The news is by your side.

Kompanitë ajrore heqin përfundimisht nga qarkullimi shumë nga avionët e tyre

Lufthansa, një nga grupet më të mëdha ajrore të Europës, është duke zvogëluar përgjithmonë madhësinë e flotës së saj dhe duke mbyllur shum nga vendet e punës, ndërkohë që paralajmëron se sektorit të aviacionit do t’i duhen vite për t’u rikuperuar nga pandemia Coronavirus.

Grupi i linjave ajrore, i cili zotëron transportuesit kombëtar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Belgjikë, tha në një deklaratë të martën se do të heqë nga qarkullimi përgjithmonë të paktën 43 avionë, rreth 6% të flotës së tij.

Vlerësimi i Lufthansa gjithashtu shton se “do të duhen muaj deri sa të hiqen plotësisht kufizimet globale të udhëtimit dhe të kalojnë vite derisa kërkesa për udhëtime ajrore në të gjithë botën të kthehet në nivelet e para krizës”. Bazuar në këtë fakt, ajo ka vendosur për “masa të gjera për të zvogëluar kapacitetin e operacioneve të fluturimit dhe administrimit afatgjatë”.

Ndalimet e fluturimit dhe bllokimet në mbarë Europën po kërcënojnë për linja ajrore në faliment në të gjithë botën. Transportuesit kanë hequr nga qarkullimi mijëra aeroplanë, duke pezulluar oraret e fluturimeve afatshkurtra dhe duke i vendosur punëtorët në pushim të papaguar.

Në Lufthansa, 13 avionë Airbus dhe pesë Boeing 747-400 do të hiqen përgjithmonë, ndërkohë që 11 Airbus A320 janë tërhequr nga operacionet e transportit të shkurtër. Këto veprime sipas kompanisë do të zvogëlojnë kapacitetin në qendrat e Lufthansa-s në Frankfurt dhe Mynih, tha kompania.Madhësitë e flotës gjithashtu do të zvogëlohet përgjithmonë edhe në Lufthansa Cityline, një transportues rajonal që operon me fluturime drejt destinacioneve turistike, si dhe në Austrian Airlines dhe Brussels Airlines. Linjat Ajrore Ndërkombëtare Zvicerane do të rregullojnë madhësinë e flotës së tyre duke vonuar dërgesat e aeroplanëve të rinj dhe potencialisht largimin e avionëve të vjetër përpara afatit.

Kompania gjithashtu bëri me dije se do të organizojë bisedime me sindikatat dhe këshillat e punëtorëve, për të diskutuar “modelet e reja të punësimit në mënyrë që të mbajnë sa më shumë punëtorë që të jetë e mundur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.