The news is by your side.

Kostot e vërteta të një krize janë ato që nuk duken

Ekonomia ka humbur rrugën e saj dhe studimet, sado që janë shtuar këto kohë, duket sikur nuk kanë më rëndësi. Eshtë e lehtë të shihet se si po ndodh e gjitha, por për ta kuptuar, të menduarit e duhur ekonomik zhvillohet dy hapa përtej të dukshmes. Joekonomistët zakonisht nuk ndërmarrin asnjë nga këto hapa, ndërsa ekonomia moderne ka humbur aftësinë për të shkuar përtej të parit.

Kostot e vërteta të një krize përfshijnë të shkuarit përtej asaj që vihet re drejtpërdrejt. Frederic Bastiat dalloi në mënyrë të famshme ekonomistët e mirë nga ata “të këqij” nga aftësia e tyre (përkatësisht dhe paaftësia) për të parë “të fshehtën”. Ajo që ai nënkuptonte me këtë është se gjithmonë ekziston një kompromis. Teorizimi shoqëror nuk mund të shkojë askund pa këtë pasqyrë themelore.

Për Bastiat, kjo ilustrohet nga një dritare e thyer dhe një dyqani xhamash. Meqenëse dritarja ishte thyer, dyqani do të ketë më shumë punë. A nuk është kjo një gjë e mirë? Po, duke marrë parasysh vetëm atë që ne mund të shohim, kjo padyshim do të thotë më shumë biznes për xhamat dhe nga ana tjetër ndoshta edhe më shumë investim nga pronari në biznesin e tij, të blejë më shumë lëndë të parë, për shembull. Por duke vlerësuar këtë situatë nga një këndvështrim ekonomik, sipas Bastiat, duhet të marrim parasysh se çfarë do të kishte ndodhur ndryshe. Nëse do të konsiderojmë vetëm rezultatin e dritares së thyer, atëherë do të duket sikur shkatërrimi i gjërave do të ishte një investim i mirë. Ose, për ta thënë ndryshe, një luftë do të na bënte shumë më të prosperuar sesa paqja.

Bastiat thekson se nëse dritarja e dyqanit nuk do të ishte thyer, pronari do të kishte bërë diçka tjetër me ato para, mbase të blinte këpucë. Kështu duke thyer dritaren, biznesi i xhamave merr më shumë para, por këpucari merr më pak. Në të dy rastet do të ketë një shkëmbim. Pra, ne nuk mund të themi se thyerja e sendeve është më e mirë sepse çon në veprime të caktuara. Në fakt, është më keq, sepse blerësi (ose edhe “shoqëria”) humbet vlerën e dritares.

Por, megjithëse pikëpamja e Bastiat është e rëndësishme, nuk është e mjaftueshme për të menduar siç duhet për ekonominë. Në fakt, modelet moderne ekonomike dhe teorizimi i ekuilibrit bazohen në këtë shkëmbim ose kompromis. Marrja në konsideratë e “të padukshmes” ndryshon analizën dhe e bën shumë më të vështirë përmirësimin e gjërave. Dallimi midis ekonomisë moderne dhe mendimit të duhur ekonomik qëndron në marrjen e hapit tjetër pasi të keni mbërritur tek “të padukshmet”, pra tek të ashtuquajturat “të parealizuara.” Këto të fundit pronojnë se ekonomia është një proces gjithnjë e më i shpalosur i veprimeve.

Në mënyrë të veçantë, ekonomia janë të gjitha veprimet dhe ndërveprimeve tona të marra së bashku, por zgjedhjet tona (dhe veprimet tona) bëhen si reagim ndaj opsioneve me të cilat ne jemi prezantuar. Blerësi i dyqanit në shembullin e Bastiat kishte zgjedhjen midis zëvendësimit të dritares dhe blerjes së këpucëve. Por çfarë tjetër mund të ketë qenë, dhe çfarë tjetër do të kishte që të mos ishin për ndikimet e shumta specifike në zgjedhjet e njerëzve?

Kjo është e rëndësishme, sepse gjurmon “gjurmët” e veprimeve dhe ndryshimeve nëpër ekonomi me kalimin e kohës dhe pranon se ka më shumë se një tregti – që një zgjedhje ndikon në zgjedhjet e ardhshme të njërit apo të njerëzve të tjerë. Mund të argumentohet se çdo ndryshim i detyruar mund të ketë pasoja të mëdha në situata në dukje të palidhura me të. Por pse ato mundësi të tjera mbeten të parealizuara?

Përgjigja qëndron në kostot e vendosura diku në ekonomi, pasi ky është një sistem i integruar, ndaj një fenomen i caktuar diku mund të jetë për shembull rezultat i rregulloreve të tregtisë ndërkombëtare dhe marrëveshjeve tregtare në kombet e tjera. Ajo që duket se është një politikë ose rregullore me kosto të ulët në një vend, indirekt mund të ndikojë në opsione për popujt e largët dhe në këtë mënyrë edhe në kushtet e tyre. Kështu është e mundur që rregullat e brendshme në vendet në zhvillim janë shkak, ose edhe kontribuojnë në mungesën e zhvillimit ekonomik në vendet e tjera.

Këto janë shtrembërime të vërteta që duhet të merren parasysh për të kuptuar siç duhet funskionimin e gjërave. Arsyetimi i duhur ekonomik i njeh këto procese dhe efektet e tyre të mëdha e të rëndësishme. Ne mund të mos jemi në gjendje t’i gjurmojmë ato në detaje, ose t’i masim ato në mënyrë empirike, por ato duhet të merren parasysh kur studiojmë dhe përpiqemi të kuptojmë ekonominë. Ndaj mendimtarët e duhur ekonomikë ndërmarrin dy hapa përpara, nga të parët përtej të padukshmes e deri tek “të parealizuarat”.

/ Mises Institute

Leave A Reply

Your email address will not be published.