The news is by your side.

Jaka: Të pezullohen taksat për dy muaj

Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë Tiranë në një dalje publike ka kërkuar që taksat të pezullohen për të paktën dy muaj pasi impakti i frenimit ekonomik do të dëmtojë rëndë bizneset vendase. Ndër të tjera ai i ka kërkura qeverisë masat si më poshtë:njësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si dhe ato që do të vetekarantinohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të paktën 1 mujore dhe pastaj sipas situatës,

– Shtyrja e afatit të dorëzimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, pranë Tatim Taksave,

– Pezullimi i pagesave fiskale, minimumi për dy muaj dhe pastaj sipas situatës,

– Pezullimi i interesave dhe kësteve të kredive të Sipërmarrjes private për një periudhë 3 mujore minimalisht

– Për të gjitha sipërmarrjet e afektuara nga masat e marra të rimbursohen rast pas rasti sipas dëmit të krijuar pas një ekspertize të argumentuar dhe të certifikuar nga ekspertët,

– Të mos bllokohen llogaritë bankare për efekt të detyrimeve fiskale për afatin e kohëzgjatjes së situatës virale,

– Të mos ndërpriten energjia elektrike, uji dhe shërbimet e tjera bazike për arsye mospagesash,

– Të mund të pezullohet me ligj (duke i zeruar të gjitha detyrimet) aktiviteti i subjekteve të pezulluara me urdhër nga qeveria (bar, restorante, palestra, transport publik, etj.)

“Si rezultat i realizimit të këtyre kërkesave, do të kishim një lehtësim e përmirësim të situatës së bizneseve, rikuperimin dhe rifillimin e punës sa më shpejt të jetë e mundur.

Kërkojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve Shtetërore me qëllim që t’u japin qytetarëve mundësinë dhe besimin për rifillimin e jetës, aktivitetit ekonomik të qytetit si dhe kthimin e gjendjes së jashtëzakonshme në normalitet.

Me besimin se kërkesat tona janë të nevojshme dhe të domosdoshme dhe duke shpresuar që vizioni juaj përputhet me këto kërkesa të biznesit si grup interesi” thuhet ne deklaratën e dhomave

Leave A Reply

Your email address will not be published.