The news is by your side.

Izolohen 1.3 miliardë njerëz në Indi

India ka vendosur të izolojë 1.3 miliardë njerëzit e popullatës së saj në një karantinë 21-ditore për të kontrolluar shpërthimin e Coronavirusit. Kryeministri Narendra Modi në një fjalim televiziv tha se njerëzit nuk lejohen të lëvizin nga shtëpitë e tyre për tre javë dhe gjithashtu njoftoi se do të akordohen 2 miliardë dollarë për të forcuar infrastrukturën mjekësore vendase e për të trajtuar pacientët e infektuar nga virusi.

Ndikimi i lëvizjeve prek edhe sektorin informal të Indisë, i cili përfshin shumë shitës rrugësh si dhe shoferë taksie dhe automjetesh, ndaj dëmi i familjeve pritet të jetë i madh, siç ka theskuar edhe Kunal Kundu, ekonomist i Indisë në Societe Generale.

“Kur flasim për kërkesë agregate, vlen të theksohet se 65% deri 70% e ekonomisë së Indisë është e paorganizuar dhe këta njerëz patjetër që do të preken, ashtu si edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.” theksoi ai.

Kundu shpjegoi se ata do të kalojnë tre javë me të ardhura gati 0, pasi klientët e tyre po qëndrojnë brenda dhe kjo kohëzgjatje mund të jetë edhe më e gjatë nëse bllokimi i lëvizjeve zgjatet edhe më shumë se 21 ditë. Shumë prej tyre do të humbnin pagat dhe ka të ngjarë të përballen me papunësi. Ai shtoi se qeveria federale duhet të lëvizë shpejt dhe të prezantojë disa masa fiskale që mund të sigurojnë që paratë të rrjedhin akoma në llogaritë bankare të individëve të prekur dhe bizneseve të vogla të vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.