The news is by your side.

Bloomberg/Kapitalizmi ka nevojë për reformë, jo revolucion

Sistemi kapitalist po përballet më një sërë problematikash që kanë ngritur pikëpyetje edhe tek ekonomistët më të mirë për funksionalitetin e tij. Angus Nobel, fituesi i çmimit Nobel të ekonomisë në një artikull të kohëve të fundit shqyrtoi dy libra nga ekonomistë të tjerë të shquar – Raghuram Rajan dhe Paul Collier – që argumentojnë se kapitalizmi është me të meta. Rajan ankohet për shkatërrimin e komuniteteve lokale si përballë qeverive të mëdha dhe tregjeve masive. Nga ana tjetër Collier e vendos theksin tek meritokracia për të përqendruar talentet dhe paratë. Ndërkohë Thomas Piketty ka kohë që kundërshton parimin e lirisë ekonomike për shkak se shkakton në një pabarazi në të ardhura. Disa kritikë të tjerë argumentojnë se problemi qëndron tek krijimi i fuqive monopole e të tjerë theksojnë se kapitalizmi është fajtori kryesor i ndryshimeve klimaterike.

Ndonëse  disa nga këto kritika mbi ekonominë moderne mund të jenë të vërteta por ende kritikët nuk kanë arritur ti japin një përcaktim të mirëfilltë kapitalizmit. A duhet të vendoset fokusi tek prona private vetjake apo e industrisë? Ekonomia e tregut apo tregjet e aseteve të përbashkëta të aksioneve.

 Ndonjëherë termi kapitalizëm duket si një tabelë qitjeje për të gjitha teoritë ekonomike moderne që nuk funksionojnë.

Pyetja më e rëndësishme që duhet të na shqetësojë të gjithëve është në fakt se nëse kapitalizmi është në telashe çfarë mund të bëjmë për ta shpëtuar.  Gjatë shekullit të 20- të idetë kryesore qenë të krijohej një sistem alternativ si : socializmi, komunizmi ose anarkizmi. Të gjitha këto sistemi duhet të adaptoheshin nga themelet por kjo qasje dështoi gjerësisht  për shume arsye.

Sistemet ekonomike janë konstruksione komplekse që evoluojnë me kalimin e kohës madje edhe gjenitë ekonomikë mund të bëjmë gabime fatale nëse përpiqen që ta ndryshojnë.

Zbatimi i ndryshimeve radikale nuk ka qenë kurrë e lehtë për njerëzimin dhe ka pasur një kosto të madhe. Revolucionet kanë tendencë të jenë të dhunshme dhe kaotike dhe njerëzit që mbërrijnë në pushtet shpesh janë ata që janë më të interesuar të ruajnë dominimin e tyre në vend që të sigurojnë mirëqenien materiale të njerëzve.

 Qasja e cili duket të jetë më e suksesshme në fakt është modifikimi i sistemit aktual. Reformimi dhe jo revolta mund të krijojë zgjidhje.  Cilido qoftë rezultati, do të jetë një ekonomi e përzier, ku rolet e qeverisë dhe sektorit privat ndryshojnë disi për të adresuar çështjet më problematike.

E para është qëndrueshmëria: asnjë sistem, kapitalist apo ndryshe, nuk do të zgjasë shumë nëse ndryshimet klimatike e bëjnë planetin të pabanueshëm. Kalimi në një industri me karbon të ulët do të kërkojë kontribute të mëdha nga sektori publik dhe privat.

Sfida tjetër është ajo e pasigurisë materiale. Në vend që të shohim numrat ekonomikë agregate – produkti i brendshëm bruto, ose pjesa e pasurisë që mbahen me 1 për qind – duhet të shohin përcaktuesit bazë së qëndrueshmërisë materiale dhe sigurisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.