The news is by your side.

Java fillon me ecurinë e paqëndrueshme të aksioneve europiane

Aksionet europiane pësuan sot një rritje, teksa investitorët u rikthyen tek asetet me rrezik. Pas një jave të paqëndrueshme nxitur nga tensionet tregtare dhe trazirat politike në Itali, një betejë ofertash për grupin gjerman Osram, ktheu sërish vëmendjen tek koorporatat.

Indeksi europian STOXX 600 shënoi mbrëmë një rritje me 0.2 % në sektorët e teknologjisë dhe kimikateve që sollën gjithashtu rritjen e fitimit. Megjithatë sasia e shkëmbimeve ishte e vogël për shkak se shumica e tregjeve në Azi ishin të mbyllura për pushime.

Pavarësisht kësaj, investitorët ishin akoma hezitues për të bërë lëvizje të guximshme, për shkak të shqetësimeve të luftës tregtare, akoma pa asnjë shenjë armëpushimi. Këtë fundjavë Goldman Sachs paralajmëroi se ka pak gjasa për një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020. Përplasjet e fundit mes Pekinit dhe Washingtonit kanë rritur frikën për një ngadalësim të mëtejshëm të ekonomisë së brishtë globale me gjithë tkurrjet në industrinë prodhuese në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar.

“Mos mendoni se ka ndonjë ecuri pozitive tek ndonjë nga situatat duke përfshirë tregtinë, rritjen ekonomike apo Italinë. Thjesht meqë java e kaluar ishte shumë negative, sot po shfaqet më qetë,” tha Craig Erlam, analist tregjesh në Oanda.

Vëmendja e tregjeve këtë javë do të jetë në rritjen ekonomike të Gjermanisë shifrat e së cilës do publikohen të mërkurën në simpoziumin vjetor të Rezervës Federale ku investitorët shpresojnë të sqarohen mbi rrugën që do të ndjekin normat e interesit.

Në frontin e koorporatave, lufta e ofertave për Osram u bë më intensive pasi specialisti zvicerian AMS tha se ishte gati të paguante 10 % më shumë se sa Bain Capital dhe Carlyle. Osram, e cila po lufton me dobësitë në fushën e automobilave dhe ngadalësimin e gjerë ekonomik shihet si një furnizues potencial për makinat pa shofer. Aksionet e Osram u rritën me 10 %, ndërsa ato të AMS ranë me 9 %.

Pavarësisht çmimeve të ulëta të naftës bruto, sektori i naftës dhe gazit u rrit pasi Britain’s Tullow Oil Plc pësoi një rritje prej 20 % dhe njoftoi një zbulim të madh nafte në bllokun Orinduik në Guyana.

ABB u rrit me thuajse 4 %  duke shënuar një nga rezultatet më pozitive pasi investitorët e mirëpritën lajmin se grupi inxhinierik zvicerian kishte vendosur si shef ekzekutiv Bjorn Rosengren nga firma e pajisjeve minatore Sandvik. Ndërsa rënie pati nga ana tjetër sektori i minierave, me 0.4 % më pak teksa furnizuesi i hekurit Dalian shënoi vlerën më të ulët të dy muajve si pasojë e uljes së kërkesës. Thomas Cook, kompania më e vjetër e udhëtimeve, ra me rreth 16 %, duke deklaruar se aksionet do të dobësohen si pjesë e planit për shpëtim nga falimentimi.

/Burimi: Reuters

Leave A Reply

Your email address will not be published.