The news is by your side.

Kompanitë që nuk ndalen! Po punësojnë aktualisht mijëra njerëz

Coronavirus ka zhvendosur në mënyrë drastike zakonet e blerjes në botë dhe bizneset po përshtaten me shpejtësi ndaj realitetit të ri pandemik. Shumë shitës me pakicë janë mbyllur, por konsumatorët vazhdojnë të grumbullohen nëpër farmaci apo dyqane ushqimore. Kërkesa për mallra dhe ushqime është rritur dhe shumë rrjete dyqanesh po punësojnë masivisht njerëz për të vazhduar më tej aktivitetin. Ja disa prej tyre:

CVS
CVS ka deklaruar se kërkon të mbushë gjithsej 50,000 vende pune me kohë të plotë apo të pjesshme në të gjithë SHBA, për pozicione të tilla si: ndihmësa nëpër dyqaneve, drejtues të ofrimit të shërbimit në shtëpi, punonjës të qendrave të shpërndarjes dhe profesionistë të klientëve. Në faqen e saj të internetit, zinxhiri i farmacive tha se punonjësit e rinj do të ndihmojnë në operacionet e punës së punëtorëve ekzistues dhe kompania po planifikon të punësojë shumë prej punonjësve të cilët u pushuan nga disa prej klientëve të saj të mëdhenj të biznesit, përfshirë Hilton dhe Marriott. CVS thotë se do të përdorë panairet virtuale të punës dhe intervistat virtuale gjatë procesit të marrjes në punë.

Walmart
Dyqanet ushqimore dhe shitësit me pakicë në internet janë përballur me një fluks klientësh që tani po detyrohen të kalojnë më shumë kohë në shtëpi për shkak të Coronavirusit. Si rezultat, Walmart, zinxhiri më i madh i dyqaneve ushqimore të vendit, po kërkon të përmirësojë zinxhirin e vet të furnizimit. Kompania planifikon të punësojë 150,000 punëtorë për pozicione me kohë të plotë ose të pjesshme në qendrat e saj të shpërndarjes në gjithë Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, ajo po përshpejton procesin e marrjes në punë dhe aplikantët mund të “punësohen dhe të fillojnë të punë … në sa më pak se 24 orë”, sipas faqes së internetit të Walmart.

Instacart
Instacart kërkon të punësojë qindra mijëra punonjës për të përmbushur kërkesën e madhe për dërgesa ushqimore, pasi miliona njerëzve po iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi. Kompania tha se dëshiron të punësojë 300,000 punonjës në shërbimit të plotë në Amerikën e Veriut gjatë tre muajve të ardhshëm dhe ata do të trajtohen si kontraktues të pavarur.

Amazon
Amazon ka parë një boom të papritur në biznes tani që urdhërat për izolim në të gjithë vendin kanë nxitur shumë amerikanë të blejnë në internet. Kompania po planifikon të punësojë deri në 100,000 njerëz në mbarë vendin për pozicione me kohë të plotë dhe të pjesshme në qendrat e saj. “Ne gjithashtu e dimë që shumë njerëz janë ndikuar ekonomikisht pasi punët në fusha si shërbimet, restorantet dhe udhëtimet janë mbyllur si pjesë e kësaj krize.” tha kompania në një deklaratë në faqen e saj të internetit. “Ne duam që ata njerëz ta dinë se i mirëpresim ata në ekipet tona derisa gjërat të kthehen në normalitet dhe punëdhënësi i tyre i kaluar të jetë në gjendje t’i marrë ata sërish në punë.”

Kompanitë Albertsons
Albertsons, kompania mëmë për Albertsons, Safeway, Randalls, United Supermarkets dhe disa zinxhirëve të tjerë të shitjes me pakicë të ushqimit dhe ilaçeve dëshiron të punësojë rreth 30,000 punonjës të rinj për të vazhduar me rritjen e kërkesës. Një zëdhënës për konglomeratin e shitjes me pakicë tha se pozicionet e reja përfshijnë detyrat për shoferë shpërndarjeje, qendrat e inventarit dhe qendrën e mbledhjes së porosive.

Leave A Reply

Your email address will not be published.