The news is by your side.

Kosova njëlloj si Shqipëria, ndalon lojrat e fatit, mbi 470 pika të mbyllura

Kosova ka ndaluar të gjitha lojrat e fatit, për dekadën e ardhshme, si një përpjekje për të goditur krimin pas vrasjeve që ndodhën javën e kaluar. Bastet, në veçanti për sportet, janë bërë shumë të popullarizuara gjatë viteve të fundit në Kosovë, pikërisht në një nga zonat më të varfëra në Europë, papunësia e së cilës prek rreth një të tretën e popullsisë.

Pasi miratoi ligjin në parlament, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kjo masë e ndërmarrë ndaj kompanive të lojrave të fatit,  kishte për qëllim “forcimin e sigurisë publike”.

“Ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arena të krimit që pretendojnë të marrin jetën e njerëzve,” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Pas këtij vendimi të marrë nga parlamenti, policia mbylli më shumë së 470 pika ku zhvilloheshin të lojërat e fatit në Kosovë. Ky veprim i kryeministrit,  vjen fill pas zbatimit të së njëjtës praktike në Shqipëri, për të ndaluar lojërat e fatit, një ligj që hyri në fuqi në janar dhe ka për qëllim ndalimin e krimit të organizuar dhe kurimin e sëmundjeve sociale si varësia ndaj këtyre lojrave dhe varfëria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.