Kryesore – Atlasi http://atlasi.al Harta e Ideve Fri, 15 Nov 2019 15:59:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.1.3 http://atlasi.al/wp-content/uploads/2018/10/cropped-probiznes-32x32.png Kryesore – Atlasi http://atlasi.al 32 32 Për t’u bërë miliarder i suksesshëm nuk mjafton vetëm inteligjenca! http://atlasi.al/per-tu-bere-miliarder-i-suksesshem-nuk-mjafton-vetem-inteligjenca/ http://atlasi.al/per-tu-bere-miliarder-i-suksesshem-nuk-mjafton-vetem-inteligjenca/#respond Fri, 15 Nov 2019 15:59:32 +0000 http://atlasi.al/?p=18577 Nuk është gjithmonë inteligjenca ajo që i bën miliarderët të suksesshëm. Të paktën kështu sugjeron një studim i ri nga Banka e Investimeve UBS. Sipas përfundimeve thuhet se është “oreksi” i miliarderëve për të marrë përsipër rrezikun dhe vendosmëria për të ecur gjithmonë përpara, ajo që i ndihmon ata të ndërtojnë dhe të mbajnë pasurinë […]]]>

Nuk është gjithmonë inteligjenca ajo që i bën miliarderët të suksesshëm. Të paktën kështu sugjeron një studim i ri nga Banka e Investimeve UBS. Sipas përfundimeve thuhet se është “oreksi” i miliarderëve për të marrë përsipër rrezikun dhe vendosmëria për të ecur gjithmonë përpara, ajo që i ndihmon ata të ndërtojnë dhe të mbajnë pasurinë e tyre. Këto tipare të personalitetit krijojnë atë që UBS e cilëson si “efekti i miliarderit”.

Sipas UBS, kompanitë e drejtuara nga miliarderë me të tilla karakteristika, patën kthime 17.8% më të larta nga 2003 deri në 2018 dhe ishin gjithashtu më fitimprurëse, në vazhdimësi të gjithë veprimtarisë së tyre, krahësuar me sipërmarrjet, liderat e së cilave nuk i gëzonin këto cilësi.

Raporti theksoi se liderat e tillë dinë si të ndërmarrin rreziqe të zgjuara dhe janë të përqendruar në mënyrë obsesive në bizneset e tyre, gjë që u lejon atyre të shohin mundësi edhe atje ku dikush tjetër mendon se nuk ekzistojnë.

Një mori studimesh dhe librash kanë konkluduar në mënyrë të ngjashme se miliarderët mendojnë ndryshe nga shumica e popullsisë. Një përmbledhje e testeve të personalitetit të 43 personave që kishin pasuri me vlera neto mbi 11 milion dollarë, ndërmarrë nga studiuesi gjerman Rainer Zitelmann zbuloi se sipërmarrësit shumë të pasur priren të kenë tolerancë shumë të lartë ndaj dështimit dhe priren të jenë më të orientuar në detaje sesa pjesa tjetër e popullsisë. “Për ta përmbledhur, mund të thuhet se të pasurit janë më të hapur ndaj përvojave të reja se sa popullsia në tërësi” tha Zitelmann.

Sipërmarrësi Rafael Badziag, ndërkohë shpenzoi pesë vjet duke zhvilluar intervista me 21 miliarderë që kanë nisur nga hiçi dhe zbuloi se të njëjtat karakteristika që i bëjnë të suksesshëm, gjithashtu mund të çojnë në rrëzimin e tyre. “Miliarderët janë jokonformistë të cilët demonstrojnë individualizëm në moshë të re, kur shkelin më shumë se disa rregulla.” shkroi Badziag në librin e tij. “Të bësh dallimin se kur risku me shumë mundësi do të të fundosë dhe kur ai vlen të ndërmerret, se mund të të katapultojë lart, është pika e kthesës ndërmjet falimentit dhe krijimit të miliardave.” shtoi ai më tej.

]]>
http://atlasi.al/per-tu-bere-miliarder-i-suksesshem-nuk-mjafton-vetem-inteligjenca/feed/ 0
Përmirësohen parashikimet për ecurinë e euros http://atlasi.al/permiresohen-parashikimet-per-ecurine-e-euros/ http://atlasi.al/permiresohen-parashikimet-per-ecurine-e-euros/#respond Fri, 15 Nov 2019 14:23:35 +0000 http://atlasi.al/?p=18575 Investitorët duket se janë në pritje të shenjave nëse euro është gati të rimëkëmbet dhe fitojë përsëri terren. Monedha, prej rreth një muaji, aktualisht gati ka arritur nivelin më të ulët dhe këmbehet me 1.1029 dollarë, ndërsa në vlerësimet e ekpertëve theksohet se deri në fund të dhjetorit monedha europiane mund të arrijë deri në […]]]>

Investitorët duket se janë në pritje të shenjave nëse euro është gati të rimëkëmbet dhe fitojë përsëri terren. Monedha, prej rreth një muaji, aktualisht gati ka arritur nivelin më të ulët dhe këmbehet me 1.1029 dollarë, ndërsa në vlerësimet e ekpertëve theksohet se deri në fund të dhjetorit monedha europiane mund të arrijë deri në 1.16 dollarë.

Megjithatë, tregjet evropiane ende nuk kanë parë një pike vendimtare kthese në të dhënat ekonomike dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për euron, pavarësisht lajmeve pozitive se Gjermania ia doli të shmangë recesionin.

Ekonomistët shohin një perspektivë më pozitive për vitin e ardhshëm, në një kohë kur optimizmi u rrit të martën dhe besimi i investitorëve gjermanë arriti në nivelin më të lartë në gjashtë muaj. Kjo pason shenjat pozitive të vazhdueshme nga Kina, ku prodhimi u rrit për tetorin me ritmin më të shpejtë në më shumë se gjashtë vjet.

Për të dhëna të mëtejshme për të ardhmen e ekonomisë europiane, investitorëve do iu duhet të presin të premten e ardhshme, kur Presidentja e re e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde do të dalë në një deklaratë. Megjithatë janë të ulëta shanset që ajo të sinjalizojë ndonjë devijim të rëndësishëm nga politika aktuale në një fazë kaq të hershme të mandatit të saj. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të këshillit drejtues kanë sinjalizuar këtë javë që Banka Qendrore nuk po nxiton të zgjerojë më tej stimulin monetar.

]]>
http://atlasi.al/permiresohen-parashikimet-per-ecurine-e-euros/feed/ 0
FMN kritika qeverisë: Kujdes me koncensionet! Kriza në energjitikë po pengon rritjen http://atlasi.al/fmn-kritika-qeverise-kujdes-me-koncensionet-kriza-ne-energjitike-po-pengon-rritjen/ http://atlasi.al/fmn-kritika-qeverise-kujdes-me-koncensionet-kriza-ne-energjitike-po-pengon-rritjen/#respond Fri, 15 Nov 2019 13:16:04 +0000 http://atlasi.al/?p=18573 Gjendja delikate e buxhetit, detyrimet e prapambetura dhe borxhi publik në nivele shumë të larta, të ardhurat me humbje dhe pa mundur të realizojnë planin fillestar, ishin disa nga arsyet që edhe vetë qeveria rishikoi ritmin e rritjes ekonomike të vitit aktual. Javën e kaluar vetë Ministrja e Financave Denaj deklaroi në Parlament se si […]]]>

Gjendja delikate e buxhetit, detyrimet e prapambetura dhe borxhi publik në nivele shumë të larta, të ardhurat me humbje dhe pa mundur të realizojnë planin fillestar, ishin disa nga arsyet që edhe vetë qeveria rishikoi ritmin e rritjes ekonomike të vitit aktual. Javën e kaluar vetë Ministrja e Financave Denaj deklaroi në Parlament se si pasojë e parashikimeve më optimiste sa sa duhej, rritja ekonomike e vendit do ishte rreth 3.4% nga 4.3% parashikuar fillimisht.

Por megjithë rishikimet në rënie të qeverisë, përsëri ndërkombëtarët nuk bien dakord me shifat. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar gjithashtu rishikuan me rënie rritjen e ekonomisë shqiptare gjatë 2019-ës, por projeksionet e tyre janë shumë më të ulëta se sa qeveria. Respektivisht BB dhe FMN kanë parashikuar që ekonomia të rritet vetëm 2.9% dhe 3%.

Sipas tyre, ka një sërë arsyesh pse ekonomia shqiptare nuk do të rritet në nivelin e projektuar fillimisht. Kriza në sektorin e energjitikës dhe prodhimi në nivele të ulëta që nuk plotësojnë dot nevojat konsumatore dhe detyrojnë institucionet të kthejnë sytë nga import, është sipas ndërkombëtarëve një ndër arsyet kryesore.

Gjithashtu kriza politike dhe ngërçi që ka përfshirë institucionet në vend shihet nga Fondi dhe Banka Botërore si një tjetër arsye pse ekonomia nuk po rritet aq sa duhej, ndërkohë që për Bankën Botërore pengues në ecurinë pozitive po bëhet edhe zvarritja e zbatimit të reformave strukturore.

Nga ana tjetër, institucionet e huaja shkojnë në një njëjtën linjë kur vjen puna tek kontratat koncensionare të Partneritetit Publik Privat. FMN dhe BB i konsiderojnë koncensionet e shtuara si një rrezik serioz që po pengojnë zhvillimin ekonomik dhe apelojë qeverinë të ketë kujdes duke i monitoruar vazhdimisht për një menaxhim më të mirë të risqeve fiskale që koncensionet sjellin në ekonomi.

Këto shqetësime, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka theksuar përsëri së fundi, gjatë një takimi që përfaqësuesit e Misionit të Posaçëm të FMN kanë zhvilluar dje me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në fokus të diskutimit ishte jo vetëm ecuria e përgjithshme e ekonomisë dhe problemet e lartpërmendura, por edhe projektbuxheti i vitit të ardhshëm, një temë e shumëdiskutuar së fundi.

Në vazhdim të vizitës në Shqipëri, Misioni i FMN pritet të takojë edhe drejtues dhe ekspertë nga Ministria e Financave, të cilëve nga hera e fundit iu ka lënë porosi të shumta rreth çështjeve që duhen shqyrtuar me kujdes pasi sipas FMN po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Ato lidheshin kryesisht me kontratat koncensionare dhe detyrimet e prapambetura.

]]>
http://atlasi.al/fmn-kritika-qeverise-kujdes-me-koncensionet-kriza-ne-energjitike-po-pengon-rritjen/feed/ 0
Edhe tek buxheti i ri, për studentët asgjë nuk ndryshon! http://atlasi.al/edhe-tek-buxheti-i-ri-per-studentet-asgje-nuk-ndryshon/ http://atlasi.al/edhe-tek-buxheti-i-ri-per-studentet-asgje-nuk-ndryshon/#respond Fri, 15 Nov 2019 11:46:52 +0000 http://atlasi.al/?p=18571 Projektbuxheti i vitit të ardhshëm është aktualisht një nga temat më të diskutuara. Pas bërjes publike të draftit nga Ministria e Financave, ekonomistë dhe ekspertë të fushës po flasin lidhur me shpërndarjen që institucioni ka planifikuar lidhur me fondet në dispozicion. Për vitin 2020, qeveria ka përcaktuar katër sektorë si prioritarë, arsimin, shëndetësinë, infrasrtukturën dhe […]]]>

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm është aktualisht një nga temat më të diskutuara. Pas bërjes publike të draftit nga Ministria e Financave, ekonomistë dhe ekspertë të fushës po flasin lidhur me shpërndarjen që institucioni ka planifikuar lidhur me fondet në dispozicion. Për vitin 2020, qeveria ka përcaktuar katër sektorë si prioritarë, arsimin, shëndetësinë, infrasrtukturën dhe bujqësinë, ku pritet të investohet më tepër krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Megjithatë arsimi mbetet ende një sektorët që ngjall më shumë debat. Të dhënat nga draft buxheti i 2020-ës tregojnë se vitin e ardhshëm finnacimet për arsimin do të arrijnë në 45.4 miliardë lekë me një rritje rreth 9% kundrejt buxhetit fillestar të 2019, i cili i kishte planifikuar rreth 41.9 miliardë. Por si do të përdoret shuma në fjalë?

Kjo shtesë në buxhet do të shkojë kryesisht për rikonstruksione shkollash, ofrimin e teksteve “falas” për nxënës të arsimit parauniversitar, që vijnë nga familje në nevojë si dhe për trajtimin e rreth 1400 nxënësve të varfër të arsimit parauniversitar me kuotë ushqimore.

E kur shihet se si do të shpërndahen fondet në dispozicion, qartazi vihen re dy problematika të mëdha. Së pari, qeveria vazhdon ende deklaron në buxhet libra falas, në një kohë që librat, pasi nxënësi mbaron vitin shkollor, duhet t’i fshijë dhe t’i dorëzojë përsëri me qëllim që po të njëjtët të vazhdojnë të përdoren edhe vitin pasues.

Së dyti, çfarë ka bërë qeveria për studentët në një kohë kur tashmë, në prag të dhjetorit, një vit ka kaluar nga protestat studentore? Pse zëri i tyre nuk është dëgjuar? Studentët aktualisht vazhdojnë mësimin në po të njëjtat kushte dhe po njëlloj ndodh edhe me konviktet ku ata jetojnë. Më keq akoma, asnjë nga pikat e paktit të famshëm të universitetit nuk është plotësuar.

As në buxhetin e ri qeveria nuk plotëson kërkesën e studentëve për rritje të fondeve për asrimin deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo madje, jo vetëm vitin e ardhshëm, por as në vijim. Prezente në Komisionin Parlamentar të Edukimit, Minstrja e Arsimit Besa Shahini ka pohuar se rritja e financimeve deri në këtë nivel nuk është objektiv, pasi mundësitë nuk ekzistojnë. Sipas saj, një rritje e tillë do ishte e mundur të arrihej vetëm nëse rriteshin taksat. Sipas Ministres, rritje të mëdha janë planifikuar sidomos për vitin 2022, kohë kur investimet për arsimin mund të shkojnë në rreth 4.2 ose 4.5% e GDP së.

Nga pakti i universitetit nderkohë do të vijojë subvensionimi i tarifave dhe mbeshtetja për nxënësit e ekselencës, ç’ka sipas qeverisë ka rritur ndjeshëm investimet për arsimin universitar në 9.7 miliardë lekë për 2020 nga 7.4 miliardë që ato rezultonin për vitin 2019. E duke qënë se investime të tjera nuk janë planifikuar të ndërmerren për universitetet, studentëve do iu duhet të vazhdojnë me po të njëjtin realitet si gjithë këto vite.

]]>
http://atlasi.al/edhe-tek-buxheti-i-ri-per-studentet-asgje-nuk-ndryshon/feed/ 0
Sa fonde ka planifikuar qeveria për rrugët kombëtare gjatë vitit të ardhshëm? http://atlasi.al/sa-fonde-ka-planifikuar-qeveria-per-rruget-kombetare-gjate-vitit-te-ardhshem/ http://atlasi.al/sa-fonde-ka-planifikuar-qeveria-per-rruget-kombetare-gjate-vitit-te-ardhshem/#respond Fri, 15 Nov 2019 10:03:09 +0000 http://atlasi.al/?p=18569 Sipas Ministrisë së Financave, në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm 2020 janë planifikuar rreth 9.8 miliardë lekë ose 80 milionë euro si fonde për investime në akset rrugore kombëtare ose investime të tjera në transportin rrugor. Nga kjo rezulton se, viti i ardhshëm ndoshta do të jetë hera e parë kur fondet  nga koncesionarët privatë […]]]>

Sipas Ministrisë së Financave, në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm 2020 janë planifikuar rreth 9.8 miliardë lekë ose 80 milionë euro si fonde për investime në akset rrugore kombëtare ose investime të tjera në transportin rrugor. Nga kjo rezulton se, viti i ardhshëm ndoshta do të jetë hera e parë kur fondet  nga koncesionarët privatë të rrugëve pritet do të tejkalojnë fondet e projektuara nga qeveria. Kështu koncensionarët me shumën 5.1 miliardë lekë të planifikuar për akset rrugore mbulojnë rreth 52% të investimeve publike të përgjithshme të 2020-ës. Pjesa tjetër prej 48% i kalon fondeve që do dalin nga arka e shtetit.

Projektet kryesore që pritet të vazhdojnë gjatë vitit të ardhshëm dhe do marrin pjesën më të madhe të investimeve janë 4 kontrata koncensionare me Parteneritet Publik- Privat për Rrugën e Arbrit dhe akset Milot- Morinë, Orikum- Dukat dhe Milot- Balldren. Por edhe këtu, pavarësisht planifikimeve asgjë nuk është e sigurt.

Deri tani për kontratat koncensionare është menduar një fond prej 5.1 miliardë lekësh, por rreth 75% të kësaj shume koncensionarët do e investojnë tek Rruga e Arbrit, duke bërë që pjesa e mbetur e fondeve të mos jetë e mjaftueshme për projektet e akseve të tjera. Në këto kushte, nuk dihet ku do të gjenden financimet shtesë që të investohet edhe tek të tjerat.

Nga ana tjetër, një fond prej 6.6 miliardë lekësh është siguruar nga donatorët, i planifikuar në investime infrastukturore të rrugëve kombëtare, por kjo shumë është ndarë për segmentin Qukës- Qafë Plloçë dhe dy bypass-et në Vlorë dhe Fier.

Përveç të mësipërmeve, qeveria po ashtu ka planifikuar në projekt buxhetin e vitit 2020 edhe një fond prej 4.7 miliardë lek, në kuadër të objektivave për të përmbushur gjatë 2020-ës ndërtimin e 10 projekteve rrugore me fonde të brendshme të buxhetit. Këtu pjesa më e madhe do shkojë për Unazën e Madhe të Tiranës dhe rrugën Kardhiq- Delvinë, ndërkohë që po shqytrohet edhe mundësia e një investimi në aksin Fushë Krujë- Milot- Morinë.

Megjithatë në një kohë kur objektivi i qeverisë është rreth 10 projekte investimesh në instrastrukturën rrugore gjatë vitit të ardhshëm, realiteti i deritanishëm ka treguar se ky ndoshta është një tjetër parashikim optimist, si ata që planifikohen në çdo sektor nga qeveria shqiptare. Kjo pasi, vetëm një ditë më parë, prezente në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi se projektet rrugore nuk do të arrijnë të mbyllen dot as gjatë vitit 2020.

]]>
http://atlasi.al/sa-fonde-ka-planifikuar-qeveria-per-rruget-kombetare-gjate-vitit-te-ardhshem/feed/ 0
Investimet në rrugët kombëtare nuk përfundojnë as në 2020-ën http://atlasi.al/investimet-ne-rruget-kombetare-nuk-perfundojne-as-ne-2020-en/ http://atlasi.al/investimet-ne-rruget-kombetare-nuk-perfundojne-as-ne-2020-en/#respond Fri, 15 Nov 2019 09:07:02 +0000 http://atlasi.al/?p=18567 Janë diskutuar së fundi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë investimet aktuale në akset rrugore kryesore të vendit, projekte të cilat janë ende në proces e sipër. Megjithatë është bërë me dije se investimet në akset kombëtare rrugore nuk pritet të përfundojnë as brenda vitit të ardhshëm 2020. Shkak për këtë është bërë gjendja delikate e […]]]>

Janë diskutuar së fundi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë investimet aktuale në akset rrugore kryesore të vendit, projekte të cilat janë ende në proces e sipër. Megjithatë është bërë me dije se investimet në akset kombëtare rrugore nuk pritet të përfundojnë as brenda vitit të ardhshëm 2020. Shkak për këtë është bërë gjendja delikate e buxhetit dhe shtrëngimi në investime, që sipas Ministrisë së Financave është dashur të bëhet për të përballuar situatën.

Nga ana tjetër përveç se është theksuar se investimet në rrugët kombëtare nuk përfundojnë as gjatë vitit të ardhshëm, në Komision nuk është dhënë një kohë paraprake se kur pritet mbyllja e projekteve. Kjo është justifikuar me faktin se Ministrisë së Financave do i duhet të bëjë një rivlerësim tjetër për kohën se kur do të mbyllen investimet.

Prezente në Komision, Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se: “Bypass i Vlorës, i Qukësit, i Shkodrës dhe i Tepelenës janë rrugë në proces të cilat nuk përfundojnë brenda vitit që flasim, por nuk pengojnë rritjen ekonomike.”

Gjithashtu gjatë diskutimit, janë bërë me dije shifrat e financimit për disa nga akset kryesore kombëtare. Ka qënë kryetari i Komsionit, Arben Ahmetaj që ka deklaruar shumat përkatëse. Sipas tij dhe Drejtoreshës së Buxhetit, në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbit, është theksuar se: “Transporti brendshëm rrugor është vlerësuar me 4.7 miliardë lekë, Milot- Balldreni nuk finnacohet vitin tjetër, Orikum-Dukat finacohet me 300 milionë, Banja financohet me 52 milionë dhe Bypass i Tepelenës 300 milionë.”

Ndërsa drejtoresha Dhëmbi ka thënë: “ Në vijim të propozimeve, ne po përpiqemi të bëjmë një listë më afatgjatë për të parë konkretisht kur mbaron çdo segment. Pra, kohën e përfundimit do ta shtrijmë jo 3 vjet por 10 vite. Kështu do të shihet kur mbaron secili segment dhe projektet e tjera që sapo kanë filluar.”

]]>
http://atlasi.al/investimet-ne-rruget-kombetare-nuk-perfundojne-as-ne-2020-en/feed/ 0
Banka e Shqipërisë: Për tremujorin e tretë rritja ekonomike vetëm 2.3% http://atlasi.al/banka-e-shqiperise-per-tremujorin-e-trete-rritja-ekonomike-vetem-2-3/ http://atlasi.al/banka-e-shqiperise-per-tremujorin-e-trete-rritja-ekonomike-vetem-2-3/#respond Thu, 14 Nov 2019 15:54:50 +0000 http://atlasi.al/?p=18562 Banka e Shqipërisë ka prezantuar së fundi raportin e politikës monetare të tremujorit të katërt. Sipas vlerësimeve të institucionit është theksuar se ecuria negative me të cilën ekonomia shqiptare është përballur gjatë këtyre muajve të 2019, pritet të vazhdojë me të njëjtën tendencë deri në përfundim të vitit. Megjithatë ekspertë nga Banka vlerësuan se situata […]]]>

Banka e Shqipërisë ka prezantuar së fundi raportin e politikës monetare të tremujorit të katërt. Sipas vlerësimeve të institucionit është theksuar se ecuria negative me të cilën ekonomia shqiptare është përballur gjatë këtyre muajve të 2019, pritet të vazhdojë me të njëjtën tendencë deri në përfundim të vitit. Megjithatë ekspertë nga Banka vlerësuan se situata pritet të përmirësohet gjatë vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, megjithëse optimiste për të ardhmen, Banka e Shqipërisë ka theksuar se rreziqet ndaj ekonomisë janë në rritje dhe lidhen kryesisht me mjedisin e zymtë ekonomik në Europë. Ekonomia e Eurozonës vazhdon të ketë rritje të dobët dhe inflacion të ulët. Kështu Shqipëria, thellësisht e ndikuar nga shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja direkte, sigurisht që preket shumë prej të gjitha këtyre zhvillimeve.

Gjithashtu, gjatë prezantimit, Banka e Shqipërisë vlerësoi edhe ecurinë ekonomike të tremujorit të tretë dhe rritjen e këtyre muajve të shkuar. Rritja ekonomike u vlerësua rreth 2.3% për tremujorin dhe faktorë ndikues tek tendenca rënëse u vlerësuan rënia e prodhimit të energjisë, ndikimi nga mbyllja e lojërave të fatit dhe nga përfundimi i projekteve të investimit në energjetikë, si HEC-i i Devollit dhe gazjellësi TAP.

Nga ana tjetër, referuar inflacionit është ai vazhdon të mbetet i ulët dhe jashtë objektivit prej 3% që Banka ka vendosur. Megjithatë me rritjen e kostove të prodhimit dhe kapaciteteve të biznesit, nga raporti është vlerësuar se infacioni pritet të arrijë objektivin, por kjo pritet të ndodhë gradualisht deri në 2021-shin.

]]>
http://atlasi.al/banka-e-shqiperise-per-tremujorin-e-trete-rritja-ekonomike-vetem-2-3/feed/ 0
Borxhi amerikan arrin nivelin historik 14 trilionë dollarë http://atlasi.al/borxhi-amerikan-arrin-nivelin-historik-14-trilione-dollare/ http://atlasi.al/borxhi-amerikan-arrin-nivelin-historik-14-trilione-dollare/#respond Thu, 14 Nov 2019 14:19:57 +0000 http://atlasi.al/?p=18560 Amerikanët kanë aktualisht një rekord prej 14 trilion dollarësh borxh si hipoteka, kredi studentore dhe forma të tjera borxhi. Sipas Rezevës Federale amerikane, gjatë tremujorit të tretë të vitit, borxhi amerikan u rrit me 0.7%, tendencë e cila vazhdonte tashmë prej 5 vitesh, nxitur sidomos nga papunësia e ulët, besimi i fortë i konsumatorëve dhe […]]]>

Amerikanët kanë aktualisht një rekord prej 14 trilion dollarësh borxh si hipoteka, kredi studentore dhe forma të tjera borxhi. Sipas Rezevës Federale amerikane, gjatë tremujorit të tretë të vitit, borxhi amerikan u rrit me 0.7%, tendencë e cila vazhdonte tashmë prej 5 vitesh, nxitur sidomos nga papunësia e ulët, besimi i fortë i konsumatorëve dhe kostot e ulëta të huamarrjes.

Borxhi tani është rreth 1.3 trilion dollarë më i lartë se rekordi i mëparshëm i vitit 2008, megjithëse në përllogaritjen e këtyre këto shifrave nuk është marrë në konsideratë niveli i inflacionit. Borxhi i ekonomive shtëpiake është rritur me rreth 25% nga niveli i post-recesionit prej 12.7 trilion dollarë.

Hipotekat mbeten pjesa më e madhe e borxhit të amerikanëve, duke zënë rreth 9.44 trilion dollarë. Sipas Rezervës Federale, kjo është rritur me 31 miliard dollarë, ose 0.3%, nga fundi i tremujorit të dytë. Kreditë studentore gjithashtu u rritën me 1.4% në 1.5 trilion dollarë, ndërsa bilancet e kartave të kreditit arritën 13 miliardë dollarë gjatë tremujorit të tretë.

Ky nivel i lartë borxhi është pikërisht pasqyra më e madhe e ekonomisë moderne amerikane. Por borxhi pritet të bëhet edhe më i vështirë për tu shlyer në kohë recesionesh kur papunësia rritet. Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell doli të mërkurën në një deklaratë për të folur rreth borxhit, duke e cilësuar si “historikisht të lartë”, megjithatë u shpreh si institucioni do të vazhdojë të shqyrtojë me kujdes situatën.

]]>
http://atlasi.al/borxhi-amerikan-arrin-nivelin-historik-14-trilione-dollare/feed/ 0
INSTAT: Shqipëria po zbrazet! Në tremujorin e tretë numri i lindjeve ra me 10% http://atlasi.al/instat-shqiperia-po-zbrazet-ne-tremujorin-e-trete-numri-i-lindjeve-ra-me-10/ http://atlasi.al/instat-shqiperia-po-zbrazet-ne-tremujorin-e-trete-numri-i-lindjeve-ra-me-10/#respond Thu, 14 Nov 2019 11:59:27 +0000 http://atlasi.al/?p=18556 Emigracioni i lartë me të cilin vendi përballet prej vitesh po sjell pasoja të rënda socio-ekonomike në shoqërinë shqiptare. Përveç largimit në masë të personave të kualifikuar, të cilët bëjnë që forca e punës e mbetur në vend të jetë e arsimuar dobët dhe jo mjaftueshëm e kualifikuar, emigracioni ka sjellë jo pak pasoja demografike. […]]]>

Emigracioni i lartë me të cilin vendi përballet prej vitesh po sjell pasoja të rënda socio-ekonomike në shoqërinë shqiptare. Përveç largimit në masë të personave të kualifikuar, të cilët bëjnë që forca e punës e mbetur në vend të jetë e arsimuar dobët dhe jo mjaftueshëm e kualifikuar, emigracioni ka sjellë jo pak pasoja demografike. Gjithnjë e më shumë rrethet po zbrazen, për shkak të mungesës së theksuar të mundësive, pa plotësuar dot as kushtet e nevojshme të jetesës.

Por ndërsa popullsia pakësohet shpejt për shkak të emigracionit, pjesa e mbetur që jeton në vend po shtohet me ritme shumë të ulëta dhe kjo po bëhet shqetësuese. INSTAT ka publikuar treguesit demografikë të tremujorit të tretë të vitit aktual dhe sipas tyre rezulton se gjatë periudhës në fjalë pati rreth 1041 lindje më pak krahasuar me të  njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu numri i lindjeve zbriti nga 7403 për tremujorin e tretë të 2017-ës, në 6362 gjatë vitit të kaluar. Kjo rezulton rreth 10% më pak. Gjithashtu të dhënat e INSTAT theksojnë se, numri i lindjeve në vend, megjithëse më i lartë se sa ai i vdekjeve, pra me një shtesë pozitive të popullsisë, përsëri gjatë periudhës në fjalë ka rënë me 17%. Shkak për këtë janë bërë padyshim vështirësitë ekonomike, varfëria dhe papunësia, të cilat duket se po stepin çiftet e reja për t’u bërë prindër apo zgjeruar më tej familjet e tyre.  

Në përgjithësi një tendencë e tillë rënëse tek rritja natyrore e popullsisë vihet re në të gjithë vendin, ama disa qarqe janë më të rrezikuar se sa të tjerët. Elbasani dhe Gjirokastra panë gjatë këtij tremujori rënien më të madhe tek numri i lindjeve me 14.9 dhe 18.4% respektivisht. Ndërkohë që situata bëhet edhe më serioze për Gjirokastrën, për të cilën INSTAT thekson se numri i vdekjeve ka tejkaluar madje numrin e lindjeve.

]]>
http://atlasi.al/instat-shqiperia-po-zbrazet-ne-tremujorin-e-trete-numri-i-lindjeve-ra-me-10/feed/ 0
Studimi i BE- Finlanda, vendi me njerëzit më të kënaqur me jetën në shtetin e tyre. http://atlasi.al/studimi-i-be-finlanda-vendi-me-njerezit-me-te-kenaqur-me-jeten-ne-shtetin-e-tyre/ http://atlasi.al/studimi-i-be-finlanda-vendi-me-njerezit-me-te-kenaqur-me-jeten-ne-shtetin-e-tyre/#respond Thu, 14 Nov 2019 10:50:30 +0000 http://atlasi.al/?p=18552 Eurostat ka publikuar së fundi rezultatet e një studimi lidhur me kënaqësinë e jetës në shtetet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2018. Sipas përfundimeve ka rezultuar se qytetarët e Finlandës janë njerëzit më të lumtur dhe të kënaqur në Europë, kur vjen puna tek jetesa në vendin e tyre, me kushtet dhe mundësitë që iu […]]]>

Eurostat ka publikuar së fundi rezultatet e një studimi lidhur me kënaqësinë e jetës në shtetet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2018. Sipas përfundimeve ka rezultuar se qytetarët e Finlandës janë njerëzit më të lumtur dhe të kënaqur në Europë, kur vjen puna tek jetesa në vendin e tyre, me kushtet dhe mundësitë që iu ofrohen. Treguesi i tyre i kënaqësisë së jetës ka shënuar për 2018-ën vlerën 8.1 nga 10 pikë të mundshme dhe ky ësnhtë treguesi më i lartë në kontinent.

Të dhënat gjithashtu kanë nxjerrë në pah se shtete të tjera me kënaqësi të lartë të jetesës janë Austria, Zvicra dhe Norvegjia. Të treja shënuan nivele relativisht shumë të larta lumturie, të përafëta me Finlandën e vendit të parë. Nga ana tjetër, vendi me nivelin më të ulët të kënaqësisë, ndër shtetet e Baskimit Europian ishte Bullgaria me vlerën 5.4 pikë.

Në përgjithësi, niveli i kënaqësisë në Bashkimin Europian rezultoi në rritje për vitin 2018. Vlera mesatare arriti në 7.3 nga 7 pikë që përllogaritej në 2013-ën. Më poshtë jepet edhe një hartë me rezultatet e secilit vend të Bashkimit Europian.

]]>
http://atlasi.al/studimi-i-be-finlanda-vendi-me-njerezit-me-te-kenaqur-me-jeten-ne-shtetin-e-tyre/feed/ 0