The news is by your side.

Komisioneri Europian: Fondi 15 mln euro i BE për të prekurit nga tërmeti është vetëm fillimi

Në një kohë që vëmendja është përqëndruar tek rindërtimi i banesave të shembura nga tërmeti në Durrës, solidarizimi dhe ndihma ndaj tyre vazhdon. Mijëra familje kanë mbetur të pastreha dhe organizatat vendase apo ndërkombëtare dhe shtetet e tjera kanë akorduar shumë parash si fonde ndihme për rindërtimin e shtëpive të shembura ose të dëmtuara rëndë.

Nga Vora, në një vizitë në kampin ku janë sterhuar disa nga familjet e prekura nga tërmeti, komisioneri europian, Janez Lenarčič ka theksuar gjithashtu angazhimin e KE në ndihmë të Shqipërisë, pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Lenarçiç deklaroi se Bashkimi Europian nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë në këtë situatë. Madje BE ka akorduar deri tani një fond prej 15 milion eurosh, për të cilin komisioneri është shprehur se është vetëm ndihma e parë dhe pritet të rritet në vazhdim.

Lenarçiç ka thënë: “Më lejoni që t’ju siguroj që Bashkimi Europian do të vazhdojë të jetë krah jush. Kjo pasi Shqipëria është pjesë e Europës dhe ju jeni një vend kandidat, ndaj ne nuk do t’ju lejmë. Si përfundim, më lejoni t’ju them, siç ka deklaruar edhe presidentja e Komisionit Europian, se KE ka vënë një shifër prej 15 milion eurosh, e cila është vetëm pjesa e parë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.