The news is by your side.

Ku po shkon turizmi shqiptar dhe kontributi i tij në ekonomi?

Për një vend si Shqipëria, ku ekonomia ende vijon të ecë me hapa të pasigurt dhe ende delikatë, sigurisht që ka shumë masa për t’u ndërmarrë dhe pikëpamje për t’u diskutuar. Megjithatë është pak por e sigurt që duke pasur sektorë prodhimi ose industrie  aspak të zhvilluar, madje deri në inekzistencë, peshën kryesore në ekonomi e mban turizmi dhe të ardhurat që ai gjeneron.

Falë pozitës gjeografike, burimeve natyrore, të shkuarës së pasur historike, monumenteve kulturore apo gjithçkaje tjetër që përbën interes në sytë e një turisti, sigurisht që vendi ka shumë për të ofruar. Bazuar tek destinacionet që turistët e huaj zgjedhin të vizitojnë në vend, ose pikat që përbëjnë interes, Ministria e Kulturës ka përpiluar edhe tabelën e mëposhtme:

Sigurisht që, duhet pasur parasyshe edhe fakti se jo çdo shtetas i huaj që viziton vendin, duhet detyrimisht të quhet turist. Madje kjo është pikërisht një stategji, të cilën edhe qeveritë e përdorin shpesh si argument në përllogaritjet e tyre, dukshëm për të rritur numrin e turistëve dhe reklamuar efektivitetin e reformave të ndërmarra nga vetë ata në këtë sektor. Ndaj, ndër shtetasit e huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe arsyet e lëvizjes së tyre, rezultojnë këto përfundime:

Në vazhdim të po të njëjtës pikëpamje, nga shifrat e publikuara vihet re se grupmosha me përqindjen më të lartë të vizitorëve që hyjnë në vend është 25-44 vjeç. Tek kjo grupmoshë, dy arsyet kryesore pse vizitohet vendi lidhen me qëllime turistike dhe arsye profesionale ose biznesi. Në lidhje me qëllimet turistike përfundimet thonë se 15% e tyre janë grad he 85% burra, ndërsa kur hyjnë në vend për arsye profesionale, raporti gjithashtu ndryshon pasi tashmë numri i grave bie në 13% dhe niveli i burrave rritet në 87%. Grupmoshat e tjera kanë një shpërndarje tjetër dhe tabela e mëposhtme tregon shpërndarjen e turistëve sipas tyre:

Megjithatë, si paraqitet situata e turizmit në Shqipëri parë nga një këndvështrim më i thellë? Cfarë thonë statistikat dhe përfundimet që mund të nxirren rreth tyre? Sa kontibuon turizmi në ekonominë e vendit?

Instituti i Statistikave, në bazë të përfundimeve të publikuar së fundi bazuar në vëzhgime e studime të shumta referuar këtij sektori, bën me dije disa gjetje.

Së pari INSTAT bën me dije se afërsisht gjysma e numrit total që vizitojnë vendin në një vit, pikërisht 48% e këtij numri hyjnë në vend gjatë tremujorit të tretë të vitit, pra gjatë pushimeve të verës dhe turistët nga Kosova mbajnë vendin e parë, duke e parë Shqipërinë si destinacionin e preferuar turistik.

Megjithatë për shkak se shtetasit kosovarë ende mbeten brenda po të njëjtës kombësi dhe ende shihem me skepticizëm nëse duhet ose jo të shqytohen si turistë të mirëfilltë, kur vjen puna tek shtetasit e huaj, 92.4% vijnë nga Europa dhe gjatë vitit 2017, krahësuar me 4 vite më parë, 12.3%, ndërkohë që aktualisht, me po të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja rezulton në vlerën 4.5%. Nga ana tjetër, 8 nga 10 shtetas të huaj që vizitojnë vendin, vijnë nëpërmjet rrugëve tokësore.

Pra siç shihet, pikat kufitare me vendet fqinje presin fluksin më të madh të vizitorëve të huaj që hyjnë në vend. Sipas statistikave zyrtare, publikuar nga INSTAT për vitin 2017 rreth numrit të turistëve hyrës, për secilën nga pikat është gjeneruar tabela e mëposhtme:

Megjithatë përveç rrugëve tokësore, edhe ato detare apo ajrore sjellin në vend një numër të konsiderueshëm turistësh gjithashtu. Në periudhën 2014-2018, numri i personave që hynin në vend nga rrugët ajrore arrinte në vlerat 2.1 milionë shtetas dhe kjo shifër përkthehet afërsisht sa 10% e totalit të hyrjeve gjithësej. Për po të njëjtë periudhë kohore marrë në shqyrtim,  nga rrugët datare kanë hyrë në vend 1.3 milionë shtetas ose sa 6% e vlerës totale, ndërsa rrugët tokësore, siç u përmend edhe më lart, mbajnë vendin e parë për hyrjen e turistëve. Nëpërmjet tyre gjatë periudhës kohore të shqytuar hynë në vend 17.5 milionë shtetas dhe vlera është dukshëm shumë më e lartë se të tjerat, dhe përbën rreth 84% të totalit të hyrjeve.

Parë nga këndvështimi ekonomik, për katërvjeçarin paraardhës , shpenzimet e turistëve të huaj (jo-rezidentë) në vendin tonë ndaj Prodhimit të Brendëshëm Bruto ishin mesatarisht 13,3 %, ndërsa shpenzimet e shtetasve shqiptarë (rezidentë) jashtë vendit tone ndaj PBB ishin mesatarisht 11,2 %. Me sa duket edhe nga rezultatat, turistët e huaj mbajnë një peshë relativisht të rëndësishme në kontributet e buxhetit të shtetit.

Banka e Shqipërisa ka siguruar gjithashtu të dhënat konkrete rreth këtyre kontributeve dhe shpenzimeve të turistëve të huaj në vend.

Nga ana tjetër, turizmi është një sektor relativisht kompleks që ka në përbërje aktivitete të shumta, që gjithashtu duhen parë si fronte të shumta investimi që situata të përmirësohet me kohën.  Secila nga këto aktivitete ka gjithashtu një peshë të vetën tek sektori i marrë si një i tërë. Kështu do të kemi për ta, kontibutet si më poshtë:

Leave A Reply

Your email address will not be published.