The news is by your side.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur

Më 27 janar, ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë, zhvilluan një takim në Berlin për të rihapur linjën hekurudhore ndërmjet tyre, me ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, vetëm pak ditë pasi palët nënshkruan një marrëveshje për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd. Krahës saj, u nënshkrua sot në Munih edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidhë të dyja vendet.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga i dërguari i posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në prezencën e presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, të cilët në fjalën e rastit ranë dakord se pajitimi është rruga drejt zhvillimit ekonomik të vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se marrëveshja është një hap tjetër i përparimit pas dakordësimit për linjën ajrore Prishtinë-Beograd. Ai është shprehur: “Marrëveshja e sotme për hekurudha dhe autostrada është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres, vende pune, pra ajo ç’ka ju duhet njerëzve tanë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Kosova beson në lidershipin e presidentit Trump dhe administratën që gjatë gjithë kësaj periudhe po punon për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi. Kjo është rruga që duhet të ndjekim në të ardhmen dhe të mos mbetemi peng i të kaluarës së hidhur mes vendeve dhe popujve tanë”.

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka theksuar: “Kjo marrëveshje është e rëndësishme për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Jam i kënaqur që po shoh përparim dhe falënderoj Trump dhe Grenell në emër të Serbisë, sepse të gjithë e ndjejmë se nga kjo do të kemi një të ardhme më të mirë dhe do të sigurojmë paqen për dekadat e ardhshme”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.