The news is by your side.

Koreja djeg gjithë paratë cash. Tashmë pagesat vetëm me kartë

Përhapja e vazhdueshme e Coronavirusit po detyron institucionet në mbarë botën të rimendojnë shumë ndërhyrjen me anë të një mjeti të veçantë që kanë në dorë: paratë cash. Të premten, Banka Qendrore e Koresë së Jugut ka daklaruar se çdo lloj pagese me para në dorë do të ndalohen ose pezullohen për një afat të pacaktuar, pasi paraja, si objekt shkëmbimi ka qarkullimin më të lartë se çdo gjë tjetër dhe mund të shërbejë si mënyrë transmetimi i virusit. Të gjitha paratë cash aktuale është vendosur të digjen.

Kështu edhe Koreja po ndjek iniciativën e Kinës rreth pastrimit të thellë të parave potencialisht të infektuara. Në Kinë, më herët paratë u trajtuan me dritë ultravjollcë dhe temperatura të larta, ose në disa raste edhe u shkatërruan plotësisht. duke e shkatërruar atë. Paratë e trajtuara vijnë nga zona të infeksionit me rrezik të lartë, siç janë spitalet.

Ndërkohë, edhe muzeu i Louvre në Paris ka ndaluar përdorimin e parave të gatshme, në mesin e shpërthimit të virusit nëpër Europë. Vendimi i saj për të pranuar vetëm pagesa me karta krediti ishte pjesë e një përpjekjeje për t’i bërë punonjësit të ndihen më të qetë për t’u rikthyer në punë, sipas Associated Press.

Shqetësimet për paratë vijnë pasi numri global i njerëzve të infektuar nga koronavirusi po tejkalon 100,000 personat, kryesisht në Kinë. Për pasojë masat mund të nxisin miratimin e pagesave digjitale, teknologji e re e cila gjithësesi ka pasur një trend shumë të lartë dekadën e fundit. Opsionet e pagesave mobile dhe pa kontakt fizik, variojnë nga Apple Pay, Samsung Pay dhe Google Pay, ku konsumatorët përdorin telefonat inteligjentë ose smartwatches për të paguar në dyqane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.