The news is by your side.

Koflikti tregtar Japoni- Kore e Jugut, mund të paralizojë tregun global të kujtesave kompjuterike

Një mosmarrëveshje tregtare  midis Japonisë dhe Koresë së Jugut mund të ndikojë disa nga firmat kryesore të teknologjisë, duke penguar importet e pjesëve të memorieve kompjuterike për smartphone. Kjo pasi në 1 Korrik, Japonia njoftoi kontrolle më të rrepta eksportit në Korenë e Jugut për tre materiale kryesore – poliamide fluoreshente, fotoresistë dhe fluorid hidrogjeni – të cilat janë një përdorim thelbësor tek çipat e kujtesës së pajisjeve mobile dhe qarqeve gjysmëpërçues të kompjuterave.

Duket se konflikti daton shumë më herët se sa kaq! Kohët e fundit një gjykatë në Korenë e Jugut ka marrë vendimin se Japonia duhet të dëmshpërblejë punëtorët koreanë të Luftës së Dytë Botërore dhe me sa duket kontrollet e shtuara mbi eksportet koreane shihen si një hakmarrje e fundit nga Japonia.

Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Japonisë, Yoshihide Suga  mohoi se çështjet ishin të lidhura ndërkohë që  Hiroshige Seko, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë u shpreh se kotrollet e shtuara po aplikohen për ngritjen e marrëdhënieve të besueshme me Korenë e Jugut, megjithatë procesi po bëhej i vështirë.  

Në tremujorin e parë të këtij viti, Shoqata e Tregtisë Ndërkombëtare në Kore (KITA) u shpreh se firmat në vend kanë pasur 94% të poliamidave fluoreshente, 92% të fotoresisteve dhe 43.9% të flouridit të hidrogjenit nga Japonia. Megjithatë kontrollet e eksportit duket se janë një problem i madh për firmat koreane Samsung dhe SK Hynix, të cilat kontrollojnë mbi 63% të tregut global të kujtesave kompjuterike.

Presidenti i Koresë së Jugut, referuar situatës u shpreh  se kontrollet  ishin një “goditje për ekonominë” dhe mund të prishin furnizimet globale të çipave të memories. Ai gjithashtu theksoi faktin se qeveria  po punonte me vendosmëri ekstreme për tërheqjen e kufizimeve të pajustifikuara të eksportit të Japonisë. Madje presidenti u takua në Seul edhe me përfaqësues të biznesit, duke përfshirë Samsung dhe LG. Në një deklaratë për CNN, përfaqësues nga Samsung u shprehën se ishin “duke vlerësuar situatën aktuale dhe duke shqyrtuar një numër masash për të minimizuar ndikimin në prodhim”.

Ndërsa Japonia dhe Koreja e Jugut janë pjesë e një marrëdhënie kyçe të sigurisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara kundër Koresë së Veriut, historia e kolonializmit japonez në gadishull ka shkaktuar probleme edhe në të kaluarën. Pas njoftimit të kontrolleve të eksportit, koreano-jugorët kanë bërë thirrje për një bojkot të produkteve japoneze të konsumit apo udhëtimeve drej shtetit, madje me më shumë se 36,000 nënshkrime të një peticioni drejtuar qeverisë, kërkohen  veprime hakmarrëse kundër Tokios.

/ Përshtatur nga The Guardian

Leave A Reply

Your email address will not be published.