The news is by your side.

Krahasimi/ Çmimi i ujit, një familje nga 500 lek në 2007, sot paguan 2200 lek

Pritet që brenda këtij viti çmimi i ujit të rritet sërish. 11 shoqëri të ujësjellës kanalizimeve kanë aplikuar për rritje tarifash pranë Entit Rregullator të Ujit, ndërkohë që priten edhe të tjera kompani të bëjnë të njëjtën gjë.

Nga janari i 2018-s, të gjithë banorët e Tiranës u tarifuan me 65 lekë për çdo m³ ujë që vjen në çezmat e tyre. Vendimi për të rritur çmimin me mbi 40% bashkë me dyfishimin e tarifës fikse mujore, u mor në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Nga kjo rritje , përveç familjarëve, u preken ndjeshëm edhe bizneset, të cilat nga 135 lekë/m³, do të duhet të paguajnë 190 lekë, me përjashtim të furrave të bukës, të cilat do të tariforen 130 lekë/m³ nga 95 lekë/m³ që ishin më parë.

Por sa ka ndryshuar çmimi i ujit ndër vite? Atlasi.al sjellë një krahasim të faturës së një qytetari nga viti 2007 deri më sot. Siç mund të vihet re edhe nga grafiku në vitin 2007 çmimi mesatar që paguante ky qytetar në muaj ishte rreth 400 lekë, ndërsa për vitin 2018 ai ka paguar mesatarisht rreth 2100 lekë në muaj për ujin. Pra në krahasim me vitin 2007 ai duhet ta paguajë ujin rreth 5 herë më shtrenjtë, ndonëse akoma lë për të dëshiruar shërbimi dhe rrjeti, nuk ka ujë 20 orë, si dhe në shumë raste uji nuk është i pijshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.