Lajme Shkurt – Atlasi http://atlasi.al Harta e Ideve Sun, 25 Aug 2019 09:46:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.1.1 http://atlasi.al/wp-content/uploads/2018/10/cropped-probiznes-32x32.png Lajme Shkurt – Atlasi http://atlasi.al 32 32 Ndahet nga jeta David Koch – filantropi miliarder dhe financuesi politik në SHBA vdes në moshën 79 vjeçare pas një beteje me kancerin. http://atlasi.al/ndahet-nga-jeta-david-koch-filantropi-miliarder-dhe-financuesi-politik-ne-shba-vdes-ne-moshen-79-vjecare-pas-nje-beteje-me-kancerin/ http://atlasi.al/ndahet-nga-jeta-david-koch-filantropi-miliarder-dhe-financuesi-politik-ne-shba-vdes-ne-moshen-79-vjecare-pas-nje-beteje-me-kancerin/#respond Fri, 23 Aug 2019 18:29:49 +0000 http://atlasi.al/?p=17014 David Koch, industrialisti miliarder dhe një nga njerëzit më të pasur në botë që për shumë vite ka qenë një aktivist politik dhe një financues i partisë Republikane ka ndërruar jetë ditën e sotme. Zëvendës shefi ekzekutiv i Koch industries ishte 79 vjeç dhe vuante nga kanceri.  “Burime të afërta me familjen kanë njoftuar se […]]]>

David Koch, industrialisti miliarder dhe një nga njerëzit më të pasur në botë që për shumë vite ka qenë një aktivist politik dhe një financues i partisë Republikane ka ndërruar jetë ditën e sotme. Zëvendës shefi ekzekutiv i Koch industries ishte 79 vjeç dhe vuante nga kanceri.

 “Burime të afërta me familjen kanë njoftuar se David Koch ka ndërruar jetë,” tha në një postim në Twitter gazetarja e New Yorker Jane Mayer. CBS News konfirmoi vdekjen e tij pak momente më vonë. Detajet e tjera për kohën, vendin dhe shkakun e vdekjes së tij ende nuk janë bërë me dije.

Së bashku me vëllain e tij Charles, ai ishte i mirënjohur për ndërtimin e një rrjeti të gjerë politik, i cili u bë i famshëm me emrin “Kochtopus” për shkak se tentakulat e tij arrinin shumë larg në mbështetje të kauazave konservative. Ata themeluan një grup të vogël qeveritar kundër taksave të njohur si  Americans for Prosperity.

“U mësova që në moshë të re se përfshirja në diskutimet publike ishte një detyrë qytetare,” shkruajti David Koch në një editorial të vitit 2012 për New York Post.

 “Secili prej nesh herë pas here ka një të drejtë, ose më saktë një përgjegjsi që të bëjë me dije për pikëpamjet e tij ose të saj komunitetin përreth që të mundësojë një formim më të mirë të rrethanave ekzistuese. Është e vërtetë që ne mund të mos marrim gjithmonë atë që duam, por shkëmbimi i ideve e përmirëson kombin në këtë proces.”

Vëllezërit ishin të renditur si të njëmbëdhjetët në listën e më të pasurve të botës, sipas Forbes. Në një deklaratë të lëshuar sot, Charles tha: “Me zemër të rënduar, njoftoj se vëllai im David ka ndërruar jetë.” “Cilido që ka punuar me David me siguri që e ka përjetuar personalitetin e tij prej gjigandi dhe pasionin e tij për jetën.”

 “Kur Koch u diagnostikua me kancer 27 vite më parë, atij iu tha që kishte dhe 5 vite jetë. Charles tha: “Davidit i pëlqente të thoshte se kombinimi i doktorëve brilantë, kujdesit të mirë mjekësor dhe kokëfortësisë së tij do të mundësonte që kanceri të rrinte larg tij. “Ne të gjithë jemi falenderues që ai ia doli sepse ai ishte në gjendje të prekte aq shumë jetë njerëzish në vitet që pasuan.”

David Koch dhuroi 80 milionë paund në vitin 2007 për të krijuar David H. Koch Institute, për të krijuar një studim integrues mbi kancerin në Institutin e Teknologjisë së Masaçusets. Ai gjithashtu i dhuroi miliona universitetit Johns Hopkins në Baltimorë, qendrës së kancerit Memorial Sloan-Kettering ne New York, M.D. Anderson në Houston dhe në institute të tjera.

Muzeu kombëtar i historisë së natyrës Smithsonian i vuri emrin në nder të tij një dege të dedikuar historisë së evolucionit në rreth 6 milionë vite. David Koch dhuroi 12 milionë paund për të financuar një ekspozitë prej 15 mijë metrash katror.

“Programi ka fuqinë që të ndikojë në mënyrën se si ne e shohim identitetin tonë si njerëz, jo vetëm sot, por edhe për brezat e ardhshëm,” tha ai në një deklaratë të asaj kohe.

/Burimi: The Irish Sun                                                               


]]>
http://atlasi.al/ndahet-nga-jeta-david-koch-filantropi-miliarder-dhe-financuesi-politik-ne-shba-vdes-ne-moshen-79-vjecare-pas-nje-beteje-me-kancerin/feed/ 0
Banka Qendrore Europiane po planifikon një paketë stimuluese http://atlasi.al/banka-qendrore-europiane-po-planifikon-nje-pakete-stimuluese/ http://atlasi.al/banka-qendrore-europiane-po-planifikon-nje-pakete-stimuluese/#respond Fri, 23 Aug 2019 13:22:03 +0000 http://atlasi.al/?p=17012 Politikbërësit e Bankës Qendrore Europiane janë të shqetësuar se rritja ekonomike është edhe më e dobët nga ç’është menduar më parë. Për këtë arsye një paketë masash mund të jetë mënyra më e mirë për të luftuar rënien ekonomike, treguan raportet e takimit të 25 Korrikut ditën e enjte. Me rritjen ekonomike dhe inflacionin që […]]]>

Politikbërësit e Bankës Qendrore Europiane janë të shqetësuar se rritja ekonomike është edhe më e dobët nga ç’është menduar më parë. Për këtë arsye një paketë masash mund të jetë mënyra më e mirë për të luftuar rënien ekonomike, treguan raportet e takimit të 25 Korrikut ditën e enjte.

Me rritjen ekonomike dhe inflacionin që po ngadalësohet prej muajsh, presidenti i BQE ka premtuar më shumë stimuj në muajin Shtator dhe një rrjedhje e të dhënave ogurzeza vetëm sa e ka përforcuar variantin për nevojën e politikave lehtësuese.

Raportet e takimit treguan mundësitë që paraqiten në tavolinë për BQE përfshirë një kombinim të uljes së normave të interesit, blerjes së aseteve dhe ndryshimet në udhëzimet e normave të interesit.

Banka gjithashtu mund të ofrojë më shumë mbështetje për sektorin bankar që mund të përcillet nëpërmjet politikave lehtësuese për ekonominë reale. “Pikëpamja trajton se opsione të ndryshme duhet të shihen si një paketë, si një kombinim instrumentash me përplotësueshmëri domethënëse dhe sinergji,” tha BQE.

 “Eksperienca ka treguar se një paketë, siç është kombinimi i uljes së normave dhe blerja e aseteve, ishte më efektive se një sekuencë aksionesh selektive,” shtoi banka. Normat shumë nivelëshe të depozitave mund të jenë ndër masat më kontradiktore që po merren nën shqyrtim.

Disa politikbërës argumentuan se normat negative të interesit po rrisnin presionin në sektorin bankar, ndërsa të tjerë paralajmëruan për pasojat e paqëllimshme të një ndryshimi të tillë në politika.

Me Draghi që do ia kalojë postin Christine Legarde në fund të Tetorit, ai ka vetëm dy takime politikash të mbetura në prag të largimit të tij nga BQE po në të njëjtën ditë në të cilën Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian.

Politikbërësit në takimin e fundit të Korrikut gjithashtu shprehën shqetësimet se të dhënat që nxorën, treguan një nevojë për një tjetër ulje të normave të interesit nga BQE dhe telashet jashtë eurozonës kërcënojnë që të infektojnë ekonominë e bllokut.

“Treguesit e disponueshëm në të tashmen sinjalizuan një ngadalësim të rritjes në tremujorin e tretë të 2019, duke rritur dyshimet e përgjithshme për sa i përket rikuperimit në gjysmën e dytë të vitit,” tha BQE.

 “Rreziqet e rënies janë bërë më dominuese dhe vazhdueshmëria e tyre mund të krijojë përfundimisht nevojën për një rishikim të skenarit të rritjes,” shtoi BQE. Me një ngadalësim më të zgjatur, ekziston gjithashtu një rrezik se dobësimi i industrisë mund të përhapet në shërbime teksa prodhimi ka prirjen për të qenë një tregues lider.

Eurozona pati një rritje të dobët në tremujorin e dytë dhe Gjermania, që është ekonomia më e madhe e bllokut mund të ndodhet në recesion teksa lufta tregtare globale, ngadalësimi i Kinës dhe paqartësia ndaj Brexit i bllokojnë kërkesën për eksporte dhe zbehin vetëbësimin në sektorin e saj të fabrikimit.

Megjithëse ekonomia e brendshme është mbajtur relativisht mirë, tashmë ka shenja se telashet e importuara po fillojnë të ndikojnë në rritjen ekonomike me shtimin e pakët të vendeve të punës dhe rënies së vetëbesimit në sektorin e shërbimeve.

/Burimi: Reuters

]]>
http://atlasi.al/banka-qendrore-europiane-po-planifikon-nje-pakete-stimuluese/feed/ 0
Ekonomistja e Harvard paralajmëron se Hong Kong-u mund të aktivizojë recesionin global http://atlasi.al/ekonomistja-e-harvard-paralajmeron-se-hong-kong-u-mund-te-aktivizoje-recesionin-global/ http://atlasi.al/ekonomistja-e-harvard-paralajmeron-se-hong-kong-u-mund-te-aktivizoje-recesionin-global/#respond Fri, 23 Aug 2019 12:47:06 +0000 http://atlasi.al/?p=17008 Trazirat politike të vazhdueshme në Hong Kong mund të shënojnë një pikë kthese për ekonominë botërore, tha ekonomistja e universitetit të Harvard Carmen Reinhart. Duke theksuar një sërë goditjesh që kanë përplasur rritjen ekonomike globale, përfshirë intensifikimin e luftës tregtare SHBA-Kinë, Reinhart citoi Hong Kong-un si ndër shqetësimet e saj kryesore. Ajo ka paralajmëruar dhe […]]]>

Trazirat politike të vazhdueshme në Hong Kong mund të shënojnë një pikë kthese për ekonominë botërore, tha ekonomistja e universitetit të Harvard Carmen Reinhart. Duke theksuar një sërë goditjesh që kanë përplasur rritjen ekonomike globale, përfshirë intensifikimin e luftës tregtare SHBA-Kinë, Reinhart citoi Hong Kong-un si ndër shqetësimet e saj kryesore. Ajo ka paralajmëruar dhe më përpara se Hong Kong-u është një “flluskë strehimi” që mund ta godasë ekonominë botërore me një “grushtim apo edhe me një pëshpëritje”.

“Një goditje që për mua është një problem i madh për momentin janë trazirat politike në Hong Kong,” të cilat ndikojnë në rritjen ekonomike të Kinës dhe të Azisë në përgjithësi, tha Reinhart në një intervistë për Bloomberg.

 “Këto nuk janë efekte të segmentuara rajonale, këto kanë pasoja të vërteta globale. Pra, çfarë mund të ishte tjetër një pikë kthese që mund të aktivizojë një ngadalësim domethënës global, apo madje edhe një recesion,” tha Reinhart, e cila është e specializuar në financat ndërkombëtare.

Protestat anti-qeveritare që filluan thuajse tre muaj më parë po ushtrojnë presion mbi ekonominë e Hong Kong-ut, e cila tashmë është vetë e shtrydhur nga ngadalësimi ekonomik i Kinës dhe lufta tregtare. Paralajmërimi i akademikes vjen disa ditë pasi presidenti i FED Eric Rosengren tha se kriza e Hong Kong-ut është në listën e shqetësimeve të tij globale.

 “Padyshim që ka probleme në Hong Kong që mund të përhapen në një hapësirë më të gjerë të tregjeve ndërkombëtare,” tha Rosengren për Bloomberg këtë javë. “Është një nga qytetet e mëdha globalë, kështu që ne duhet të jemi të shqetësuar se si do të shkojnë gjërat atje.”

Ditën e martë, lideri i shumicës së senatit të SHBA, Mitch Mçonnell, i cili autorizoi një ligj të vitit 1992 që siguronte privilegje të veçanta tregtare për Hong Kong-un, shkruajti për Wall Street Journal se senati “ do të marrë sërish nën shqyrtim atë marrëdhënie të veçantë, në mesin e hapave të tjerë që do të ndërmerren nëse autonomia e Hong Kong-ut është cënuar.”

 “Pjesa më pak dramatike, por megjithatë shumë e vërtetë, është se po nxitet një situatë e cila ishte më e dobët, ku ne kemi parë ngadalësime të një shkalle domethënëse, dhe vetëm sa  është përkeqësuar,” tha Reinhart.

Ekonomistët thonë se tarifat e reja që presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kërcënuar se do t’i vendosë në 300 miliardë dollarët e mallrave kinezë do ta zhysë rritjen ekonomike vjetor të Kinës nën 6 % sipas një sondazhi nga Bloomberg, rritje e cila do të ishte më e ulëta që nga viti 1990. “Pikat e kthesës nuk kanë nevojë gjithmonë për drama të mëdha,” tha Reinhart.

/Burimi: Bloomberg

Shaqir Sulaj

]]>
http://atlasi.al/ekonomistja-e-harvard-paralajmeron-se-hong-kong-u-mund-te-aktivizoje-recesionin-global/feed/ 0
Si u bë eBay një sipërmarrje multimiliardere http://atlasi.al/ebay-nga-nje-deshire-ne-nje-sipermarrje-multimiliardere/ http://atlasi.al/ebay-nga-nje-deshire-ne-nje-sipermarrje-multimiliardere/#respond Fri, 23 Aug 2019 10:30:15 +0000 http://atlasi.al/?p=16995 Teksa të gjithë gjigandët e tjerë të teknologjisë kanë garazhin e tyre në të cilin janë themeluar, eBay ka koleksionin e tij të lodrave të mbushura me karamele. Nisur nga kjo, në vitin 1995, Pierre Omidyar, një programues kompjuterik hapi websitin e tij që në atë kohë quhej AuctionWeb. Ishte dëshira e të fejuarës së […]]]>

Teksa të gjithë gjigandët e tjerë të teknologjisë kanë garazhin e tyre në të cilin janë themeluar, eBay ka koleksionin e tij të lodrave të mbushura me karamele. Nisur nga kjo, në vitin 1995, Pierre Omidyar, një programues kompjuterik hapi websitin e tij që në atë kohë quhej AuctionWeb. Ishte dëshira e të fejuarës së tij që të zgjeronte më kollaj koleksionin e saj, ajo që e frymëzoi Omidyar të gjente një mënyrë me të cilën ajo të bënte shitblerje online.

Por ashtu siç shumë sipërmarrje të tjera kanë zbuluar një ide dhe një kod i mirë nuk e bëjnë një biznes që të sjellë përfitime. Historia që fshihet pas transformimit të eBay nga një projekt i vogël në një kompani funksionale është shumë më pak interesante se historia e koleksionit të lodrave. Omidyar po e drejtonte biznesin nga shtëpia dhe kompania e internetit nisi ta faturonte më tepër teksa ankandet online rriteshin dita ditës.

eBay nisi ta ofrojë shërbimin e saj falas, por në një kohë shumë të shkurtër tërhoqi aq shumë trafik përdoruesish saqë kompania që i ofronte shërbimin e internetit e rriti faturën mujore në 250 dollarë. Websiti i tij filloi t’i kushtonte shumë para dhe Omidyar e pa të arsyeshme që të fillonte të faturonte për të patur akses në shërbimet e faqes së ankandeve. Ai sajoi një përqindje faturimi të ngjashme me atë që eBay përdor edhe sot, një pagesë nominale për të nxjerrë në shitje një produkt (10 cent në atë kohë dhe 25 cent aktualisht) si dhë një përqindje nga çmimi final.

Pagesat që vinin me postën ditore tek Omidyar ishin të vogla, në disa raste qindarka të ngjitura në letra indeksesh. Por ato pagesa të vogla po vinin me pirgje. eBay fitoi 1,000 dollarë muajin e parë, më shumë se sa kishte kosto për të funksionuar. Omidyar u bind se biznesi po ecte shkëlqyeshëm kur ai shiti një rreze lazer 30 dollarësh që do e hidhte në mbeturina. Ai mendonte se nuk funksiononte më edhe me bateri të reja dhe ia vuri çmimin 1 dollar. Në mënyrë të pashpjegueshme shpërtheu një luftë ofertash dhe dikush e bleu për 14 dollarë.

Ndërkohë të ardhurat e faqes vazhduan të dyfishohen, ato arritën në 2500 dollarë muajin e dytë, më pas 5 mijë dollarë dhe muajin pasardhës 10 mijë dollarë. Eventualisht Omidyar pati një qasje tjetër. “Unë kam një hobi që po më sjell më shumë të ardhura se puna ime ditore, kështu që mbase ka ardhur koha ta lë punën time,” kujton ai.  Në një artikull të bërë publik në Maj të 2015, revista Forbes shkruante se vlera në treg e eBay është afërsisht 69 miliardë dollarë.

Shaqir Sulaj

]]>
http://atlasi.al/ebay-nga-nje-deshire-ne-nje-sipermarrje-multimiliardere/feed/ 0
Gjermania mbetet një ekonomi me dy fytyra http://atlasi.al/bizneset-gjermane-vazhdojne-me-performance-te-ulet-edhe-gjate-gushtit/ http://atlasi.al/bizneset-gjermane-vazhdojne-me-performance-te-ulet-edhe-gjate-gushtit/#respond Fri, 23 Aug 2019 10:02:08 +0000 http://atlasi.al/?p=16993 Bizneset gjermane vazhdojnë me performancë të ulët edhe gjatë Gushtit Sipas një sondazhi të publikuar ditën e Enjte sektori privat i Gjermanisë po kalon vështirësi edhe gjatë muajit Gusht teksa recesioni në prodhim vazhdon dhe aktiviteti në sektorin e shërbimeve pësoi një ngadalësim të vogël, duke sugjeruar se ekonomia më e madhe e Europës po […]]]>

Bizneset gjermane vazhdojnë me performancë të ulët edhe gjatë Gushtit

Sipas një sondazhi të publikuar ditën e Enjte sektori privat i Gjermanisë po kalon vështirësi edhe gjatë muajit Gusht teksa recesioni në prodhim vazhdon dhe aktiviteti në sektorin e shërbimeve pësoi një ngadalësim të vogël, duke sugjeruar se ekonomia më e madhe e Europës po shkon drejt recesionit.

Indeksi i menaxhimit të blerjeve, (PMI) nga IHS Markit, i cili gjurmon sektorin e prodhimit dhe të shërbimeve që së bashku përbëjnë më shumë se dy të tretat e ekonomisë u rrit në 51.4 nga 50.9 që ishte muajin e kaluar. Kjo shifër tejkaloi parashikimin me konsensus të analistëve vëzhgues të Reuters që prisnin një rënie në 50.5.

Megjithatë, Phil Smith nga IHS Markit tha se të dhënat nuk ishin mjaftueshëm të forta për të hequr dyshimet e një tjetër tkurrjeje të vogël në produktin e brendshëm bruto në tremujorin e tretë.

Ekonomia gjermane u tkurr me 0.1 % në periudhën Prill-Qershor për shkak të një rënieje në eksporte dhe situata aktuale sugjeron që ka pak gjasa që të këtë një përmirësim përgjatë këtij tremujori.

 “Gjermania mbetet një ekonomi me dy fytyra, me një rritje të vazhdueshme të shërbimeve që pothuajse po kompenson dobësinë e qëndrueshme të prodhimit,” tha Smith.

Sondazhi tregoi se hapja e vendeve të punës në sektorin privat ra në shkallën më të ulët të pesë viteve, ndërsa pritshmëritë e biznesit për të ardhmen e sektorit të prodhimit u kthyen në negative për herë të fundit që nga 2014.

/Burimi : Reuters

]]>
http://atlasi.al/bizneset-gjermane-vazhdojne-me-performance-te-ulet-edhe-gjate-gushtit/feed/ 0
Biznesi rritet sërish në eurozonë, por pritshmëritë përkeqësohen! http://atlasi.al/biznesi-rritet-serish-ne-eurozone-por-pritshmerite-perkeqesohen/ http://atlasi.al/biznesi-rritet-serish-ne-eurozone-por-pritshmerite-perkeqesohen/#respond Fri, 23 Aug 2019 09:39:39 +0000 http://atlasi.al/?p=16991 Rritja e bizneseve të eurozonës pësoi një ecuri pozitive në Gusht në sajë hovit të aktivitetit të shërbimeve dhe ngadalësimit me një ritëm më të ulët të sektorit të prodhimit. Por sipas një sondazhi frika për luftën tregtare i rrëzoi pritshmëritë për të ardhmen në pikën më të ulët të gjashtë viteve të fundit. Pavarësisht […]]]>

Rritja e bizneseve të eurozonës pësoi një ecuri pozitive në Gusht në sajë hovit të aktivitetit të shërbimeve dhe ngadalësimit me një ritëm më të ulët të sektorit të prodhimit. Por sipas një sondazhi frika për luftën tregtare i rrëzoi pritshmëritë për të ardhmen në pikën më të ulët të gjashtë viteve të fundit.

Pavarësisht shqetësimeve në rritje për një recesion global, SHBA dhe Kina nuk kanë treguar asnjë shenjë tërheqje nga lufta e tyre tregtare. Kjo i ka shtyrë bizneset që të kenë më pak shpresa për një përshpejtim domethënës në aktivitetin ekonomik në periudhën afatshkurtër, që do të thotë se politikbërësit duhet të krijojnë më shumë politika lehtësuese.

Indeksi i menaxhimit të blerjeve (PMI) nga IHS Markit që ka një reputacion të mirë në vlerësimin e shëndetit ekonomik u rrit në Gusht në 51.8 nga 51.5 në muajin Korrik dhe rezultoi mbi vlerën 51.2 që u parashikua në një sondazh të Reuters. Çdo shifër mbi 50 është një tregues i rritjes ekonomike.

Indeksi i pritshmërivë për të ardhmen që mat optimizmin e përgjithshëm u zhyt në 55.5 nga 58.8 që ishte në Korrik, duke shënuar vlerën më të ulët që nga Maji i 2013.

 “Dinamikat e ekonomisë se eurozonës ndryshuan shumë pak në Gusht me një rritje solide në shërbime që vazhdon ta mbajë kokën e ekonomisë në sipërfaqe pavarësisht rënies së vazhdueshme të prodhimit,” vërejti Chris Williamson, shef ekonomisti i biznesit në IHS Markit.

 “Teksa shkalla e zgjerimit të përgjithshëm u rrit, ne akoma po vërejmë GDP-në që rritet vetëm mes 0.1 dhe .0.2 % bazuar në të dhënat e PMI deri më tani në këtë tremujor.”

Kishte një gjallërim modest mes firmave që operojnë në shërbimet e industrisë. Indeksi i PMI lulëzoi në 53.4 nga 53.2 i Korrikut, sërish mbi parashikimet e sondazhit të Reuters.

Megjithatë, një tjetër shenjë e një optimizmi të pakët në bordet drejtuese,  ishte një nën indeks i pritshmërive të biznesit ra në vlerën më të ulët të 5 viteve në 57.3 nga 61.2 në muajin e kaluar.

Aktiviteti i fabrikave u tkurr për muajin e shtatë radhazi, megjithëse me një ritëm më të ulët nga muaji i kaluar, me indeksin e posaçëm i cili u rrit në 47.0 nga 46.5 në muajin Korrik, duke mposhtur parashikimin prej 46.2 të Reuters.

Një indeks që mat produktin, rezultoi në vlerën 47.8  duke treguar një ritëm më të ulët tkurrjeje nga 46.9 i muajit që lamë pas. Megjithatë, indeksi i produktit për të ardhmën i cili mat optimizmin mes fabrikave ra në 51.0 që shënon vlerën më të ulët që nga Nëntori 2012.

“Mungesa e një rikthimi nga ngadalësimet e fundit të ekonomisë ka ndikuar në vetëbesimin e firmave. Duket se kompanitë janë përgatitur për një periudhë të qëndrueshme dobësimi ekonomik dhe si rezultat po tregojnë hezitim më të madh për të punësuar staf shtesë,” shtoi Williamson.

/Burimi: Reuters

]]>
http://atlasi.al/biznesi-rritet-serish-ne-eurozone-por-pritshmerite-perkeqesohen/feed/ 0
Alibaba vonon përsëri hyrjen në bursën e Hong Kong-ut http://atlasi.al/alibaba-vonon-perseri-hyrjen-ne-bursen-e-hong-kong-ut/ http://atlasi.al/alibaba-vonon-perseri-hyrjen-ne-bursen-e-hong-kong-ut/#respond Wed, 21 Aug 2019 13:22:40 +0000 http://atlasi.al/?p=16987 Alibaba ka vonuar planet për të renditur aksionet e saj në bursën e Hong Kong-ut. Kompania kineze e teknologjisë tashmë tregton në New York, por sipas Reuters raportohej se plani ishte që kjo të fillonte edhe tregjet e Hong Kong-ut deri në gusht, megjithëse me sa duket nuk po ndodh. Alibaba nuk pranoi të komentojë […]]]>

Alibaba ka vonuar planet për të renditur aksionet e saj në bursën e Hong Kong-ut. Kompania kineze e teknologjisë tashmë tregton në New York, por sipas Reuters raportohej se plani ishte që kjo të fillonte edhe tregjet e Hong Kong-ut deri në gusht, megjithëse me sa duket nuk po ndodh.

Alibaba nuk pranoi të komentojë ato që i quajti “thashetheme tregu”, por pesë vite më parë kompania vendosi të renditej në tregjet e Shteteve të e Bashkuara pasi u ndërprenë negociatat me Hong Kongun. Rregullatorët e Hong Kongut në atë kohë nuk pranuan të lejojnë gjigantin të renditej si një strukturë korporate që do t’i jepte themeluesit të Alibaba, Jack Ma dhe menaxherëve të tjerë kontrollin që ata dëshironin.

Hong Kongu ndryshoi rregullat vitin e kaluar, duke lejuar ndërmarrjet me vlera të mëdha të tregut të kenë të drejta të ndryshme votimi për individët që kanë role thelbësore. Kur lajmi u publikua në maj, Alibaba mendoi të diversifikonte kanalet e financimit dhe të shtonte likuiditetin, duke u shtrirë përsëri edhe në Hong Kong.

Ndërsa Alibabës, si gjigandëve të tjerë të teknologjisë kineze, i është dashur të zgjerohet përtej biznesit  kryesor për të qëndruar konkurrues, sipas ekspertëve Hong Kongu është akoma vendi më i mirë për t’u renditur. Kështu është shprehur Kenny Tang, shefi ekzekutiv i firmës së investimeve Royston Securities. Ai vuri në dukje se tregu financiar i qytetit është më i hapur dhe ndërkombëtar se shkëmbimet e tjera në rajon dhe se Hong Kongu ka një bazë të madhe të investitorëve ndërkombëtarë.

/ Burimi: CNN Business

Gliqeri Riza

]]>
http://atlasi.al/alibaba-vonon-perseri-hyrjen-ne-bursen-e-hong-kong-ut/feed/ 0
Ndryshimet klimaterike po ngadalësojnë ekonominë globale http://atlasi.al/ndryshimet-klimaterike-po-ngadalesojne-ekonomine-globale/ http://atlasi.al/ndryshimet-klimaterike-po-ngadalesojne-ekonomine-globale/#respond Wed, 21 Aug 2019 12:40:00 +0000 http://atlasi.al/?p=16984 Ndryshimet e klimës do të shënojnë një tarifë në prodhimin ekonomik global, pasi temperaturat më të larta pengojnë industritë nga bujqësia në prodhim, sipas një studimi të ri të botuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike. Nxehtësia rekord në të gjithë globin prodhoi tituj lajmesh përgjatë muajit Korrik dhe tani studiuesit thonë se një rritje […]]]>

Ndryshimet e klimës do të shënojnë një tarifë në prodhimin ekonomik global, pasi temperaturat më të larta pengojnë industritë nga bujqësia në prodhim, sipas një studimi të ri të botuar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike.

Nxehtësia rekord në të gjithë globin prodhoi tituj lajmesh përgjatë muajit Korrik dhe tani studiuesit thonë se një rritje e vazhdueshme e temperaturës mesatare globale me 0.04 gradë Celsius në vit do e ulë GDP-në reale për frymë të botës me 7.22% deri në vitin 2100.

Studiuesit, të përshëndetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Universiteti i Kembrixhit dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore, gjetën pak prova që reshjet kishin një ndikim në GDP, por përkundrazi vëzhguan një efekt të madh të temperaturës.

SHBA pritet të ketë rënie të GDP-së së saj për frymë  prej 10,5%, Kina me 4.3% dhe Bashkimi Evropian me 4.6% gjatë 81 viteve të ardhshme si rezultat i luhatjeve të temperaturës. Me fjalë të tjera, nëse GDP globale dyfishohet ose përgjysmohet deri në vitin 2100, rezultatet sugjerojnë që GDP-ja reale për frymë do të ishte akoma 7.22% më poshtë nivelit ku duhej të ishte.

Në periudhën më të afërt, duke supozuar se nuk ka ndryshime të mëdha të politikave dhe emetime të vazhdueshme të gazrave serë, rënia e lidhur me klimën e GDP-së globale për frymë parashikohet të tejkalojë 2.5% dhe 3.7% brenda SHBA deri në vitin 2050.

“Një rritje e vazhdueshme e temperaturës mesatare globale me 0.04 Celsius në vit çon në humbje të konsiderueshme të prodhimit, duke zvogëluar prodhimin real për frymë me 0.8%, 2.51% dhe 7.22% përqind respektivisht në 2030, 2050 dhe 2100,” shkruajtën studiuesit. . “Për më tepër, ne tregojmë se gjetjet tona empirike vlejnë në mënyrë të barabartë si për vendet e varfëra edhe të pasura si për ato të nxehta edhe të ftohta.”

Duke përdorur një panel të të dhënave nga 174 vende gjatë viteve 1960 deri në 2014, ekipi testoi dy skenarë. E para testoi ndikimin e ndryshimit të klimës në mungesë të politikave të ndryshimeve klimaterike, duke përllogaritur një rritje vjetore prej 0.04 gradë Celsius.

Skenari tjetër korrespondoi me Marrëveshjen e Parisit në Dhjetor 2015 që Presidenti Donald Trump vendosi të braktisë. Ky skenar nënkupton një rritje vjetore prej 0.01 gradë Celsius.

Në skenarin e parë, i cili supozon një rritje të temperaturës mesatare globale prej 0,04 gradë Celsius në vit, studiuesit zbuluan se SHBA përballet me një rënie të GDP-së prej mbi 10% deri në vitin 2100 nëse temperaturat globale vazhdojnë të rriten me ritmin e tyre historik. Në skenarin e dytë, i cili i përmbahet rritjes vjetore të temperaturës globale të Marrëveshjes së Parisit prej 0.01 gradë Celsius, SHBA prapë do të pësonte një rënie relativisht të madhe, megjithëse 1.88% më të vogël.

Një pjesë e ndikimit të stërmadh është për faktin se temperaturat në SHBA po rriten më shpejt se sa në pjesën tjetër e botës, shkruajnë studiuesit, me rritjen mesatare vjetore të kombit prej 0.026 gradë Celsius që është shumë mbi mesataren vjetore të globit prej 0.018 gradësh.

“Rezultatet tona ofruan prova për pasojat e ndryshimit të klimës në Shtetet e Bashkuara duke përdorur produktin e përgjithshëm bruto, GSP për frymë, produktivitetin e punës dhe punësimin, si dhe rritjen e prodhimit në dhjetë sektorë ekonomikë,” shkruajnë studiuesit.

“Teksa sektorë të caktuar në ekonominë e SHBA mund të jenë përshtatur me temperatura më të larta, aktiviteti ekonomik në SHBA në përgjithësi dhe në nivelin e sektorëve vazhdon të jetë i ndjeshëm ndaj devijimeve të temperaturës dhe reshjeve nga normat e tyre historike.”

Vendet që marrin një pjesë të madhe të GDP-së së tyre nga bujqësia mund të jenë më të rrezikuara. Nxehtësia e tepërt ose reshjet e shiut jo vetëm që mund të dëmtojnë të lashtat si misri dhe soja, por vonojnë punën në terren dhe dërgesat e ngarkesave me pajisje.

Megjithëse studimi i ri nuk gjeti prova që shtimi i reshjeve dëmton rritjen ekonomike, një drejtues biznesi thotë se rritja e reshjeve mund të dëmtojë fitimet. Duke komentuar të Premten, shef ekonomisti në prodhuesin e pajisjeve për ferma Deere, vuri në dukje se dyshimet për prodhimin e të korrave tashmë kanë peshuar në vlerësimet e qeverisë për prodhimin e drithërave.

“Periudha më e lagësht 12-mujore në historinë e SHBA-së solli përmbytje dhe vonesa rekord në mbjellje nëpër rajone të mëdha të rritjes së misrit dhe sojës,” tha Luke Chandler në raportin e fitimeve të tremujorit të tretë fiskal të Deere. “Si rezultat u rrit pasiguria për prodhimin e të korrave.”

“Kjo pasiguri u pasqyrua në vlerësimet e fundit të USDA të lëshuara këtë të hënë, gjë që befasoi tregun, veçanërisht parashikimin e prodhimit kombëtar të misrit,” shtoi ai. Departamenti Amerikan i Bujqësisë raportoi më 12 Gusht se prodhimi i sojës është në rënie 19 përqind nga viti 2018 ndërsa kultivuesit e misrit pritet të ulin prodhimin e tyre 4 përqind nga viti i kaluar.

Por lehtësimi nga moti i pazakontë duket i pamundur. Raporti i të dhënave meteorologjike të kohëve të fundit tregon një model të vazhdueshëm të nxehtësisë në nivele rekord.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA njoftoi të enjten se korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, duke tkurrur akullin e detit Arktik dhe Antarktik në vlerat më të ulëta në histori.

Marrëveshja e Parisit synon të luftojë ato efekte: Ajo u krijua për të parandaluar që temperaturat globale të rriten me më shumë se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Ajo urdhëron 195 nënshkrues kombëtarë, gati çdo vend në botë, të hartojnë një plan për të ulur emetimet në një përpjekje për të frenuar ndikimin e ndryshimit të klimës.

Temperatura mesatare globale në Korrik ishte 1.71 gradë Fahrenheit mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 60.4 gradë, duke e bërë Korrikun muajin më të nxehtë në 140 vite. Ndërkohë, nëntë nga 10 Korrikët më të nxehtë kanë ndodhur që nga viti 2005, ku pesë vitet e fundit renditen si më të nxehtët.

/ Burimi:CNBC

Shaqir Sulaj

]]>
http://atlasi.al/ndryshimet-klimaterike-po-ngadalesojne-ekonomine-globale/feed/ 0
Trump anullon takimin me kryeministren daneze pas vendimit të saj për të mos shitur Groenlandën http://atlasi.al/trump-anullon-takimin-me-kryeministren-daneze-pas-vendimit-te-saj-per-te-mos-shitur-groenlanden/ http://atlasi.al/trump-anullon-takimin-me-kryeministren-daneze-pas-vendimit-te-saj-per-te-mos-shitur-groenlanden/#respond Wed, 21 Aug 2019 11:07:03 +0000 http://atlasi.al/?p=16980 Presidenti Donald Trump tha se ai do të shtynte një takim të planifikuar me kryeministren e Danimarkës, sepse ajo nuk do që të flasë për një marrëveshje të mundshme për të blerë ishullin e Groenlandës. “Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, por bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen, se […]]]>

Presidenti Donald Trump tha se ai do të shtynte një takim të planifikuar me kryeministren e Danimarkës, sepse ajo nuk do që të flasë për një marrëveshje të mundshme për të blerë ishullin e Groenlandës.

“Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, por bazuar në komentet e kryeministres Mette Frederiksen, se ajo nuk do të kishte interes të diskutonte blerjen e Groenlandës, mua do të më duhet të shtyj mbledhjen tonë të planifikuar pas dy javësh për një herë tjetër,” tha Trump në një postim në Twitter të martën në mbrëmje.

Në Danimarkë, anëtarët e parlamentit u u habitën me vendimin e Trump për atë që do të kishte qenë vizita e tij e parë shtetërore në shtetin anëtar themelues të NATO-s dhe aleatin e luftës në Irak.

Morten Ostergaard, udhëheqësi i Liberalëve Socialë që janë pjesë e bllokut qeveritar, ka deklaruar se “realiteti ka tejkaluar fantazinë. Nuk është e mundur që të mos gjendet dikush në departamentin e shtetit të Sh.B.A-së për ti thënë Trump paraprakisht “se blerja e Groenlandës nuk është një mundësi.” Kjo është një situatë shumë e pashpresë. Dhe kjo tregon pse ne më shumë se kurrë duhet t’i konsiderojmë anëtarët e BE si aleatët tanë më të afërt. Ne thjesht nuk mund të mbështetemi më tek ky njeri ”.

Trump shkroi se “Kryeministria kurseu kohë dhe shpenzime si për Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkën duke qenë kaq e drejtpërdrejtë. Unë e falënderoj atë për këtë dhe mezi pres që të takohemi diku në të ardhmen! ” Trump ishte planifikuar të bënte një vizitë shtetërore në Danimarkë në 2 shtator me ftesë të Mbretëreshës Margrethe II.

Frederiksen kishte përjashtuar çdo mundësi shitjeje. Zyrtarët danezë kanë qënë gjithashtu të vendosur për të mos e shitur Groenlandën në momentin kur u publikuan raporte javën e kaluar që Trump kishte udhëzuar këshilltarët dhe avokatët që të rishikonin një marrëveshje të mundshme. “Groenlanda nuk është në shitje, Groenlanda nuk është Daneze, Groenlanda është e Groenlandës”, tha ajo të dielën gjatë një vizite në Groenlandë, sipas gazetës lokale Sermitsiaq. “Unë vazhdoj të shpresoj se kjo nuk është diçka që është menduar seriozisht.”

Larry Kudlow, kreu i Këshillit Ekonomik Kombëtar, të dielën tha se Groenlanda është një “vend strategjik” i pasur me minerale të vlefshme dhe se diskutimet po vazhdojnë. “Presidenti, i cili di një ose dy gjëra në lidhje me blerjen e pasurive të patundshme, dëshiron të dijë në lidhje me një blerje të mundshme të Groenlandës,” tha Kudlow në “Fox News Sunday”.

/Burimi: Blomberg

Burim Bilali

]]>
http://atlasi.al/trump-anullon-takimin-me-kryeministren-daneze-pas-vendimit-te-saj-per-te-mos-shitur-groenlanden/feed/ 0
Marie Gouze- “Declaration of the Rights of Woman and the Female Citizen” http://atlasi.al/marie-gouze-declaration-of-the-rights-of-woman-and-the-female-citizen/ http://atlasi.al/marie-gouze-declaration-of-the-rights-of-woman-and-the-female-citizen/#respond Wed, 21 Aug 2019 09:37:37 +0000 http://atlasi.al/?p=16975 Nga cikli: “Të mëdhenjtë e mendimit liberal!” Olympe de Gouges e njohur gjerësisht edhe si Marie Gouze(1748-1793) është një tjetër figurë e shquar, që me mendimet liberale ndikoi jo pak shoqëritë e kohës kur jetoi. Vepra më e shquar që padyshim i dha famën dhe e njohu më gjerësisht për publikun ishte “Declaration of the […]]]>

Nga cikli: “Të mëdhenjtë e mendimit liberal!”

Olympe de Gouges e njohur gjerësisht edhe si Marie Gouze(1748-1793) është një tjetër figurë e shquar, që me mendimet liberale ndikoi jo pak shoqëritë e kohës kur jetoi.

Vepra më e shquar që padyshim i dha famën dhe e njohu më gjerësisht për publikun ishte “Declaration of the Rights of Woman and the Female Citizen”, e botuar në vitin 1791. Kjo për vetë faktin se Gouges është cilësuar shpesh si themeluesja e feminizmit modern.

Punimi i saj u shkruajt si përgjigje ndaj një punimi të ngjashëm për burrat, nga Marquis de Lafayette, Thomas Jefferson, dhe Honoré Mirabeau, të cilët nuk zgjeruan të drejtat natyrale të grave ashtu si ato të burrave. Gouges ishte mbrojtëse e lirisë së fjalës, të drejtave të grave dhe dialogut politik.

Ajo gjithashtu lobonte për braktisjen e praktikave të caktuara shtetërore dhe ishte kundra luftës. Pikërisht për shkak të mendimeve shumë liberale për kohën dhe natyrën kontroverse e kundër rrymës, ajo u ekzekutua në gijotinë në fillimet e “regjimit terrorist” të Maximilien Robespierre në 1793.

Olympe de Gouges ishte një ndër emrat që ndikuan shumë edhe figura të tjera të mëvonshme. Konkretisht Mary Wollstonecraft, Sophie dhe Nicolas de Condorcet e patën atë si referim të rëndësishëm në kontributet e tyre. Girondinët, një grup republikanësh francezë gjatë dhe pas revolucionit gjithashtu u ndikuan shumë prej saj.

]]>
http://atlasi.al/marie-gouze-declaration-of-the-rights-of-woman-and-the-female-citizen/feed/ 0