The news is by your side.

Katër teknika të thjeshta për të mbajtur mend gjithçka që mësoni

Dikur Aristoteli e krahasoi kujtesën e njeriut me një pllakë dylli në një fazë të nxehtë dhe të përpunueshme, por më pas ftohet dhe bëhet e ngurtë dhe e vështirë për t’u formuar. Për një kohë të gjatë, kjo ishte pikëpamja mbizotëruese e aftësisë sonë për të mësuar, domethënë kur jemi të rinj, trurin tonë e kemi në gjendjen primare të të mësuarit, por teksa plakemi, e kemi gjithnjë e më të vështirë të fitojmë aftësi të reja. Në terma laikë: Ju nuk mund t’i mësoni një qeni të vjetër stile të reja … apo jo?

Një studim i kohëve të fundit e ka vënë në pikëpyetje këtë besim të gjatë, duke treguar se faktorë të tjerë, siç është besimi i një personi të moshuar në aftësinë e tij për të mësuar, janë gjithashtu në lojë. Pra, nëse ndalojmë së menduari se shkathtësia e trurit tonë po gërryhet nga koha, ne mund të jemi vërtet në gjendje të mësojmë diçka. Dhe në ekonominë e sotme që bazohet në dije, në të cilën kapaciteti për të fituar dije të reja është më i çmueshëm se kurrë, ky është një lajm i shkëlqyer për sipërmarrësit që po kërkojnë që ta bëjnë veten dhe ekipet e tyre më konkurues.

Si një CEO, unë lexoj botime dhe bloge industriale çdo ditë, plus të paktën një libër jo fantashkencë në çdo kohë. Punësoj konsulentë të klasit botëror, të cilët i mbajnë punonjësit tanë të përditësuar mbi mjetet dhe strategjitë më të fundit dhe kemi qenë në gjendje të bëjmë progres marramendës në fusha ku konkurenca jonë kishte nevojë për shtytje.

Megjithatë, dedikimi ndaj të mësuarit ishte vetëm hapi i parë. Aktivitetet metakonjitive siç është të menduarit për mendimin e dikujt në formën e reflektimit, planifikimi dhe monitorimi mund ta lehtësojnë në mënyrë domethënëse të mësuarit gjithashtu. Me të gjitha këto në mendje, unë doja të ndaja disa teknika personale dhe të mbështetura nga studime për t’u shndërruar në një nxënës dijeje afatgjatë.

Por së pari, dua t’iu jap bindjen se pse të mësuarit mund të jetë aseti juaj më i vlefshëm.

1. Filloni me përsëritjen

Nuk ka rëndësi nëse po mësoni të luani në saksofon apo po studioni një gjuhë të huaj, shkalla e përsëritjes apo rishikimi i fjalorit tuaj është rruga e vetme drejt mjeshtërisë. Praktika dhe përsëritja janë perfekte. Ka një shpjegim shkencor pse kjo gjë funksionon. Përsëritja rrit mielinën, një shtresë yndyrore, përreth aksiomave që lidhin neuronet e trurit tonë. Sa më shumë mielinë, aq më shpejt punojnë neuronet tona dhe aq më mirë ne mësojmë diçka.

Siç rezulton, duke e menaxhuar përsëritjen tonë, në vend që ta mbledhim në një seancë, është edhe më efektive. Duke demonstruar fuqinë e përsëritjes, Gabriel Wyner, autori i ‘Si të mësojmë çdo gjuhë dhe të mos e harrojmë kurrë,’ shkruan:

“Në një periudhë katër mujore, të praktikohesh për 30 minuta në ditë, mund të mësosh dhe posedosh informacionin që është i shkruar në 3,600 pusulla me një saktësi që varion nga 90 deri në 95 %. Këto pusulla mund të të mësojnë një alfabet, gramatikë, madje edhe të shprehurit. Dhe mund ta bëjnë këtë gjë pa u bërë të mërzitshme sepse janë gjithmonë mjaftueshëm sfiduese për të mbetur interesante dhe argëtuese.”

Pra jo vetëm nxisim të mësuarit tonë, por ne gjithashtu shmangim rënien e entuziasmit, të njohur si mërzi.

Për të përdorur këtë teknikë të të mësuarit, filloni të vendosni një program menaxhues studimi. Më pas unë do t’iu rekomandoja që të zgjidhni një metodë për të ruajtur dhe organizuar informacionin. Në kohët e shkuara, kjo nënkuptonte pusullat, por ne sot kemi programe mobile si Evernote apo SuperMemo. Dhe mos harroni të testoni veten në mënyrë periodike. Gjurmimi i progresit tuaj do të nxisë motivimin tuaj që të vazhdojë.

2. Merrni kohë për të reflektuar

Reflektimi mund të jetë shumë i vlefshëm ndaj të mësuarit dhe përmirësimit të performancës tuaj. Profesoresha e Harvardit, Francesca Gino dhe kolegët e saj zbuluan se punonjësit që kalojnë 15 minuta në ditë duke reflektuar mbi ato që kanë mësuar kishin një performancë 23 % më të lartë 10 ditë më pas se sa ata që nuk reflektonin.

Përveçse konsolidimit të asaj çfarë tashmë dimë, reflektimi gjithashtu ndihmon në krijimin e ideve të reja. Unë kam patur disa nga idetë më të mira për produkte kur nuk kam qenë në punë. Gjatë stërvitjes së mëngjesit ose në një shëtitje pas dreke, unë kam gjetur zgjidhje perfekte për një problematikë që ka qene duke më shqetësuar për javë të tëra.

Siç shpjegon psikologu, Scott Barry Kaufman: “Idetë tona më kreative nuk vijnë kur ne jemi të përqendruar me vetëdije mbi problemin. Indiciet më të mëdha vijnë nga ndërveprimi me njerëz, fitimi i eksperiencës dhe nga lejimi që ne i japim mendjes për të lidhur detajet.” Në fakt, Kaufman zbuloi se 72 % e njerëzve i marrin idetë e reja… ku tjetër, veçse në dush. Këto “ide dushi” janë si rezultat i reflektimit, teksa truri ynë bën lidhjet mes informacioneve që ne i kemi konsumuar tashmë. Ja pse unë i inkurajoj punonjësit që t’i shfrytëzojnë ditët e tyre të pushimit. Pas një kohe të mirë pushimi, ata kthehen në zyrë më të energjizuar dhe shpeshherë me një mprehtësi më të madhe.

3. Thjeshtësoni të mësuarit

Unë jam i sigurt se mësuesit janë dakort që mënyra më e mirë për të mësuar diçka është t’ia shpjegosh dikujt tjetër. Ja pse hapi i parë në formulën e të mësuarit të fizikantit nobelist Richard Feynman është: Mësoja një fëmije. Ose të paktën skiconi një plan se si do ia shpjegonit një fëmije. Siç tha njëhërë Feynman: “Nëse nuk mund ta shpjegoni me terma të thjeshtë, atëhere nuk e kuptoni.”

Nëse përpiqeni ta thjeshtoni një koncept në terma të përditshëm, do ta kuptoni shumë shpejt nëse e dini me të vërtetë apo keni boshllëqe në dije. Dhe kur të hasni në këto boshllëqe, teknikat e Feynman sugjerojnë të ktheheni te materiali burim dhe të rimësoni atë që nuk dini.

Kur gruaja ime ishte shtatzënë me fëmijën tonë të dytë, unë vendosa të marr tre muaj leje prindërimi. Për ta bërë këtë gjë mua më duhej të delegoja një pjesë të madhe të përgjegjësive të mia te punonjësit e mi. Disa muaj përpara se të merrja lejen unë fillova t’i shoqëroj kolegët e mia

përmes çdo detyre hap pas hapi. Shumë shpejt e kuptova se teksa i mësoja ata që të bënin punën time, unë po përforcoja aftësitë e mia, si dhe po njihja zonat ku unë kisha nevojë të përmirësohesha.

4. Përcilleni atë që mësoni.

Mendoj se të gjithë jemi dakort se Elon Musk ka një aftësi të jashtëzakonshme në përvetësimin e dijes. Nga softëaret dhe energjia në transport dhe aerohapësirë, CEO i kompanisë së raketave është një polimat i vërtetë, apo ekspert në fusha të ndryshme. Por rangu i gjerë i dijes së Musk është në fakt një pjesë integrale e aftësisë së tij për të mësuar sepse nëse marrim atë çfarë ne studiojmë në një kontekst dhe ta aplikojmë në një tjetër ndihmon në thellimin e të kuptuarit të të dy konteksteve. Është një teknikë që quhet përcjellja e dijes dhe bazuar në intervistat e Musk ai përdor një proces prej dy hapash.

Së pari, ai e shpërbën dijen në parimet thelbësore të saj. Më pas ai e rindërton në një fushë të re. Le të themi që po studioni italisht, por gjithashtu doni që të bëheni një kuzhinier më i mirë. Mund që të ndiqni një kurs gatimi, ose mund të ndiqni një kurs gatimi në italisht. Gjasat janë, që do të jeni në gjendje të përvetësoni më mirë italishten si dhe të bëni spaghetti bolonjeze. Një avantazh tjetër i të qënurit një polimat është se mund të shpjerë në inovacion.

Sipërmarrësit dhe organizatat e tyre kanë shumë për të përfituar duke u angazhuar ndaj të mësuarit të vazhdueshëm, por në një nivel personal, mendoj se kjo qasje gjithashtu krijon një eksperiencë pasurimi ditor të vlerave tuaja. Mjafto të keni vetëbesimi dhe mund t’i mësoni çdo qeni një stil të ri.

/ Burimi: Entrepreneur

Shaqir Sulaj

Leave A Reply

Your email address will not be published.