The news is by your side.

KE akordon 2.5mln euro investime për bizneset e Ballkanit Perëndimor

Do të krijohej në Gusht të 2015 Forumi i Investimeve të Dhomave të Tregtisë CIF WB6, një organizim me përbërje nga dhoma e tregtisë së Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kroacisë me mbështetjen e Odës Ekonomike Federale të Austrisë dhe Shoqatës së Dhomave Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë. Me qëllim kryesor, zhvillimin e një platforme të përbashkët për nxitjen e investimeve, CIF WB6 synon bashkëpunimin rajonal për të krijuar një destinacion produktiv investimi për  bizneset e huaja.

Kështu nëpërmjet zgjidhjeve inovative dhe përdorimin e teknologjisë me qëllim nxitjen ekonomike, synohet që palët të bashkëpunojnë në zhvillimin e strategjive ekonomike të zinxhirëve të vlerave, transferimin e përvojës dhe rritjen e gjelbër të ekonomive përkatëse. Pikërisht në kuadër të programit CIF WB6, Komisioni Europian ka planifikuar së fundi një shumë prej 2.5 milionë euro, akorduar për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen ekonomike të ndërmarrjeve të vogla e të mesme në vendet e rajonit.

Projekti  synon të mundësojë mbështetje financiare për më shumë se 1,200 njësi biznesi nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë tre viteve të ardhshme. Qëllimi lidhet me përmirësimin e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese, mundësinë që këto subjekte të bëhen furnizues të korporatave shumëkombëshe dhe aftësinë e tyre për të tërhequr më tepër investime të huaja dhe fonde nga BE.

“Ky investim vjen në kuadër të bindjes së Unionit se integrimi i fuqishëm ekonomik i Ballkanit Perëndimor është një hap përpara për rajonin në procesin e pranimit në BE dhe shihet si një kontribues për pasjen e biznesve më efikase dhe ofrimin e një cilësie më të mirë jetese.” –kështu është shprehur Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane, referuar projektit në fjalë.

/ Përshtatur nga Revista Monitor

Leave A Reply

Your email address will not be published.