The news is by your side.

Karantina, ndikimi psikologjik dhe si ta zvogëloni atë

Nga Agron Haxhimaili

Karantina është ndarja dhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve që janë potencialisht të ekspozuar ndaj një sëmundjeje ngjitëse të papëlqyeshme. Ky kufizim social zvogëlon rrezikun për të infektuar të tjerët.

Duhet kuptuar që karantinimi ndryshon nga izolimi, që është ndarja e njerëzve që janë të diagnostikuar me një sëmundje ngjitëse nga njerëz që nuk janë të sëmurë; sidoqoftë, të dy termat shpesh marin të njëjtin kuptim, veçanërisht në komunikimin me publikun.

Fjala karantinë u përdor për herë të parë në Venecia, Itali në 1127 nga sëmundja infektive lebroza dhe 300 vjet më vonë Britania e Madhe filloi të imponojë karantinë në përgjigje të murtajës.

Sot, karantina është përdorur në shpërthimin e sëmundjes Koronavirus COVID-19, shfaqur në Wuhan në Kinë, ku mijëra njerëz u detyruan të vendoseshin në mënyrë efektive nën karantinim masiv.

Ndërsa mijëra shtetas të huaj që ktheheshin në shtëpitë e tyre nga Kina u është kërkuar që të izolohen në shtëpi ose në objektet e drejtuara dhe organizuara nga shteti dhe të raportojne historinë e tyre të udhëtimit dhe kontakteve. Karantimi sot është gjerësisht duke u përdorur në vendet e Europës, Amerikës dhe më gjerë.

Precedenti për masa të tilla në kohët moderne. Karantinimi u imponua gjithashtu në zona të Kinës dhe Kanadasë gjatë shpërthimit të vitit 2003 të sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes (SARS), ndërsa fshatra të tëra në shumë vende të Afrikës perëndimore u karantinizuan gjatë shpërthimit të Ebolës në vitin 2014.

Përhapja e Koronavirusit në Dhjetor 2019 bëri që shumë vende t’u kërkojnë njerëzve që kanë qenë në kontakt me infeksionin të izolohen në shtëpi ose në një strukturë të dedikuar për karantinë dhe më masivisht karantinim social dhe karantinim në shtëpi.

Vendimet për mënyrën e aplikimit të karantinës nuk jan vendime të lehta, janë vendime të vështira, në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme. Por në çdo rrethanë vendimi duhet të bazohet në provat më të mira në dispozicion, prova sa më bindëse dhe transparente, në kohën më të mundshme e të arsyeshme.

E trajtuar kështu, qytetarët do ta pranojnë, do japin konsensus, do zbatojnë rregullat, do ndërgjegjësohen, nuk do të panikohen dhe kështu do të jenë në gjendje të ruajnë shpresën, pasi qëllimi madhor është që individi dhe familja të mbajnë një gjendje psikologjik të shëndetshme.

Teorikisht çdo karantinim ka efekte negative në dimesionin, politike, ekonomik dhe sociale. Kurba e këtij efekti vjen në rritje me zgjatjen e kohës së karantinimit.

Efektet psikologjike negative, përfshirë simptomat e stresit, konfuzionit, zemërimit, zhgënjimit, mërzisë, humbjeve financiare dhe pasiguritë për furnizime mjeksore, higjenike dhe ushqimore, mund të shtohen tek familja dhe tek individi nëse do ketë kohëzgjatje të karantinës. Po kështu humbja e informacionit apo mos informimi në kohë, kanë ndikim shumë negativ.

Por, përsa kohë karantinimi vlerësohet i domosdoshëm, institucionet kompetente duhet të bejnë shumë kujdes si psh: me kohën (jo më gjatë sesa kërkohet), të sigurojnë një arsyetim të qartë për karantinën dhe informacionin rreth protokolleve të njohura e certifikuara, nga organizata ndërkombëtare. Shumica e efekteve anësore vijnë nga vendosja e një kufizimi të lirisë, pasi karantina vullnetare shoqërohet me më pak shqetësime dhe me më pak komplikime afatgjata.

Detyrë dhe përgjegjesi e madhe për institucionet shtetërore (qeveri qëndrore dhe vendore) është të sigurojnë furnizime të mjaftueshme për qytetarët në përgjithesi dhe vecanërisht për grupet sociale, e shtresa të caktuara që jetojnë në kushte jetike të vështira.

Celësi i ‘artë’ për zvoglimin e efekteve: Informacioni është thelbësor. Njerëzit që janë në karantinë duhet të kuptojnë situatën, ndaj komunikimi efektiv dhe i shpejtë, shpresëdhënës, jo dëshpërues dhe i dhimbëshëm, furnizimi ( mjekësore/higjenike, ushqimore,e të përgjithshme) duhet të sigurohen. Periudha e karantinës duhet të jetë e shkurtër dhe kohëzgjatja nuk duhet të ndryshohet përveçse në rrethana ekstreme.

Gjithashtu besimi tek Mjekët: Mjeket altruistët e vertëtë.
Publiku përfiton më shumë nga altruizmi i mjekëve se sa nga dëshpërimi i udhëheqjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.