The news is by your side.

Kobe Bryant jashtë basketbollit. Perandoria që legjenda e sportit la pas…

Bota e sportit humbi të dielën një nga legjendat më me emër të historisë, Kobe Bryant, trashëgimia e të cilit shtrihet edhe përtej fushën e basketbollit. Ai ishte gjithashtu i njohur për botën e biznesit si një krijues markash;  investitor; trajner dhe themelues i shumë bizneseve. E megjithatë Bryant u shua të dielën, së bashku me të bijën 13 vjeçare, një yll i ri në ngjitje, edhe ajo në basketboll si i ati, në një përplasje me helikopter në Calabasas, California në moshën 41 vjeç.

Por përtej sportit, Bryant diversifikoi karrierën e tij duke u futur në botën e sipërmarrjes edhe para se të largohej nga NBA. Në vitin 2013, ai bashkë-themeloi firmën e kapitalit Bryant Stibel së bashku me themeluesin e Web.com Jeff Stibel. Në krijimin e kompanisë, Bryant ndoqi modelin e një sërë legjendash të tjera të sportit që kanë qenë në gjendje të shndërrojnë aftësitë në sukses edhe të biznesit. Mbrojtësi i NBA, Earvin “Magic” Johnson ishte ndër të parët që e bëri këtë në 1987, kur themeloi firmën e investimeve Magic Johnson Enterprises, e cila investoi në një numër biznesesh të konsiderueshme, përfshirë Starbucks dhe aeroportin LaGuardia të New York-ut.

Firma e Bryant tani ka asete me vlerë prej më shumë se 2 miliard dollarë dhe investime në dhjetëra kompani teknologjike, media apo institucione kërkimore. Bryant Stibel gjithashtu ka edhe të paktën 10 negociata të suksesshme me gjigandë globalë, përfshirë Dell dhe Alibaba. Ajo gjithashtu ka investime në Fortnite, krijuesit Epic Games, ndërmarrjen e pagesave digjitale Klarna dhe firmën e produkteve shtëpiake The Company Honest.

“Sigurisht shoqëria duhet të ketë sipërmarrës të fuqishëm. Kjo është ajo ku njerëzit përqëndrohen dhe frymëzohen, ndaj është e rëndësishme që ata t’i bëjnë sipërmarrjet e tyre të suksesshme dhe fitimprurëse, apo jo? Por është gjithashtu e rëndësishme që të jenë njerëz të mirë. Të shfrytëzojnë mundësitë, të kenë marrëdhënie të shkëlqyera me investitorët, klientët, punonjësit dhe këdo tjetër, për t’i ndihmuar ata të rriten dhe për t’i vendosur edhe ata në pozita ku mund të jenë të suksesshëm.” do të shprehej Bryant në një intervistë.

Përveç biznesit në fjalë, Bryant fitoi miliona dollarë edhe në investimin e tij në pijen sportive Body Armor, e cila në vitin 2018 u rrit aq shumë sa konkurronte tashmë me Coca Cola-n. Reputacioni i Bryant si një yll sporti dhe themelues markash të njohura ka qenë një nga çelësat e suksesit të portofolit të tij.

“Kur Kobe vendos vulën e tij të miratimit në diçka ose hyn në një partneritet me dikë tjetër, bota e sportit dhe të gjithë në të gjithë spektrin e industrisë sportive fillojnë të mbajnë shënime. Ai është aq i vlefshëm, sa ka një mënyrë që shumica, edhe me shumë përvojë, thjesht nuk e perceptojnë dot.” u shprehën themeluesit e markës skincare Art of Sport, Brian Lee dhe Matthias Metternich në një deklaratë në lidhje me zhvillimin e kompanisë në faqen e internetit të Bryant Stibel, vetëm pak përpara së dielës që do i merrte jetën yllit të basketbollit.

Në vitin 2016, Bryant themeloi Granity Studios, një kompani mediatike që përqendrohet në transmetime rreth botës së sportit. Përmes kësaj kompanie, ylli i basketbollit prodhoi edhe një film të shkurtër të quajtur “Dear Basketball”, i cili fitoi Academy Award për filmin më të mirë të shkurtër të animuar në vitin 2018. Granity ka lëshuar gjithashtu një seri librash për të rriturit e të rinj, së bashku me autobiografinë e Bryant, ” Mentaliteti i Mamba: Si luaj unë ”.

Bryant, i njohur në basketboll si “Black Mamba”, filloi të ndërtojë markën e tij si mbështetës i Nike. Bryant fillimisht nënshkroi një marrëveshje me Nike në 2003. Ai ishte një nga një grup elitar i lojtarëve të NBA që nënshkruan me markën atë vit, duke përfshirë LeBron James dhe Carmelo Anthony. Kjo ndihmoi kompaninë e këpucëve të forcojë pozicionin e saj në botën e basketbollit për dy dekadat e ardhshme pas daljes në pension të Michael Jordan në 2003.

Ndërsa suksesi i Bryant u rrit, kështu bëri edhe partneriteti i tij me Nike. Marka prodhoi linja të shumta të këpucëve dhe veshjeve Kobe. Në vitin 2017, kompania nxorri në skenë Bryant, së bashku me CEO-n e atëhershëm Mark Parker në takimin e tij vjetor të investitorëve për të festuar fillimin e strategjisë së re të biznesit të Nike.

Partneriteti i Nike me Bryant dhe “Los Angeles Boys and Girls Club” u vulos në 2017-ën me nisjen e një kampionati basketbolli të të rinjve, të quajtur Mamba League, për t’i dhënë qindra fëmijëve akses falas në këtë sport. Më vonë, Bryant krijoi pastaj Akademinë e Sporteve Mamba, për të ofruar trajnime dhe para së gjithash një stil jetese në të gjitha nivelet, në një numër sportesh. Madje edhe të dielën, kur helikopteri u rrëzua, ai ishte nisur për një lojë Akba Sportive Mamba.

“Ne jemi të shkatërruar nga lajmi tragjik dhe shprehim dhimbjen tonë më të thellë për të afërmit e tij, veçanërisht familjen dhe miqtë.Ai ishte një nga sportistët më të mëdhenj të brezit të tij dhe ka pasur një ndikim të paçmuar në botën e sportit dhe komunitetin e basketbollit. Ai ishte një anëtar i dashur i familjes Nike dhe do të na mungojë pafund. Mamba përgjithmonë.” tha Nike në një deklaratë të dielën.

Bryant gjithashtu u përfshi edhe në përpjekjet e NBA për të zgjeruar audiencën e saj përtej Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Kinë. Në vitin 2015, ai ka punuar me Alibaba Group për të nxjerrë në treg dokumentarin e yllit të basketbollit “Kobe Bryant’s Muse” përmes TV Tmall Magic Box në Kinë. Marrëveshja përfshinte gjithashtu punën për të krijuar një platformë të re të mediave sociale “duke hapur rrugë të reja për të lidhur të rinjtë e Kinës direkt me Kobe dhe filozofitë e tij”, siç theksonte edhe njoftimi për shtyp nga Alibaba, kur partneriteti u zyrtarizua. Për më tepër, edhe tani kompania shet një numër produktesh të markës Kobe në platformën e saj të shitjes me pakicë.

Bryant gjithashtu kishte nënshkruar marrëveshje me një numër të markash të tjera përgjatë karrierës së tij, duke përfshirë McDonald’s, Sprite, Nintendo dhe Turkish Airlines. Pa të, basketbolli, sipërmarrja dhe gjithë bota është më e varfër!

Leave A Reply

Your email address will not be published.