The news is by your side.

Kriza godet në mënyrë të pakthyeshme industrinë e luksit. Miliona mbeten pa punë

Industria e shitjes me pakicë është shkatërruar nga pandemia e Coronavirusit dhe një ndikim të pakthyeshëm po shohin edhe kompanitë luksoze të modës. Njerëzit kanë ndaluar blerjet në dyqane dhe shumë blerës në internet po mbajnë përsëri blerje diskrecionale. Kjo ka goditur fuqishëm kompanitë luksoze dhe ato të modës, ku biznesi do të fundoset deri në 30% këtë vit, sipas një raporti të ri të publikuar sot nga firma këshilluese McKinsey & Company.

Sipas raportit, i cili ka anketuar 1.400 profesionistë të modës, prodhues mallërash luksi dhe shitës me pakicë, theskon se shitjet pritet të ulen deri në 40%. Për pasojë, qindra mijëra punëtorë të shitjes me pakicë nuk punojnë më dhe dyqanet janë mbyllur, ndërkohë që blerësit kudo janë izoluar dhe investojnë vetëm në blerje bazike.

Raporti paralajmëroi se 80% e kompanive të anketuara presin të ndeshen me vështirësi financiare këtë vit dhe parashikon një numër të konsiderueshëm falimentimesh brenda 18 muajve nëse dyqanet mbeten të mbyllura. Shitësit me pakicë në të gjithë globin janë mbyllur përkohësisht sepse qeveritë lokale mbyllën bizneset jo thelbësore për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Mbyllja e dyqaneve ka të ngjarë të ketë një “efekt domino” në pjesën tjetër të industrisë, sepse porositë e anuluara mund të fshijnë miliona punë në industrinë e bërjes së veshjeve të luksit. Vendet përfshirë Bangladeshin, Indinë dhe Kamboxhian mund të goditen veçanërisht fort, sepse shumica e firmave të luksit operojnë atje për shkak të krahut të lirë të punës.

Drejtori i Përgjithshëm i Biznesit të Modës Imran Amed u bën thirrje kompanive që të punojnë së bashku për të rregulluar industrinë pasi të lehtësohet pandemia. Nga ana tjetër, për ata shitës me pakicë dhe ndërmarrje mode që mbijetojnë, raporti thotë se ata do të duhet të bëjnë “ndërhyrje të guximshme dhe të shpejta” për të stabilizuar veten në mesin e një recesioni të mundshëm.

Kompanitë luksoze dhe ato të modës gjithashtu presin që më pak shitës me pakicë të ekzistojnë në të ardhmen.“Kriza do të shkundë të dobëtit, do të forcojë të fuqishmit dhe do të përshpejtojë rënien e kompanive që tashmë po luftonin edhe para pandemisë.”, thuhet në raport. Por jo të gjitha shpresat janë të humbura. H&M dhe Nike kanë thënë së fundmi se shitjet kanë filluar të rriten përsëri në Azi pas mbylljes së dyqaneve të saj në rajon.

Leave A Reply

Your email address will not be published.