The news is by your side.

“Kriptomonedha e kafesë”- risia më e fundit e tregut dixhital për fermerët e Brazilit


Një kompani e madhe e kafesë arabike, Minasul, po planifikon që këtë muaj të lançojë një monedhë dixhitale për të bërë të mundur pagesat e furnizimeve të produkteve të kafesë. “Fermerët do të jenë në gjendje të përdorin “kriptomonedhën e kafesë” për të blerë pleh kimik, makineri dhe produkte të tjera jo bujqësore, duke përfshirë makina dhe ushqim”, – tha Jose Marcos Magalhaes, president i Minasul, në një intervistë gjatë Forumit Global të Kafesë në Campinas, Sao Paulo.

Shkëmbimi i kriptomonedhave për mallra do të zhvillohet në një treg dixhital, duke u mbështetur nga tregu i lëndëve ushqyese, makinerive dhe produkteve të tjera të kompanisë Minasul.

Lejimi i këtij lloji të financimit dixhital pritet të zvogëlojë shpenzimet për kompaninë dhe kultivuesit sepse nuk do të kërkojë regjistrim apo akte të tjera me karakter ligjor dhe të kushtueshëm.

Kriptomonedha e kafesë po shpaloset si ide teksa kompania po ndërmerr një projekt të madh dixhitalizimi, duke përfshirë kryerjen e transaksioneve të shit-blerjeve të kafesë përmes shërbimeve telefonike nga ana e fermerëve.

Minasul është një nga kompanitë më të mëdha të kafes arabike në vend teksa Brazili vazhdon të jetë prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i kafesë.

/ Përshtatur nga: https://www.bloomberg.com/news/articles/2019-07-10/crypto-coffee-coin-is-coming-to-brazil-s-countryside-farmers

Leave A Reply

Your email address will not be published.