The news is by your side.

Jakaj: Sipërmarrja shqiptare akoma jo gati për BE

Nikolin Jakaj, si kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe përfaqësues i biznesit ka qënë i ftuar në panelin diskutues të Ekopolitikë, në lidhje me Bashkimin Europian dhe rrugën e Shqipërisë drejt tij. Ai është shprehur se në kuadër të gjithë takimeve të mëherëshme përcaktuese për çeljen e negociatave dhe procesin e integrimit, sipërmarrja ka qenë me tepër në koherencë, pasi ngritjes së struktures së përbashkët të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor me qendër në Trieste, organizim që ndjek procesin me anë të grupeve të eksperteve.
I pyetur, parë nga këndvështimi i biznesit, sa gati është sipermarrja shqiptare për të pritur dhe për të qënë pjesë e BE, me gjithë kërkesat e unionit për tregun e përbashkët ai u shpreh se sipërmarrja shqiptare gjendet përballë dilemës se si do të përfitonte më shumë nga procesi, nëpërmjet një antarësimi të shpejtë apo duket ndjekur një proces që kalon me rradhë fazat e që vërtet zgjat në kohë, por siguron pjekurinë e profileve dhe strukturave të duhura për t’u bërë gati për integrrimin.
Sipas tij, Shqiperia vazhdon ende e pastrukturuar qoftë në menaxhimin territorial, planifikimin e sektorëve të ekonomisë apo edhe në percaktimin e potencialeve dhe avantazheve krahësuese rajonale, në mënyrë që sipërmarrja të jetë e orientuar drejt tyre. Pra duhet të përcaktohet se cili sektor i ekonomisë performon në mënyrën e duhur dhe cili është në avantazh për të konkurruar me rajonin. Ky është në thelb parimi i tregut të përbashkët pas integrimit, të jesh pjesë e konkurrences së lire bazuar mbi ligje e rregulla të qarta.
Në vazhdim të po të njëjtës analizë, ai ka theksuar se një integrim i shpejte mund ta bënte ekonominë shqiptare më të brishtë si pasojë e uzurpimit nga ekonomia e zhvilluar europiane e shtrirë globalisht, e cila në rastin më të mirë do i kishte bizneset shqiptare nënsipërmarrëse kurse në më të keqin thjesht të nënkontraktuar.
Jaka e sheh procesin e integrimit të vendit, si një rrugë me katër faza kryesore, që nis me integrimin lokal, kombëtar të trevave shqipfolëse për një ekonomi komplementare dhe vazhdon më tej me integrimin rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u finalizuar me Bashkimin Europian. Prandaj aktualisht, Shqipëria duhet të kthejë vemendjen tek integrimi rajonal, pra sa gati dhe të aftë për të konkurruar me rajonin, me cfarë potenciale dhe me cilin produkt apo shërbim.
Sipas tij, për ekonominë shqiptare hapja e negociatave duhet parë me fokus të veçantë si periudha më fitimprurese. Kjo pasi gjatë kësaj faze vendet kandidate përjetojnë një përafrim legjislacioni e modelesh ekonomike me vendet e Bashkimit Europian. Prandaj në këtë periudhe, që të bëhet e mundur ngritja e strukturave ekonomike mbi nivelin e mëparshëm, finacimet intensifikohen. Edhe për sipërmarrjen cilësohet si shumë e rëndesishme, sepse mëson të performojë me resurset ekzistuese, dhe duke pasur ekspertizën e duhur rritja mund të jetë edhe dyshifrore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.