The news is by your side.

Kadareja: Integrimi në BE ristukturon tregun

Arjan Kadareja ka qënë së fundi i ftuar në Ekopolitikë si pjesë e panelit diskutues mbi Bashkimin Europian, ndikimin, rëndësinë dhe rrugën e gjatë të Shqipërisë drejt tij. Duke folur mbi integrimin e vendit në BE, ai ka thënës se procesi ka filluar që prej Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit, e cila ka hequr një pjesë të madhe të barrierave tregtare e tarifave, pas të cilave biznesi shqiptar gradualisht ka ndjerë presionin konkurrues të firmave europiane dhe nevojën për t’u përshtatur me to.
Megjithatë i pyetur nëse pas futjes në BE, biznesi shqiptar do ndjejë më ashpër konkurrencën e tregut europian, ai është shprehur se tashmë firmat eksportuese shqiptare janë në lojë të plotë konkurruese dhe prodhuesit e brendeshem gjithashtu përballen me importet nga Eurozona, ndaj disi ata kanë filluar të përgatiten për çka i pret. Megjithatë, kur integrimi të ndodhë plotesisht, të bërit biznes do të kërkojë më tepër përpjekje në mënyrë që si firmat shqipare në Eurozone apo edhe ato europiane që operojnë në vend, të jenë në të njëtin nivel.
Integrim i plotë do të thotë konkurrueshmeri e plote mbi ligje e rregulla. E në situatën aktuale ku ekonomia shqiptare e firmave relativisht të vogla vendase përballet me ndërmarrjet e mëdha europiane, kërkohet që bizneset vendase të jenë më të shpejta. Sipas tij, sigurisht që procesi do marrë kohë pasi negociatat zgjasin, por kjo nuk është e humbur duke qënë se duhet parë si kohë në dispozicion që biznesi të përshtatet, ekonomia të strukturohet, tregjet të bëhen më funskionale mbi ligje e të drejta që duhen fiksuar sipas standardeve europiane.
Nga ana ekonomike, futja në BE të jep gjithashtu favorin se në periudhën para se të ndodhë dhe disa vite pas saj shërben si bonus për ekonominë duke qënë se firmat bëhen eventualisht me konkurruese, strukturat ekonomike pësojnë stabilitet në çështjet finaciare, politikat monetare bëhen më efektive dhe ka rritje të ndjeshme investimesh.
Sigurisht që në gjatë kësaj kohe, si pasojë e procesit që synon të ristrukturojë tregun, disa firma mund edhe të dalin prej tij, të tkurren, falimentojnë apo blihen nga ato europiane. Pavaresisht se tingellon negativ, ky rezultat duhet parë s ii nevojshëm dhe i duhur ana ekonomike pasi rrit efieciencën e ekonomisë.
Për Kadarenë, gjëja e duhur në këtë rast është që të kapet koha e humbur dhe shihet si e udhës që procesi të ketë si pikësynim faktin se rritja duhet te shkojë në drejtimin e duhur. Vetëm kështu ekonomia do të orientohet dhe investojë në sektorë afatgjatë e produktivë, të cilët nuk falimentojnë e dalin nga loja shpejt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.