The news is by your side.

Komisioni i Venecias delegacion në Tiranë. Diskutim për “antishpifjen”

Mbërrin sot në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias. Gjatë një vizite dy ditore në Shqipëri, në agjendën e delegacionit përfshihen takime me autoritetet më të larta shtetërore dhe drejtuesit kryesorë politikë, ku siç bëhet me dije, tema diskutimi pritet të jenë kërkesa e presidentit Meta për Gjykatën Kushtetuese dhe rishikimi i paketës antishpifje, çështje të deleguara tashmë tek Komisioni.

Nga agjenda e deritanishme bëhet me dije se sot delegacioni ka takuar kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi dhe gjithashtu pritet një takim me presidentin Meta dhe Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca. Takime të tjera shtetërore ende nuk janë konfirmuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.