The news is by your side.

Kultura 9-9-6 e të punuarit në Kinë. Pse tani ka kuptim?

Po, risia ndodhi! Kultura e punës 9-9-6 në Kinë e bëri Silicon Valley të duket i përgjumur! 9-9-6 i referohet synimit të Kinës për ti bërë punojnë 72 orë në javë. Ekipet e punë në Kinë punojnë mënyrë rutinore sipas planit 9-9-6 ose 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë!

Orët e gjata të punës në ditë janë me shumë mundësi arsyeja e hendekut në zhvillimin ekonomik midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat së fundi kanë filluar ta pranojnë këtë fakt si realitet dhe ta shtrijnë atë në disa sektorë të dale Kina ne krye. Themeluesit kinezë dhe ekipet e tyre nuk mund të lejojnë që të jenë dembelë ose të veprojnë me ngadalësi. Sipas tyre ka shumë punë për t’u bërë! Madje një përqasje e tillë të punuari aplikohet thuajse në çdo qytet të stërmadh kinez, që nga Pekini, Shangai dhe Shenzhen ku ndërmarrësit kinezë mund të ndodhë që të punojë edhe sipas praktikës 10-10-7 konvertuar edhe në më shumë se12 orë çdo ditë të javës.

E padyshim, në të tilla kushte, ka një argument me bazë se puna shumë e gjatë mund të vrasë kreativitetin dhe se vetëm duke marrë pushime të herëpasherëshme produktiviteti mund rritet duke dhënë rezultate më të mira. Sipas kinezëve edhe këtu ka një përqasje tjetër-Luani shumë, punoni shumë! Sipas tyre një trup i shëndetshëm është më produktiv, prandaj sot, popullsia mijëvjeçare e Kinës po i kushton më shumë vëmendje jetesës së shëndetshme – duke punuar në palestër dhe duke u ushqyer me më tepër vlera.

Megjithatë, pavarësisht se shpresh etiketohet si e tepërt dhe shfrytëzuese, kultura 9-9-6 e Kinës nuk do të zhduket! Kina është shumë e motivuar në suksesin e saj. Ekonomia e teknologjisë po rritet shumë shpejt, konkurrenca është shumë brutale dhe mundësitë janë shumë të mëdha në Kinë, ndaj për ta nuk ka vend për të ulur ritmin gjithnjë e më tepër në rritje.

Gjenerata e parë e sipërmarrësve të internetit, përfshirë Robin Li të Baidu, Jack Ma të Alibaba dhe Pony Ma nga Tencent, i dhanë Kinës heronj që megjithëse fillimisht nuk zotëruan asgjë, triumfuan me sukses. Jack Ma vetë është një përkrahës i 996 orëve të punës. Madje sot këta tre liderë frymëzojnë grupe të rinjsh që ndjekin udhëheqjen e tyre për t’u bërë miliarderë: Colin Huang i Pinduoduo, është ai që menjëherë të vjen në mendje, pasi ka marrë shumë tipare nga Titanët Teknikë të Kinës.

Gjatë dekadës së fundit, ekonomia e teknologjisë kineze ka arritur Silicon Valley në shumë mënyra: kapital, sipërmarrje, IPOs, modele biznesi dhe inovacione në disa sektorë. E sipas këyre trendeve dhe qëndrueshmërisë në veprim, e nesërmja do të na bëjë të shohim risi edhe më shkatërruese që vijnë nga Kina e largët. Mbështetjen e qeverisë kineze, më pak çështje të privatësisë së të dhënave, por mbi të gjitha, energjia sipërmarrëse e tyre janë faktorët që tregojnë se ky është vetëm fillimi. Kina po punon shumë e me sa duket ky qenka çmimi i të shndëruarit në fuqi përcaktuese të ekonomisë botërore!

Leave A Reply

Your email address will not be published.