The news is by your side.

Kreditimi i ekonomisë – BSH planifikon masa shtesë


Dita e djeshme ka shënuar një tjetër deklaratë nga institucioni më i lartë bankar në vend, Banka e Shqipërisë, ku vetë guvernatori Genti Sejko ka zgjedhur të flasë për situatën aktuale ekonomike në vend dhe masat e parashikuara të ndërmerren. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, ai ka dale në një komunikim me mediat.
Gjatë deklaratës ai u shpreh se sistemi bankar në vend ka qënë në një periudhë ristrukturimi dhe për pasojë sot numërohen plot 16 banka operuese në treg, krahësuar me 12 që rezultonin më parë. Gjithashtu duket se edhe kërkesa e tregut shfaqet e shëndetshme, pasi institucionet bankare në vend financojnë aktualisht të gjitha projektet që plotësojnë kriteret e nevojshme. Madje, përveç kësaj ato ende kanë tepricë likuiditeti të mjaftueshme.
Megjithatë sipas guvernatorit, theksi i deklaratës vendoset tek fakti se Banka e Shqipërisë po shqytron marrjen e masave konkrete shtesë për të kredituar ekonominë. Për shkak të fshirjes nga bilancet dhe efektit të kursit të këmbimit, së fundi u shënua rënie e tepricës së kredisë dhe gjatë viteve të fundit kreditimi gjithashtu është rritur në mënyrë të moderuar. Kjo duket tek fakti se pavarësisht faktorëve të mësipërm, nga të dhënat e bankës rezulton se aktualisht është shënuar në vlerë 6%, nga 5% e regjistuar për vitin 2018.
Revista Monitor bën me dije se, përveç masave tek kreditë me probleme, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në uljen e treguesit, Banka e Shqipërisë po ndjek edhe masa të tjera makroprudenciale për të stimuluar kreditimin. Ndërkohë që deri tani disa nga hapat ku institucioni është përqëndruar janë mjaftueshmëria e kapitalit të bankave dhe nxitja e bankave që depozitat të përkthehen në kredi për ekonominë më tepër sesa të mbahen jashtë vendit si depozita.

Leave A Reply

Your email address will not be published.