ka marrë kryeministri Rama dhe pas tij, homologu Kurti ka folur për marrëdhëniet midis dy vendeve duke theksuar se gjatë kësaj dekade pritet të ketë një bashkëpunim të fuqishëm Kosovë -Shqipëri, pasi dy vendet janë prioritet i njëra-tjetrës.

“Jam i gëzuar që jam këtu. Në Mitrovicë isha në fillim, e natyrisht i pari shtet duhet të ishte Shqipëria. Dua që në këtë dekadë të kemi bashkëpunim të fuqishëm Kosovë -Shqipëri, ato janë prioritet i njëra-tjetrës. U dakorduam për një komision ndërshtetëror, me ministra e deputetë, që ato 77 marrëveshje të zbatohen, por dhe të shtohen. E falenderoj Shqipërinë për ndihmën ndaj Kosovës. Në shekullin 21 duhet të ecim bashkë shpejt e fuqishëm në aspektin ekonomik, të sigurisë, politikë të jashtme dhe fushat ku do punojmë. Do ta dëshmojmë se do avancojmë me bashkëpunimin në fusha dhe përmasa që i kemi dashur, po nuk i kemi parë deri më tani.” ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër, nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes tema e Shengenit Ballkanik për të cilën Rama dhe Kurti u pyetën edhe nga gazetarët. Kurti nuk komentoi shumë lidhur me të duke thënë vetëm se “Është takimi i parë, kemi tema që do i trajtojmë në vazhdim, por kjo ishte një temë që e diskutuam shkurtimisht.”

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh: “S’ka makroshegen shqiptar pa minishengen Ballkanik. Edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini. Është e lidhur ngushtësisht. Nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Sot është vetëm në dorën tonë. Këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush, as Serbia dhe as vendet e tjera s’na thonë dot se po bëjmë Shqipërinë e madhe.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.